Dasëm në kohë pandemie/Gjobiten 8 biznese pasi nuk respektuan rregullat antiCovid

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

LEZHË– Gjobiten 8 biznese që organizonin dasma dhe 3 prej tyre mbyllen për 6 muaj pasi shkelnin rregullat vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në mënyrë të përsëritur në Lezhë.

3 bizneset me administratorët me iniciale Y. Z., F. B. dhe P. Gj. janë ndëshkuar me 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu administratori Z. M është gjobitur 3 milionë lekë të reja dhe 4 administratorë të tjerë me 1 milionë lekë përkatësisht N. N. me biznesin në në fshatin Dajç, 2 biznese në fshatin Tresh, me administratorë M. M. dhe N. P. dhe një biznes në Ishull Shëngjin, me administrator Ç. Gj. Policia e Lezhës zhvilloi kontrolle në fshatrat Dajç, Manati, Tresh, Ishull Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Shëngjin, ku gjetën këto shkelje.

Zjarr Tv Ad