Dhuna në familje, njëri reh gruan tjetri kunatën, 2 në pranga në Vlorë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi Policia dyshon se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet G.A., 56-vjeç, banues në Vlorë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait) për motive të dobëta.

Ndërkohë Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim u bë pasi më datë 16.06.2019, në banesë në lagjen “15 Tetori” dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Vijon puna për parandalimin e rasteve kundër dhunës në familje.

 

Zjarr Tv Ad