“Bomba” tek Gjykata e Apelit që alarmoi policinë, identifikohet autori i telefonatës anonime

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka identifikuar telefonatën anonime, e cila alarmoi një ditë më parë autoritetet pasi u dha alarmi për vendosje të një sasie eksplozivi në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Sipas njoftimit, ka nisur procedimi penal për një 47 vjeçar, që sipas policisë dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Policia thote se u kryen veprimet e para hetimore, verifikuese dhe kontrolluese, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të Repartit Special RENEA dhe me efektivët e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, Tiranë dhe pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.

Njoftimi i policise

Policia e Tiranës ka identifikuar telefonatën anonime, e cila alarmoi një ditë më parë autoritetet pasi u dha alarmi për vendosje të një sasie eksplozivi në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Sipas njoftimit, ka nisur procedimi penal për një 47 vjeçar, që sipas policisë dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që telefonoi rreth orës 11:00, të datës 08.11.2022, në sallën operative të DVP Tiranë, për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.

Strukturat e Policisë së Shtetit, përfshirë edhe Drejtorinë e Antiterrorit, u njoftuan për vendosje të lëndës eksplozive në godinën e Gjykatës së Apelit (pa u specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Antiterrorit u kryen veprimet e para hetimore, verifikuese dhe kontrolluese, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të Repartit Special RENEA dhe me efektivët e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, Tiranë.

Pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.

Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.

Zjarr Tv Ad