Shtëpia e Bardhë konfirmon: Djali i Osama bin Laden është vrarë gjatë një operacioni amerikan

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije në një komunikatë që Hamza bin Laden, djali i Osama bin Laden, është vrarë në një operacion anti-terrorizëm, në rajonin Afganistan/Pakistan.

Vrasja e djalit të themeluesit të Al Kaedës ishte njoftuar në fund të korrikut nga burime amerikane por Washingtoni nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht as vdekjen dhe as rrethanat e vdekjes.

‘Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm privon Al Kaedën nga një lidership dhe nga lidhja simbolike me babain e tij, por minon gjithashtu aktivitete të rëndësishme të grupit’, thuhet në komunikatë.

’Hamza bin Laden ishte përgjegjës për shumë grupe terroriste’, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad