Dyshime për Iranin se u implikua në sulmin terrorist që u parandalua në sfidën Shqipëri-Izrael

0
66

Në nëntor të 2016, njësia antiterror dhe prokuroria e Shkodrës, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan kater persona, për të cilët dyshohej se do të kryenin sulm terrorist në ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në atë kohë, në pranga u vu Ergys Fasllia, berber në qytetin e Shkodrës, e që cilësohej si organizatori i sulmit. Bashkë me të u prangosën edhe Xhezair Fishti, Medat Hasani si dhe Bekim Protopa. Por, pavarësisht se 4 të arrestuarit hodhën poshtë akuzat për terrorizëm apo indoktrinim të besimtarëve, dhe se nuk kishin asnjë njohje me njëri-tjetrin, ata u lanë në burg pa afat.

 

Por, vetëm një vit më pas, në nëntor të 2017, gjykata e krimeve të rënda u zbuti masën e sigurisë, duke i liruar nga qelia. Pavarësisht përgjimeve telefonike, ku bisedonin se si do të organizohej sulmi prokuroria nuk mundi te gjente asnjë provë bindëse që ti faktonte akuzat.

 

 

Zjarr Tv Ad