Denar Bibën e flaku vettingu, Rama e emëron anëtar e kryetar të ‘Gjykatës Kushtetuese’ personale!

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nën drejtimin e ushtarit pa kushte të Edi Ramës, Denar Bibës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konsumoi sot një puç institucional dhe një vepër të rëndë penale, për të cilën në një të ardhme të afërt e kanë bankën e drejtësisë të sigurt.

Sot Denar Biba dhe 3 ushtarë të tjerë të Rilindjes në KQZ, morën përsipër të atributet e Gjykatës Kushtetuese dhe rrëzuan Presidentin e Republikës. Pasi kryetari i këtij institucioni, Klement Zguri, u largua i lemerisur nga guximi i kolegëve të tij për të shqyrtuar dhe më pas cilësuar nul dekretin e presidentit për anulimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, Biba me të emëruarit e tjerë të Ramës aty, me qetësinë më të madhe kryen puçin më të paprecedentë institucional, në këto 30 vite.

Nga shumë arsyet se përse kjo katërshe në KQZ e mori guximin të zbatojë këtë urdhër antiligjor e antikushtetues, Denar Biba, e ka edhe një merak më shumë se 3 kolegët e tjerë. Për ata që nuk e dinë, Biba është tentuar që të futet nga Edi Rama në trupën e e re të Gjykatës Kushtetuese dhe ka kandiduar me synimin e largët, edhe për tu zgjedhur më pas kryetar i saj. Por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, si një nga institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, e ka futur atë në “listën e zezë” të juristëve, që nuk mund të bëhen kurrë anëtarë të këtij institucioni të rëndësishëm.

“Lista e kandidatëve të ndaluar (Për 9 vendet vakant në Gjykatën Kushtetuese) është si më poshtë: Ardita Alsula, Denar Biba, Kristaq Traja, Vasil Bendo, Konstandin Kazanxhi. Vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës, si dhe aktet përkatëse të kandidatëve për tërheqje dhe vendimet për ndalim kandidimi, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë”, njofton KED me këtë rast.

Arsyet se përse e ka kapur Vettingu i di vetë Denar Biba, por Syri.net gjithashtu, do ti zbardhë në ditët në vijim.

 

Zjarr Tv Ad