E dhunoi gruaja dhe e ndjek 4 vite pas divorcit. 12 policë me antiplumb më bastisën shtëpinë

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zef Ahmetaj vendosi të tregonte historinë e tij të dhimbshme të jetës. Ai dhunohej nga bashkëshortja dhe për këtë arsye u divorcua prej saj, por sipas tij, edhe pas 4 viteve ajo përsëri e ndjek.

Ahmetaj thotë se ajo nuk dhunonte vetëm atë por edhe fëmijët, prandaj këta të fundit vendosën që të jetonin me babanë e tyre. Ai kërkon drejtësinë e munguar gjithë këto vite për të dhe fëmijët e tij.

“Pasi mu bë vajza 6 vjeç vendosa të vija në Shqipëri, pasi vetëm në këtë mënyrë kisha mundësi për të shpëtuar familjen. Nëse do divorcohesha, fëmijët do të jetonin me të. Kemi pasur konflikte të vazhdueshme.

Ajo nuk kujdesej për fëmijët, kishte marrëdhënie negative me ta, dhunonte fëmijët. Kur kam qenë në traget në Itali, ajo ka qenë aty dhe i kam thënë policit të doganës që ai është person i rrezikshëm. Shpresoj që ajo të kthehet e t’i kërkojë falje fëmijëve”, tha ai.

Ai tha se pas akuzave se kishte bërë shkëmbim zjarri me 3 familje, fshihet bashkëshortja, kur ai nuk kishte asnjë lidhje me atë ngjarje.

“Më erdhën 12 policë me antiplumb tek shtëpia, unë nuk kam pasur asnjë problem me ligjin, nuk e di arsyen.. Më thanë që kisha bërë shkëmbim zjarri me 3 familje. Ta kisha pasur armën e zjarrit do e kishin gjetur ata se bënë kontrollin e shtëpisë. Kush janë ata tre familje që unë u kam bërë shkëmbim zjarri? Unë vetëm kërkoj që të zbardhet e vërteta”, tha Zefi.

Zefi zgjodhi qe  ky rast të bëhet publik dhe të merret një vendim që ajo të mos ndikojë më tek jeta e tij private bashkë me fëmijët.

Zjarr Tv Ad