Dhunoi të dashurën, arrestohet ylli i Tottenham

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrojtësi i Tottenham, Serxh Urier u arrestua mbrëmjen e të shtunës pas një dyshimi se ka dhunuar të dashurën në shtëpinë e tij në Londër. 26-vjeçari qëndroi në komisariat nga policia vetëm disa orë përpara se Spurs të mundeshin nga Manchester United 1-0 në Wembley të dielën. Në këtë takim ai nuk luajti asnjë rol, pas incidentit me partneren e tij, personalitetin e televizionit Haitian Hencha Voigt. Aurier refuzoi sulmimin ndaj të dashurës së tij dhe u lirua pa asnjë masë, për faktin se Voigt nuk ka bërë asnjë denoncim.  Në një deklaratë nga policia e Hertfordshire shkruhet: “Një 26 vjeçar u arrestua me dyshimin për dhunë. Ai është liruar pa asnjë veprim të mëtejshëm”.

Ndërkohë një zëdhënës i Tottenham konfirmoi: “Ne jemi të vetëdijshëm për një incident në lidhje me Serge Aurier këtë fundjavë. Lojtari u lirua pa asnjë masë shtrënguese”.  Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë jeton me Voigt 31-vjeç dhe vajzën e tyre pesë muajshe. Aurier ka shënuar katër gola në 36 ndeshje për Spurs që kur u bashkua nga Pairs Saint-Germain për 23 milionë sterlina në gusht të viti 2017.

 

Zjarr Tv Ad