SHBA, paralajmërim përfundimtar Turqisë për S-400

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ultimatumit të së mërkurës, ku i la afat 17 ditë Ankarasë të anulojë blerjen e sistemit të raketave S-400 nga Rusia, SHBA ka dërguar një tjetër paralajmërim ndaj Turqisë.
“Do të ketë pasoja reale dhe shumë negative për blerjen e sistemit rus S-400”, paralajmëroi SHBA.
Me këto fjalë, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Morgan Ortagus i dërgoi edhe një herë mesazh Ankarasë se Uashingtoni synon të vendosë sanksione ekonomike, por gjithashtu të shtyjë dërgimin e avionëve luftarakë F-35 që ka njoftuar.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ka një përgjigje nga SHBA për çështjen S-400 të Turqisë, Ortagus tha se pozita e SHBA-ve mbetet “e qëndrueshme” dhe vlerësoi se blerja e mundshme e sistemit rus do të kishte implikime serioze për marrëdhëniet e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s me Turqinë.
“Ne jemi padyshim të gatshëm të punojmë me ta, por kemi vazhduar të trajtojmë çështjen tonë në aspektin e shqetësimit për këtë blerje (S-400). Ka pasoja reale dhe shumë negative dhe Sekretari amerikan i Shtetit e ka shprehurmë herët. Prandaj, nuk ka asgjë të re nga ajo që ka thënë dhe vazhdon të thotë dhe Sekretari amerikan i Shtetit”.
Shtetet e Bashkuaratë Amerikës paralajmëruan dje se Ankaraja do të penalizohej nga programi ultra-modern i prodhimit të avionëve të avionëve të F-35, duke humbur të drejtën e saj për të blerë F-35 që dëshiron, do të vuajë sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe mund të jetë nën presionin e NATO-s.
Uashingtoni po e shtyn fort Turqinë në mënyrë që të mos blejë sistemin raketor rus dhe të pranojë blerjen e raketave amerikane Patriot.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministri i jashtëm Mevlott Tsavusoglu kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se Ankaraja nuk do të tërhiqet nga blerja e S-400 dhe në të njëjtën kohë pret edhe dërgimin e F-35.

Zjarr Tv Ad