David Beckham e ka seriozisht, kërkon transferimin e Messi në SHBA

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ardhmja e Lionel Messi te Barcelona mori një goditje të rëndë kur mediat spanjolle zbuluan se ai mund të largohej kur të donte në përfundim të këtij sezoni. Edhe deklaratat e vetë sulmuesit argjentinas në lidhje me këtë çështje nuk ndihmuan aspak të zbusnin frikën e klubit dhe tifozëve katalunjas. Por për të shtuar dozat e dyshimeve mendon “The Sun”.

Sipas tabloidit anglez, David Beckham nuk heq dorë nga misioni për të tranferuar “Pleshtin” në SHBA. Ish-mesfushori anglez është pronari i skuadrës Inter Miami. Duke qëndruar në atë që raporton “The Sun”, Beckham është takuar ditët e fundit në Londër me babain dhe menaxherin e Messi. Temë kryesore ishte gjetja e rrugës së duhur për të transferuar sulmuesin argjentinas në MLS pas përfundimit të këtij sezoni.

Zjarr Tv Ad