Dy deputetë gjermanë në Tiranë për zgjidhjen e krizës

0
13

Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë, pas djegies së mandateve nga opozita, ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Burime për Tpz.al, bëjnë më dije se më 26 Maj, në Tiranë do të mbërrijnë dy deputëtë të Bundestagut për tu takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha, për të biseduar dhe negociuar krizën politike, që pritet të përshkallëzohet më tej, me vendimin e opozites për të bojkotuar zgjedhjet lokale.
Dy deputetët që do “zbarkojnë”, në Tiranë janë Chrisian Scchmidt nga partia e së djathës gjermane ,dhe deputeti Christian Petry nga e majta gjermane .

Vetëm pak javë më parë Kreu I PD Lulzim Basha ka qenë në një takim në Gjermani ku ka diskutuar rreth krizës poltike që ka përfshirë vendin.

Kujtojmë që deri më tani diplomatët e huaj në Tiranë kanë përsëritur thirrjet për gjetjen e dialogut, por ardhja e negociatorëve, tregon se situata është përshkallëzuar më tej, njëlloj si dy vite më pare, kur në Shqipëri mbërriti i dëeguari i Merkel, McAllister.

 

Zjarr Tv Ad