Edi Rama: E kemi trembur në palcë krimin e organizuar me OFL, ka politikanë të lidhur me krimin

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prezent sot në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Rama ka folur për paketën anti-KÇK. Rama është shprehur se kjo paketë është një vetting e menjëhershëm.

Edi Rama: Që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm në mënyrën më spektakolare të shkeljes së ligjit nga vetë gjykatësve, deri te tjetërsimi i pronave me interes të madh publik në zonën e bregdetit. Për këtë shkak kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore si asnjëherë më parë. 

Sot faktikisht i vjen fundi pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente të gjithë atyre që do të përdorin cekin e drejtësisë nën togën e gjykatësve. Sot japim në dorë qeverisë së re të sistemit gjyqësor, instrumentit të pezullimit. Duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershme të gjykatave. Deri kur të vij Vettingu të KCK, do tu bëhet Vettingu menjëherë.  Rama ka shtuar se opinioni publik nuk di më çfarë të zgjedhë, pasi hidhet baltë përditë. Sipas Ramës, krimi është i trembur në palcë nga OFL-ja.

Edi Rama:  Do të bëhet hapja e hetimit penal e menjëhershme dhe dërgimi i menjëhershme pas hekurave. Opinioni publik nuk di më çfarë të zgjedhë mes këtyre lumenjve me baltë që hidhen përditë. 

E kemi trembur në palcë krimin e organizuar me OFL. Krimi i organizuar është i interesuar që të fusë sa më shumë mjegull. Në studiot televizive ka avokatë të krimit të organizuar duke mbrojtur krimin. Ka dhe ka pasur politikanë të lidhur me krimin, por janë ata që janë të lidhur me krimin që flasin më shumë. 

Zjarr Tv Ad