“E vranë për 50 mijë lekë?”/ 49-vjeçari i zhdukur prej tre muajsh, motra: Shoqërohej nga dy persona

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët e Flori Mukës, 49-vjeçarit që rezulton i zhdukur prej datës 18 nëntor 2023, kanë ngritur alarmin për fatin e tij.

Motra e Flori Mukës ka treguar se i vëllai është zhdukur pasi është kthyer nga Greqia në Shqipëri, ndërsa shoqërohej në zonën e Sarandës nga dy persona, të cilët nuk i njihnin.

Sipas, Dallëndyshe Muços pronari ku i vëllai punonte i ka thënë se personat me të cilët shoqërohej nuk ishin të mirë.

“Kur kishte tërhequr lekët ka qenë i shoqëruar me 2 persona.

Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin”, tha ajo, teksa ngre dyshime se pse telefoni i tij nuk gjendet.

Ndërsa shton se një tjetër dyshim është se ai mund të ketë krijuar lidhje dashurie me ndonjë grua dhe se nuk i hap telefonin për shkak të një debati që kanë pasur.

“U stepëm se patëm një debat me vëllain dhe tha nuk dua të flas me njeri do ju bëj bllok të gjithëve, ai vinte qëndronte këtu te unë me javë por kishte dhe qejf pijen për këtë u zumë”, tregoi e motra.

Dëshmia Dallëndyshe Mucos: Nga data 18 që më ka folur vëllai nga Greqia dhe ka hyrë në doganën shqiptare ka hyrë vetëm me një paketë cigare dhe asgjë tjetër nuk kishte me vete, këtë na i ka thënë doganieri.

Kemi 3 muaj që nuk kemi asnjë kontakt me të.

Ai kur kthehej në Greqi këtu te unë vinte gjithmonë se shtëpia e babait është djegur plotësisht. Herën e fundit ka qenë këtu te unë ka qëndruar pak se patëm një debat.

Me motrën tjetër që ka folur i ka thënë do shkoj të punoj në mandarinat në Sarandë.

Unë dyshoj se mos ka krijuar lidhje me ndonjë atje(femër)dhe nuk do të flasë me ne, ose dyshimi tjetër është se kur kishte tërhequr lekët ka qenë i shoqëruar me 2 persona.

Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin.

Unë them për këta të dy, kam dyshime po edhe për 50 mijë që ka tërhequr ai ta vrasin? Nuk e di.

Ne këtu dyshojmë telefoni përse nuk gjendet?

Ne e kemi bërë denoncimin 3 muaj me vonesë se vëllai është larguar edhe njëherë nga banesa dhe thamë se se do vijë por tani jemi në merak.

Ne kemi bërë dy denoncime edhe djali i motrës edhe unë.

U stepëm se patëm një debat me vëllain dhe tha nuk dua të flas me njeri do ju bëj bllok të gjithëve, ai vinte qëndronte këtu te unë me javë por kishte dhe qejf pijen për këtë u zumë.

Zjarr Tv Ad