VIDEO/ Momenti kur trupi i Jan Prengës futet në furgon nga rrëmbyesit

1
291

Ky është momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet nga dy persona në një furgon të bardhë që ndodhet i parkuar në garazhin e kompleksit ‘Golden’.

Fotot e shkëputura nga pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autorët kanë mbështjellë me qese trupin e viktimës dhe më pas e kanë transportuar jashtë kompleksit, për ta varrosur në një vend i cili nuk është zbuluar ende nga policia. Hetuesit kanë dyshime se trupi i 49-vjeçarit mund të jetë asgjësuar dhe autorët kanë zhdukur të gjitha provat.

Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e 5 të arrestuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës që kërkonin lirinë, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë Bajram dhe dy djemtë e tij Leonard e Elton Hajrin, menaxheri i kompleksit Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim Altin Hajri, që është edhe pronari i kompleksit ‘Golden’ u që sekuestrua më 3 Shkurt nga Operacioni Forca e Ligjit.  Të arrestuarit akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”./ Tv Klan