Ballina Blog Faqe 102

Kush janë dy emrat që mund të kenë ndihmuar në planin për arratisjen e Altin Ndocit

0

Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta të fundit janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.

Megjithatë kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyejte apo jo./lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

VanHorn: Prioritet i presidentit Trump është luftimi i trafikut të drogës në Shqipëri

0

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn, në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë, deklaroi se Amerika “do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve”.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë”, tha VanHorn.

Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn në Trajnimin nga FBI për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve

Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arben Malaj: Edi Ramën është viktimë e etjes për pushtet

0

Nga Arben Malaj

Ky mesazh i drejtpërdrejtë iambasades amerikane , por i formuluar në gjuhë diplomatike, nuk i drejtohet vetëm Ramës si Kryeministër i Shqipërisë, por para së gjithash deputetëve të të gjitha forcave politike, të cilëtperfaqesojne votuesit dhe që, në fund, paguajnë kosto të rënda nga dështimet e udhëheqësve egoistë dhe të pangopur për pushtet ekonomik dhe politik.

Janë bërë tashmë disa raste kur Rama nuk ka dëgjuar këshillat dashamirëse, por as veprimet bllokuese të partnerëve strategjikë dhe të institucioneve financiare.

Duke u bazuar edhe në përvojën e tranzicionit tonë politik, ekonomik dhe shoqëror, ky nivel egoje dhe abuzimi me pushtetin është fillimi i fundit të çdo lideri politik.

Bashkimi Evropian e paralajmëroi dhe e penalizoi për korrupsionin në bujqësi, duke bllokuar 112 milionë euro për sektorin bujqësor.

FMN, BB, BE dhe SHBA kanë reaguar publikisht kundër amnistise fiskale/ paqes fiskale.

Po ashtu, janë shprehur kundër projektit “Smart City”, sepse ai cenon rëndë sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe mund të keqpërdoret në përplasje gjeopolitike dhe gjeostrategjike në një Ballkan tashmë të trazuar.

SHBA mbetet e shqetësuar dhe ia ka shprehur qeverisë shqiptare shqetësim edhe lidhur me projektine Portit te Durresit, jo vetëm në raport me sigurinë kombëtare, por edhe seps porti është një aset i rëndësishëm i mbrojtjes edhe te NATO-s

Qytetarët që më kanë pyetur pse medalja u mor pasi u nënshkrua kontrata e “Smart City”, nuk kam një përgjigje tjetër veçse: vende të ndryshme përdorin diplomacinë e medaljeve për të fituar më shumë akses në ekonomi të varfëruara, përmes kryetarëve shtetesh të “lumturuar”.

Atë medalje e kanë marrë edhe Putini edhe Trump. Në cilin krah e gjen veten Rama i?

Qeverisja e dehur e Ramës është në një fazë ku përbën rrezik jo për PS-në, por për Shqipërinë.

Ai vetë nuk ndalet më; është viktimë e etjes për pushtet absolut dhe për një profil ndërkombëtar absurd.

Asnjë kryeministër i një vendi të goditur nga kriza natyrore nuk do të guxonte të qëndronte tri ditë jashtë vendit të tij dhe të vetëkënaqej jo nga rezultate konkrete, por nga batutat.

Rama nuk do të ndalet në rritjen e pushtetit të tij, i dehur edhe nga 83 mandatet.

Deputetët socialistë kanë përgjegjësinë ta ndalin Ramën.

Ka shumë deputetë që mund të tregojnë integritet profesional dhe përgjegjësi qytetare e politike për ta ndalur këtë rrezik.

83 votat abuzive mund të reduktohen deri në 69 mandate, nëse 15 deputetë të PS-së grupohen brenda partisë në një bërthamë që kushtëzon votën me reduktimin e pushtetit absolut, kunder oligarkeve dhe perqendrimit te pasurise dhe me frenimin e rritjes dhe thellimit të pabarazisë.

Margaret Thatcher u rrëzua nga pushteti nga besnikët e saj më të mëdhenj dhe më të mirëshpërblyer në karrierën politike, pikërisht nga njerëzit e saj.

Dhe e dini pse e bënë këtë?

Sepse qeverisja e Thatcher-it ishte bërë deri në atë pikë e pashpirt, sa ata nuk mund ta toleronin më.

PS është në një moment kritik në raport me historinëe saqj por sidomos me historine e Shqipërisë.

PD është në një krizë të rëndë lidershipi.

Pyetja “po iku Rama, kush do të vijë?” nuk u shtrua as për Enverin: “po iku Enveri, kush do të vijë?”

Shqipëria ka shumë atdhetare te mire nga gjithe sektri shoqerore dhe politike që e duan dhe do t’i shërbejnë vetëm Shqipërisë euro-atlantike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lubonja: PD e paqartë dhe e fragmentuar, nuk rrëzohet regjimi me këto forca

0

Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmë në emisionin “Kjo Javë” situatën e brendshme të Partisë Demokratike, Ai tha se dështimet e opozitës nuk lidhen vetëm me individët, por me mungesën e strategjisë dhe bashkimit të forcave kundër qeverisë.

Sipas Lubonjës, opozita ka mbetur e bllokuar dhe nuk arrin të kuptojë se për ndryshim real në vend kërkohet një front më i gjerë politik dhe shoqëror.

Lubonja theksoi nevojën për demokraci të brendshme, votim të lirë dhe debat real, duke kujtuar se konfliktet e kaluara janë konsumuar brenda katër mureve, pa një proces përfshirës.

