Dalai Lama del nga spitali

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama ka dalë nga spital në Delhi, tre ditë pasi u diagnostikua me një infeksion në gjoks. Zëdhënësi i tij tha se 83-vjeçari vuante nga një kollë e lehtë, por po përmirësohet.

“Ai doli nga spitali në oren 08:00 të mëngjesit”-tha Taklha për agjensinë e lajmeve AFP të premten.

Një ditë më parë, Taklha tha se Dalai Lama ka rifilluar tashmë rutinën e tij normale dhe po bën disa stërvitje. Ai pritet të kalojë disa ditë pushimi në Delhi para se të kthehet në Dharamsala.

Dalai Lama, fitues i Çmimit Nobel Për Paqe, u largua në Indi 60 vjet më parë pas nje kryengritje të dështuar kundër sundimit Kinez. Tani ai jeton në mërgim në qytetin indian të Dharamsalës.

 

Zjarr Tv Ad