Bujar Nishanit nuk i del inati me Bashën: Edhe njerëzit e tij të afërt thonë që ky nuk di…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bujar Nishani, gjatë një interviste televizive, ka folur lidhur me situatën aktuale politike brenda PD-së, si një zë i fortë kritik i partisë së tij dhe kryetarit Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin e Bejdo Malos, Nishani ka folur për krizën që ka kapluar PD-në, ku u shpreh se Basha është përgjegjësi kryesor, i humbjes së Partisë Demokratike. Gjithashtu, Nishani ka treguar dhe një kuriozitet për takimet me anëtarët e PD-së, gjatë fushatës për kreun e Partisë Demokratike. Ai tha që 80% e anëtarëve flisnin ndryshe gjatë takimeve dhe ndryshe në kafene. Më tej, Nishani bëri dhe një deklaratë ku u shpreh se te Lulzim Basha, nuk kanë besim as njerëzit e tij të afërt, sa i përket aspektit politik.

Intervista:

Pyetje: Takimi i fundit me Bashën?

Nishani: Jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku u diskutua për zgjedhjet e Kryetarit të ri të PD-së. Ishte një mbledhje atipike në lidhje me situatën ku ndodhej PD pas 25 prillit. Ky ka qenë momenti kur jemi takuar së fundmi. Postet nuk kanë qenë objektiv për mua. Për mua kanë rëndësi kauza dhe parimi.

Pyetje: Situata në PD?

Nishani: Nuk paragjykoj me emra askënd. Për mua ka një problem të madh, situata e PD-së si epitet politik. PD sot është një nga elemtentët më të rëndësishëm të sistemit. E keqja më e madhe e vendit është qeverisja. Qeverisja duhet të ndryshohet. Ajo që mund ta ndryshojë është PD. Por në momentin kur PD është e paaftë, atëherë qeverisja mbetet e pandryshuar. Mua më shqetëson që PD në 8 vite, nuk arriti të krijojë një projekt bindës. Ka nevojë për analizë, reformim.

Pyetje: Basha dhe marrëdhënia e tij me të tijët brenda PD?

Nishani: Do t’ju them një kuriozitet. U përfshiva në fushatën e kryetarit të PD. Konstatova që 80% e anëtarësisë që ne takuam flisnin ndryshe në takimin formal dhe ndryshe në kafene. Në kafene fliste si qytetarë i lirë, siç flasin shumica dërrmuese e qytetarëve. PD është një vlerë e të gjithë popullsisë. Shumica e qytetarëve thonë se situata në PD është kaotike, në krizë. Përgjegjës për këtë është vetëm Lulzim Basha. Edhe njerëz të afërt të Lulzim Bashës, thonë se ky nuk di, në kuptimin politik. Beteja më e madhe që ka PD diten e sotme, është beteja me të vërtetën. Nëse vazhdojmë ta mohojmë të vërtetën, ne po i bëjmë një dëm të madh PD dhe Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad