Elbasan trashësia e dëborës në zonat e thella ka arritur deri në 25-30 cm

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vëmendja është përqëndruar në aksin rrugor Elbasan-Qafë-Thanë. Në këtë rrugë punojnë vazhdimisht automjete që pastrojnë dëborën  dhe hedhin kripë e skorje. Këshillohet që drejtuesit e automjeteve të mbajnë zinxhirë me vete. Bora ka krijuar vështirësi në disa segmente dytësore sic është ai Librazhd-Stëblevë, në Qarrishtë, Lunik, Polis etj. Në fshatin Dërstil të Elbasanit era ka dëmtuar çatinë e një banese. Gjithashtu raportohet për dëmtime të shtyllave elektrike në disa zona te Elbasanit duke lënë pa energji fshatra në Librazhd, Përrenjas e Gramsh. Grupet e punës po punojnë në terren për normalizimin e situatës. Megjithatë moti i keq nuk lejon që të ndërhyhet në kohë.

Zjarr Tv Ad