Dibër, Rama: Më 30 qershor do vendosim një kufi të qartë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në ndalesën e tij të rradhës në Dibër u ndal te dita e zgjedhjeve, 30 qershori. Kryeministri Rama u shpreh i bindur se kjo datë do të përfundonte me fitore absolute për ta, ndërsa shtoi se do vendosë një kufi të qartë për kundërshtarët e tij.

“Dhe jam i bindur se mbi atë bazë që është krijuar ne do bëjmë akoma më tepër me Dionisin dhe gjithë skuadrën. Natyrisht, nuk kemi ardhur këtu për t’ju thënë se kemi bërë mrekulli. Kemi bërë edhe gabime, padiskutim. Një gjë është e sigurtë që kemi punuar me shumë dashuri për Shqipërinë. Jam i bindur se 30 qershori do ishte dita e një fitoreje absolute me kundërshtarët tonë. Ne me 30 qershor do vendosim një kufi të qartë. Ata ikën nga parlamenti ia dogjën mandatet që ia dhënë njerëzit, për të ofruar një alternativë tjetër. Ikën jo për njerëzit por për hesapin e tyre.”-tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad