CNN për Majlinda Kelmendin: Lufta e kampiones për njohje (VIDEO)

0
749
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është kampione e re e Evropës dhe me këtë triumf bëri krenar të gjithë bashkatdhetarët e saj.

Majlinda Kelmendi padyshim që është krenaria e sportit kosovar falë sukseseve të saja në arenën ndërkombëtare.

Pas fitimit të shumë medaljeve xhudistja e famshme pejane do të marrë pjesë edhe në lojërat olimpike në Rio 2016.

Por, rrugëtimi deri këtu nuk ishte aspak i lehtë. E ajo e ka zbuluar atë gjatë një interviste për CNN.

“Kur filloj një ndeshje, ndjej se kurrë nuk do të humb, do të fitojë, më duhet të fitoj”, fillon rrëfimin e saj Majlinda,

“Si fëmijë isha shumë e qetë, nuk isha agresive, jo luftëtare, dhe kur filloja të stërvitem xhudo, u bëra krejt ndryshe. Për femra një duel zgjat 4 minuta, kurse për meshkuj është 5, pikët maksimale shënohen me ippon, nëse e rrëzoni kundërshtarin në shpinë, ose të tjerat kur prapë e rrëzoni në shpinë, por nuk është aq e lartë, si dhe rrëzimi në pjesën anësore. Ndoshta njerëzit kur e shikojnë xhudon për herë të parë u duket e komplikuar, por pas një ore ndoshta i kuptoni të gjitha”.

“Unë garoj në kategorinë nën 52 kilogramë, jam e renditur në pozitën e parë në botë dhe jam dy herë kampione e botës. Më 2016, do ta përfaqësoj për herë të parë Kosovën në Lojërat Olimpike”.

Vështirësitë e mëparshme e kanë bërë që ta shijojë më tepër të tashmen e suksesshme.

“Gjatë karrierës time kam pasur shumë probleme, në fillim nuk mund ta përfaqësonim Kosovën, deri më 2009 ishte kështu, por tani jemi pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ishte gjëja më e mirë që ndodhi sepse tani sportistë mund të ëndërrojnë pjesëmarrjen në Olimpiada, duke e përfaqësuar Kosovën”.

Majlinda nuk e harron as vendlindjen e saj dhe gëzimin e mbarë popullit pas çdo suksesi që ajo regjistron.

“E kam ëndërruar këtë për një kohë të gjatë dhe më në fund po realizohet. Është nder, kënaqësi për mua, ndoshta për një ditë ose dy mund t’i bëjë njerëzit në Kosovë të qeshin dhe të gëzohen, duke e harruar se ne kemi shumë probleme”, përfundoi ajo.

Telegrafi

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BaIcH8TMXtM]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad