“Brexit” nën kontrollin e parlamentit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligjvënësit anglezë i kanë dhënë një tjetër goditje kryeministres Tereza Mej, duke mos e konsideruar kabinetin e saj të aftë për të realizuar largimin e vendit nga Bashkimi Evropian. Nisma e fundit u përkrah nga 30 pjesëtarë të partisë së kryeqeveritares dhe tre ministra të kabinetit të saj, dhe rrit kontrollin e deputetëve mbi procesin e largimit. Të mërkurën ata pritet të votojnë për anulimin e procesit në tërësi ose për mbajtjen e një referendumi të dytë kundër Brexit.

Parlamenti britanik ka votuar një amendament mbipartiak që u jep deputetëve më shumë fuqi vendimmarrëse për procesin e Brexit.

Votimi me 329 vota pro dhe 302 kundër ishte një tjetër disfatë e pritur për kryetaren e qeverisë, Tereza Mej, e kritikuar nga të dyja palët politike për një ngërç politik që po zgjat prej muajsh.

Menjëherë pas votimit, tre ministra të kabinetit qeverisës paraqitën dorëheqjen.

Lideri laburist i opozitës, Xheremi Korbin, e përshëndeti marrjen e kontrollit të Brexit nga ligjvënësit, duke u shprehur se dështimet e qeverisë tanimë do të ndreqeshin nga ata vetë.

Më herët, kryeministrja Mej i parapriu deputetëve rebelë nga radhët e saj duke thënë se marrëveshja aktuale me Bashkimin Evropian nuk mund të hidhej në votim për shkak të mbështetjes së pakët.

May:”Vendi nuk ka për të dalë nga unioni evropian pa një marrëveshje. Por një largim i vonuar pas datës 22 maj do i detyronte qytetarët anglezë të merrnin pjesë në zgjedhjet evropiane, dhe ne do të humbnim kontrollin mbi kufijtë, ligjet, financat dhe marrëveshjet tona tregtare. E di që marrëveshja që ne propozojmë është një kompromis, por nëse ju e aprovoni, në më pak se dy muaj do të jemi jashtë BE-së.”

Parlamentarët pritet sërish të debatojë opsionet e mundshme për Brexit ditën e mërkurë, ku në seancë do të propozohen disa alternativa për t’u votuar, mes të cilave revokimi i Brexit në tërësi dhe mbajtja e një referendumi të dytë kundër daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

 

Zjarr Tv Ad