“E krahasuat zgjerimin me nusen që nuk i vjen dhëndri”, Presidenti i KiE: Dasma do të bëhet Edi!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka mbajtur një fjalim hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit.

Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm.

Ai shtoi se vendet e rajonit kanë pritur shumë, aq sa e kanë krahasuar zgjerimin me “një nuse, të cilës nuk i vjen dhëndri”.

Megjithatë ai shtoi se Bashkimi Evropian në këtë moment “po përgatit dasmën”.

“Faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë dhe pritjen. Kënaqësi që jam në Tiranë. Unë bëra pyetjen, a është e kënaqur BE vetëm me menaxhimin e krizave apo duam të krijojmë të ardhmen. Zgjerimi është pjesë e kësaj të fundit, pasi është investim në begatinë e BE-së dhe anëtarëve të ardhshëm.

Ky proces nxit bashkëpunimiin mes partnerëve tanë. Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vjet më parë dhe ka qenë rrugë e ngadaltë dhe zhgënjyese për ju dhe ne, por tani është koha për të arritur premisën tonë dhe për të realizuar këtë premtim. Afati ynë është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur shumë, dhe di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen në dasmë, por ne po e përgatisim këtë dasmë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad