Shtohen 17 akuza të reja në dosjen e Julian Assange

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti amerikan i drejtësisë ka futur 17 akuza të reja në dosjen e Julian Assange .

Akuzat e fundit përfshijnë pranimin dhe publikimin në mënyrë të paligjshme të emrave të burimeve të klasifikuara.

Muajin e kaluar, bashkëthemeluesi i Wikileaks u akuzua për komplotim, së bashku me ish-analistin e zbulimit Chelsea Manning për të fituar qasje në rrjetin e Pentagonit.

Assange po vuan dënimin me burg në Britani të Madhe për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

SHBA gjithashtu dëshiron të ekstradojë Assange nga Mbretëria e Bashkuar për rolin e tij të dyshuar në lirimin e materialit të klasifikuar ushtarak dhe diplomatik në 2010.

 

Zjarr Tv Ad