“Dialog me opozitën e re. Basha si huligan, jep urdhra të goditen policë e deputetë”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që situata është tensionuar mes protestuesve dhe policisë jashtë Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për dialog.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla iu referua opozitarëve të rinj në sallë, që me betimin e 3 deputetëve sot, janë gjithsej 16 deputetë.

“Të dialogojmë me deputetët e rinj të opozitës. I ftoj në një tryezë të rëndësishme për sa i përket kodit zgjedhor. Duhet ta miratojmë kodin zgjedhor. Dialog me PD e LSI do të doja të ftoja së shpejti në tryezë të rëndësishme sa i përket kodit zgjedhor”.

Balla nuk ngurroi të kritikonte mosparaqitjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, në Prokurori.

“Do të doja nga kjo foltore ti drejtohesha personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot në Kuvend. Kushdo e mbështet, thjesht vetëm se largon vendin nga Evropa dhe nxit destabilitetin në vend edhe sot teksa deputete e policë mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës. Basha po sillet si huligan në ndeshje futbolli, dhe djegia e mandatit po jua them nuk është fare humbje për demokracinë pasi politikanë të papërgjegjshëm si puna e Bashës as nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë në Kuvend.  E kanë hallin tek reforma në drejtësi thoshim ne ndaj po i lënë mandatet, por një pjesë e atyre që paguhen për këtë punë thanë ç’lidhje ka kjo. Sot Lulzim Basha refuzoi të paraqitet në prokurori. Ky është rasti i parë se si kryetari i opozitës që la mandatin për interesat e vendit tregoi qartë që nuk respekton detyrimin që ka si qytetar”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad