Dy binjaket shqiptare mahnisin jurinë e “The Voice of Italy”

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy binjake shqiptare suprizuan skenën e programit televiziv “The Voice of Italy” me këngën rap shqip “Shumë pis”. Ina e Serena Sinani, 2 motra të grupit rap Sindolls janë zgjedhur të jenë pjesë e talent shoë televiziv The Voice of Italy.

Ata kanë konkuruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar me 4 Po nga këngëtarët coach të këtij show.

Vajzat shqiptare kanë surprizuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Të 4 këngëtarët coach të këtij talent show kanë kërkuar që grupi Sindalls të bëhet pjesë e skuadrave të tyre. Por motrat shqiptare për shkak të afërsisë së stilit të tyre muzikor kanë preferuar skuadrën me trajner këngëtarin rap Gue Pequeno.

Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rap me titullin “Shume pis”, kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

Ina e Serena Sinani janë dy motra binjake 20 vjeçare të cilat jetojnë në Monza me familjen e tyre.

Ato janë të apasionuara pas muzikës rap e deklarojnë se shkruajnë tekste e kompozojnë këngët e tyre. Përkufizohen “dy binjake një mikrofon”, e frymëzohen nga thënia “Vetëm kush është i paaftë thotë që është e pamundur.”

Emri i grupit të tyre Sindolls do të thotë “kukullat e mëkatit”.

Programi televiziv “The Voicy of Italy” 2019 transmetohet një herë në javë në Rai 2 e drejtohet nga prezantuesja e njohur Simona Ventura.

 

Zjarr Tv Ad