Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është dita e pestë e protestës së studentëve të Universiteteve Publike.
Siç është raportuar per gazetaret tanë, studentët mblidhen në fillim tek Korpusi i Universitetit, për t’iu drejtuar më pas ministrisë së Arsimit.

Kjo është dita e dytë e pushimit për shkollat e institucionet, për shkak të ditës së rinisë, por ata nuk e kanë ndalur protestën e kërkojnë plotësimin e kërkesave të shpallura tashmë. Një kërkesë e plotësuar tashmë, anullimi i tarifës për provimet e mbartura nuk është i mjaftueshëm, ndërsa nga 4 në fillim, kërkesat e tyre kanë shkuar të paktën në 8, mes tyre edhe përgjysmimi i tarifave arsimore, rritja e peshës së tyre në përzgjedhjen e drejtuesve të universiteteve, pjesëmarrja në bordet e administrimit të tyre, përmirësimi i kushteve në auditore e konvikte etj.

Studentët vazhdojnë t’i bëjnë thirrje politikës t’u qëndrojë larg, ndërsa kanë refuzuar ftesat për dialog nga kryeministri e ministrja e arsimit, pasi sic thonë, kërkojnë vetëm plotësim të kërkesave, e jo negocim të tyre. Studentët protestues i kanë lënë afat qeverisë deri të martën, ditë kur rinisin shkollat e puna, për plotësimin e kërkesave të tyre në të kundërt, kanë paralajmëruar edhe grevë urie.

Zjarr Tv Ad