Deputeti Lefter Maliqi mbështet Presidentin: Në 2 mars të nisin protestat e qëndrueshme

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lefter Maliqi, një nga deputetët e opozitës së re i është bashkuar nismës së presidentit për zhvillimin e tubimit në dy mars. Sipas tij nisma është për mbrojtjen e kushtetutës dhe për të ndalur emigrimin masiv të të rinjve. Zgjedhjet e reja, tha Maliqi, janë mundësia më e mirë për daljen nga kriza.

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në mbështetje të thirrjes së Presidentit Ilir Meta që në 2 mars të mblidhen të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë kundër grushtit të shtetit.

Sipas tij në 2 mars duhet të nisin protestat e qëndrueshme, deri në rrëzimin e qeverisë.

Lefter Maliqi: Edhe thirrjes së Presidentit, Ilir Meta unë do ta mbështes. I bëj thirrje gjithë socialistëve të ndershëm, gjithë demokratëve, gjithë mediave, të gjithë aktorëve, artistëve, studentëve që të jenë në 2 mars. Por me një kusht që 2 marsi e tutje të mos jetë si ato protesta me drita ndezur, por të jenë protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e këtij diktatorit. Jam në mbrojtje të presidentit vetëm për një fakt, sepse ka qenë student i dhjetorit 1990, pavarësisht se i shërbeu PS për vite të tëra, duke e fryrë këtë të pacipë, këtë të pangopur me pushtet e çdo gjë. Ka qenë student i dhjetorit për rrëzimin e diktaturës dhe mbrojtjen e demokracisë.

Për zgjidhjen e kësaj krize, Maliqi kërkoi edhe ndërhyrjen e ndërkomëtarëve.

Lefter Maliqi: Thirrja ime është e drejtpërdrejtë, në 2 mars e më pas të gjithë socialistët miqtë e mi, përkrahësit në Berat, por edhe kudo të jenë për fatet e vendit. Të fitojë më i miri, ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë që të bëhet një zgjidhje politike sa më shpejt, mos ketë konfrontim fizik dhe vendi të kalojë në zgjedhje të lira të ndershme të parakohshme.  

Një thirrje të drejtpërdrejtë kishte edhe për Policinë e Shtetit.

Lefter Maliqi: Të përgjigjet njëlloj si policia e viteve 91, kur ra busti. Të distancohet nga urdhrat politik. I bëj thirrje dhe atij polici nga veriu, që përdor gazin lotsjellës, kujdes me gazin lotsjellës dhe mos iu bashkoni thirrjes politike të tyre.

Ka ardhur momenti për t’i zgjuar tha Maliqi, në mënyrë që ta rrëzojmë këtë diktator të ri.

Zjarr Tv Ad