Dhuna në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i takon sulmeve në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur ushtarë të KFOR-it.

Sipas tij përgjegjësia për një situatë të tillë i takon dhunuesve, ndërsa fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve.

Postimi i plotë:

Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!

Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!

Zjarr Tv Ad