Degjeneron me shuplaka sherri/ Ervin Salianji qëllon Ralf Gjonin

0
653
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmja e djeshme është shoqëruar me debate të forta gjatë emisionit “Open”. Por duket se edhe pas emisionit deputeti Ralf Gjoni është përplasur fizikisht me Ervin Salianji. Mësohet se pas përfundimit të emisionit, avokati Spartak Ngjela ka zbritur i pari në kafenenë e televisionit, ndërsa gazetari Carlo Bollino u largua direkt.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ishte në korridor, kur Ralf Gjoni zbriti nga ashensori dhe u përball me të. Aty deputeti Gjoni dhe i ka kërkuar llogari Salianjit për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.

“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime.

Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar,”- mësohet se ka thënë Gjoni. Më pas Salianji e ka goditur me shuplakë. Më pas ka ndërhyrë stafi i televizionit “Top Channel” dhe kanë mundësuar që ata të ndahen./ Dosja.al

Zjarr Tv Ad