Cilat janë substancat narkotike, që shkaktojnë më shumë varësi

0
296
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga pikëpamje të ndryshme të hulumtuesve, potenciali i asaj se sa është një substancë e rrezikshme mund të gjykohet vetëm me anë të efekteve negative që ka, sa kënaqësi jep dhe sa e prekë sistemin nervor, shkruan The Independent. Gjithsesi disa nga substancat më të rrezikshme që krijojnë më së shumti varësi tek njerëzit janë:

  1. Heroina– Sipas disa studimeve, heroina është substanca më e rrezikshme narkotike. Heroina bën, që niveli i dopaminës në sistemin nervor të rritet për 200%. Ajo gjithashtu listohet si një nga drogat që ka më së shumti efekte negative, për arsye se doza që nevojitet për të shkaktuar vdekjen është vetëm 5 herë më e madhe se doza që merret për kënaqësi.
  1. Kokaina– interferon direkt me sasinë e dopaminës në tru dhe mundëson komunikimin e secilës qelizë nervore. Në esencë kokaina i parandalon neuronet që të ndalojnë dopaminën të prodhohet. Në eksperimentet e kafshëve, kokaina shkakton që niveli i dopaminës të rritet më shumë se 3 herë se vlera normale. Përafërsisht 21% e njerëzve që e provojnë kokainën bëhen të varur ndaj saj.
  2. Nikotina– kur njerëzit pijnë cigare, sasia e nikotinës e absorbuar kalon direkt në tru përmes mushkërive. Në mesin e 3 personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë bërë të varur nga nikotina pasi e kanë provuar. Ajo e bën trurin ta rritë sasinë e hormonit dopaminë për 25-40%.
  3. Tabletat– të cilat vijnë me emra të ndryshëm në treg, janë një lloj i drogës që zakonisht përdoren për të trajtuar ankthin dhe mungesën e gjumit. Ato interferojnë me nerva të trurit, që shkaktojnë fikjen e disa regjioneve të trurit. Kur merret me doza të vogla këto tableta shkaktojnë euforinë, kurse kur përdoren me doza të larta mund ta pengojnë frymëmarrjen.
  4. Alkooli– edhe pse është legal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë shtete të tjera në botë, alkooli bënë pjesë në substancat që i bëjnë njerëzit të varur. Ai rrit sasinë e dopaminës për 40-360%. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2 bilion njerëz kanë qenë të varur nga alkooli gjatë vitit 2002.

 

Zjarr Tv Ad