“Çfarë doni ju, t’ju lutet Berisha, po kush jeni ju?!”/ Debat i fortë mes Sejaminit dhe Salianjit

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistit Neritan Sejamini dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky i fundit deklaroi se nuk ka patur përpjekje nga grupi Berisha për të afruar deputetët e tjerë, të cilët nuk janë as me Alibeajn dhe as me Berishën.

Analisti e pyeti deputetin, se çfarë kërkon konkretisht dhe a po pret që Berisha ti lutet…

Pjesë nga debati në studio:

Ervin Salianji: Ka një grup që nuk ka vajtur te Berisha. Kujt i takon ta bashkojë opozitën? Ai që ka pjesën më të madhe, apo jo?

Ylli Rakipi: Ndoshta nuk duan.

Ervin Salianji: Cila është përpjekja publike për të bashkuar partinë?

Neritan Sejamini: Pse duhet t’ju lutet Berisha ju? Kush jeni ju që negocioni? A jeni ju deputetë të PD, duhet të vijë delegacioni te ty?  Po çfarë kërkon ti pra? Pse ti je PD-ja? Çfarë duhet të bëjnë ata që t’ju bindin ju? Cfarë duhet të bëjë zoti Berisha për ty?

Ervin Salianji: Këto me delegacione… Unë po të them, PD ka një kryetar partie që thotë Berisha dhe një në detyrë që thotë Alibeaj. Berisha është realitet që ne si deputetë e kemi njohur.

Neritan Sejamini: Ju me kë jeni vetë?

Ervin Salianji: E duhura është një gjë, Foltorja ka patur qëndrim, vota përcakton dretjuesit. Legjitimiteti buron nga vota dhe jo nga godina. Hajde ti nënshtrohemi një procesi votimi që të përcaktohet. Me këtë logjikë unë them, kam marë 10 mijë vota, do më drejtosh mua me atë që ka marrë 3 mijë vota? Unë propozoj platformë përbashkuese.

Neritan Sejamini: Çfarë do ti, që të marrësh vendim ku të shkosh?

Ervin Salianji: Duhet të ketë një platformë ku të gjithë deputëtët, të përfshihen në garë.

Zjarr Tv Ad