‘E përkohshmja’ Marku bën një tjetër lëvizje në Prokurorinë e Përgjithshme

0
727
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘E përkohshmja’ Arta Marku, që u zgjodh mes tymnajës së flakadanëve në Kuvend vetëm me votat e socialistëve, bën një tjetër lëvizje në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas shkarkimit të prokurores Rovena Gashi, Marku që u betua nxitimthi pranë Ruçit, ka ndërprerë menjëherë marrëdhëniet e punës me këshilltarin për mediat, Albi Seranin.

Serani, prej 5 vitesh kryente funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, duke bashkëpunuar me gazetarët shqiptarë. ‘Hashtag.al’ mëson se ka qenë Marku që ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Seranin. Nuk ka detaje se cili mund të jetë i përzgjedhuri i Markut.

Serani, pak minuta më parë u ka dërguar të gjithë bashkëpunëtorëve të tij një mesazh, duke u shkruar:

‘Të nderuar kolegë!

Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.

Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.

Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ju faleminderit për gjithçka!’

albiseraniartamarku

Zjarr Tv Ad