Edhe drejtor, edhe avokat/ Berisha:”mafia ‘Rakipi’ asgjeson Shkollën e Magjistraturës”

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, shndërrimin e Shkollës së Magjistraturës në një shkollë të militantëve të PS-së dhe ca më tepër, në një çiflig familjar të drejtuesit të saj Arben Rakipi, pasi ai në të njëjtën kohë punon edhe si avokat me zyrën e vet ligjore “Rakipi & partners”. Nga ana tjetër, shpërblen me poste pedagogësh gjyqtarët dhe prokurorët që e bëjnë t’i fitojë çështjet.

Në një shënim të publikuar në Fb, Berisha e dënon ashpër këtë shfrytëzim të institucionit publik për interesa politike dhe private: “Mafia ‘Rakipi’ asgjeson Shkollën e Magjistraturës. Lexoni denoncimin e juristit dixhital! Degradim ekstrem i Shkollës së Magjistraturës! Shndërrimi i saj në shkollë të mafies së partisë- shtet. Këto janë standartet më të cilat mëkohen gjykatësit dhe prokurorët e narkoshtetit.”

Në vijim, ish-kryeministri ka publikuar faktet e dërguara nga juristi, që jep hollësira për atë që ndodh në këtë shkollë ku është punësuar prej drejtorit Rakipi, deri edhe  bashkëshortja e tij.

“Arben Rakipi kthen Shkollën e Magjistraturës në zyrë avokatie familjare dhe çiflig familjar. Skandal i rëndë në drejtësi. Askush nuk reagon.

Arben Rakipi është emëruar drejtor i Shkollës së Magjistraturës, por në të njëjtën kohë punon si avokat dhe drejton zyrën ligjore “Rakipi & partners”, me nipt: M01908027N.

Ligji nr. 115/2016, i miratuar nga Parlamenti me konsensus thotë që “funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore”.

Por, Arben Rakipi nuk pyet për ligj. Këshilli Drejtues i Magjistraturës nuk e shkarkon, pasi Rakipi i ka mbuluar me para.

Rakipi zyrën e tij të avokatisë e ka zhvendosur në Shkollën e Magjistraturës. Nga dera e shkollës del dhe shkon duke përfaqësuar klientët e tij në gjykata dhe prokurori.

Gjyqtarët dhe prokurorët që japin vendime për klientët e Rakipit, Rakipi i ka punësuar tek shkolla që drejton si pedagogë.

Në konflikt interesi, Rakipi ka punësuar edhe gruan e tij në Shkollën e Magjistraturës, Vilma Rakipi.”

Zjarr Tv Ad