Do çojmë qengja e keca në Arabi/ Do na sjellim hurma

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arabia Saudite kërko thellimin e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve. Shqipëria do të eksportojë qengja dhe keca në Arabinë Saudite, ndërkohë që Arabia kërkon zgjerimin e tregut të hurmave.

Një delegacion arab i kryesuar nga zv.ministri i Bujqësisë në Arabinë Saudite, Ahmed Saleh A. Alkhamshi u takua me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, informoi sot ministria e Bujqësisë.

Diskutimi u fokusua në rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve kryesisht në eksportin drejt Arabisë të kafshëve të gjalla, qingjave dhe kecave, eksportin e fruta-perimeve, eksportin e jonxhës dhe produkteve të akuakulturës.

“Në të shkuarën ne kemi pasur një historik shkëmbimesh tregtare mes dy vendeve, por nuk ka qenë në nivele të mjaftueshme. Tani janë të gjitha mundësitë që ne të rrisim bashkëpunimin sidomos në fushën e eksportit të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Ne i kemi kapacitetet dhe ky është momenti të intensifikojmë raportet tregtare”, është shprehur ministri Çuçi.

Për konkretizimin e këtij bashkëpunimi, sidomos për nisjen e eksportit të qingjave dhe kecave nga Shqipëria, u dakordësua ngritja e një komisioni të përbashkët, për njohjen e procedurave të çertifikimit hallall dhe më pas do të nënshkruhet marrëveshja mes dy ministrive.

Zjarr Tv Ad