Dhuna në Indonezi, ushtria dislokohet në kryeqytet për të garantuar rendin

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Indonezia është përfshirë nga kaosi pas-zgjedhor dhe nga përleshjet mes policisë e mbështetësve të një prej kandidatëve presidencialë janë shënuar tetë viktima e mbi 700 të plagosur. Ndërsa protestat hynë në ditën e dytë, në rrugët e Jakartës është dislokuar ushtria për të garantuar rendin dhe qetësinë.

Indonezia ka dislokuar ushtrinë për të ruajtur qetësinë pasi protestat pas zgjedhore hynë në ditën e dytë.

Ky vendim vjen për shkak të vazhdimit të dhunës në rrugët e kryeqytetit Jakarta, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Pamjet televizive treguan se si policia përdori plumba manovër për të shpërndarë turmën të mërkurën.

Për shkak se policia u vu në vështirësi për të mbajtur nën kontroll gjendjen, u thirr në ndihmë ushtria.

Protestat e dhunshme shpërthyen më herët këtë javë pasi presidenti Joko Widodo u konfirmua për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Protestat filluan të martën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ish-gjenerali Prabowo Subianto i humbi zgjedhjet. Ky i fundit mbështet nga grupet radikale islamike të vendit.

Presidenti Widodo fitoi mbi 85 milionë vota ndërsa në zgjedhje e shprehën vullnetin e tyre 154 milion votues.

Gjenerali në pension Praboëo pretendon për “mashtrime dhe parregullsi masive” dhe refuzoi ta njohë humbjen. Autoritete zgjedhore të vendit i quajtën pretendimet e tij të pabazuara.

Deri tani të paktën tetë veta janë varë nga përleshjet me policinë mbi 700 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj jave.

 

Zjarr Tv Ad