Dështon mbledhja e KLP-së për SPAK

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngritja apo jo e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion me 8 anëtarë ka ndarë në dy grupe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP kishte caktuar seancën e kësaj radhe për ta diskutuar mes anëtareve këtë vendim por kërkesa e një prej anëtarëve të KLP-së ka bërë që mbledhja të dështonte.

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja e kësaj të hëne e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  ku pritje të diskutohej ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, me 8 persona të emëruar që i kanë kaluar të gjitha shkallët e vettingut dhe dy të përkohshëm deri në zgjidhjen e ngërçit.

Shkak është bërë një prej anëtarëve të KLP-së, Besnik Cani që ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, pasi sipas tij aktet që do të diskutoheshin, nuk i ishin vënë në dispozicion 7 ditë përpara mbledhjes, siç e ka të parashikuar ligji.

Kaq ka mjaftuar që kryetari i KLP-së të pranojë kërkesën dhe të largohet i pari nga mbledhja duke mos vendosur një afat për mbledhjen e radhës.

Ngritja apo jo e SPAK me 8 anëtarë të emëruar ka ndarë në dy grupe edhe vete Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku një pjesë e anëtareve janë kundër kësaj mënyre, e cila mund të goditet në Gjykatën Kushtetuese.

Një tjetër problem është edhe ngarkesa e prokurorëve pasi sipas kreut të KLP-së nëse SPAK do të krijohet me 8 prokurorë secilit prej tyre u duhet të hetojnë nga 55 dosje.

Dy prokurorët që diskutohet të jenë të përkohshëm janë prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët kanë në hetim aktualisht 50% të dosjeve që do i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Ndërkohë KLP është bllokuar edhe në renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm pas ankimimit të Lulzim Alushajt. Gjykata Administrative e Apelit pritet të vendosë në 25 tetor nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Alushajt, i cili pretendon se KLP ka shkelur afatet në verifikimin e kandidatëve.

Zjarr Tv Ad