Lubonja: Zgjidhja duhet të vijë nga të gjithë. Është formulimi i disa shqetësimeve. Mbi të gjitha, që është sa demokratike janë partitë. Sa marrin vendime mbi dialogun, sa vendos një figurë e vetme që e ka personalizuar partinë. Kemi parti të personalizuara. Ajo që ndjej unë është që Salianji ndoshta me një grup, ajo që kërkojnë është pak a shumë të çajnë një lloj grupimi i lidershipi i partisë për ta bërë partinë më të hapur për këta.

Si bëhet kjo? Dhe në funksion të çfarë strategjie bëhet kjo? Nëse është përmbysja e regjimit. E para është përgjegjësia e regjimit dhe sa është përgjegjësia e regjimit që nuk shkojnë njerëzit te opozita. Opozita e re Lapajn nuk shkon njeri. Sa ka regjim me kontrollet, paratë, oligarkët. Sa është ky problemi dhe sa është problemi opozita apo PD? PD është e paqartë. Edhe nuk shkohet në zgjedhje me Ramën, edhe shkohet.

Duhet zgjidhur me votim, demokraci të brendshme. Në këtë aspekt e shoh që nuk është situata e tillë që të ketë zgjidhje. Partia është e bllokuar. Po si zhbllokohet? Ndoshta mbi tema mbi qëndrime të ndryshme. Këta edhe Salianji kur u bënë me Amerikën kundër Berishës. Nuk bën demokraci. Doli Lul Basha vendos unë. E ndoqën disa nga këta. Kur ishte puna për ta hedhur në diskutim në parti, asnjë nuk e hodhi. Që aty duhet të ishin ndarë gjërat. Është zgjidhur në këtë formë. Duhet gjetur mënyra. Duhet rënia e regjimit. Nuk bëhet me Berishën, por nuk bëhet as pa Berishën. Është një forcë, por edhe ai nuk mjafton. Duhet edhe me Berishën edhe pa Berishën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Adriatik Lapaj fton qytetarët: Protestoni për padrejtësitë

0

Ditën e nesërme në orën 18:00, Partia “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë tubim para kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se duhet të protestojnë të gjitha ata i janë larguar fëmijet, ata që përballen me padrejtësitë e tatimeve, që Lapaj i quan “gjobaxhinj me uniformë shteti”.

“Ata që u largohen fëmijët dhe u prishen pronat duhet të pyesin vetën a duhet të protestojnë Ata që shkojnë në spitale dhe nuk gjejnë ilaçe, duhet të pyesin vetën a duhet të protestojnë?

Ata që përballen me tatimet dhe padrejtësinë e gjobaxhinjve që mbajnë uniformën e shtetit duhet të pyesin veten dhe a duhet të bashkohen që të protestojnë”, tha ndër të tjera Lapaj.

Përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë ndërmarrë sot një aksion përpara Kryeministrisë, ku kanë kërkuar që qytetarët të rreshtohen në reagimin kundër qeverisë.

“Ne do të përballemi e kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të bashkuara”, shkruhej në pankartën që ata mbanin në duart, duke cituar një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Njëkohësisht është bërë me dije edhe data e protestës, duke thirrur tubim ditën e nesërme, 17 janar në orën 18:00.

“Shqiptarët të rreshtohen krah drejtësisë. 17 janar të gjithë në shesh kundër regjimit të hajdutëve”, ishte thirrja e tyre.

Ndërkohë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar që qytetarët t’i bashkohen protestës, për të reaguar kundër “regjisorit të këtij sistemi korruptiv”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksidenti tragjik tek Ura e Daljanit/ Shoferi lëvizte me mbi 200 km/h, mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra, humb jetën një 18-vjeçare

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës, ku një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Daljanit duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” 300 metra në ajër duke rënë në një dyqan luesh.

Për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçare e cila ishte pasagjere në makinë, ndërsa është plagosur edhe shoferi dhe 2 këmbësorë të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkëlqim Hajdari dorëhiqet nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm

0

Shkëlqim Hajdari është dorëhequr nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. 

Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave. Nuk dihen ende arsyet pse Hajdari dha dorëheqjen nga ky post.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.

Hajdari, ish-kryetar i Shoqatës së Prokurorëve të vendit ka qenë përgjegjës për inspektoriatet e doganave, bujqësisë, etj.

Hajdari ishte transferuar në Shkodër pas përplasjeve të tij me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Sipas ligjit, përcaktohet se Inspektori i Përgjithshëm i vendit është në varësi të kryeministrit, Edi Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar udhëtimin e shqiptarëve

0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për lajmin se qeveria amerikane planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për vizitorët nga 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

Sipas saj, “vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve”, por “rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit”.

Reagimi i Elisa Spiropalit

Mirëmëngjes nga një udhëtim i gjatë drejt Kievit, ku do të jem në një vizitë zyrtare për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës, në kushtet e sulmeve masive që targetojnë infrastrukturën kritike dhe popullatën civile në mes të një dimri të egër.

Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.
Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.

Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!

Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.
Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.
Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh.

Ju përshëndes dhe ditë sa më të mbarë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“O Edi Rama, ku je fshehur?”, Demokratët kërkojnë kryeministrin pasi SHBA pezulloi vizat për shqiptarët

0

Vendimi i marrë së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me pezullimin përkohësisht të vizave të emigrimit për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria, ka sjellë një sërë reagimesh.

Opozitarët, përmes deklaratave të tyre në rrjetet sociale i kanë kërkuar llogari publikisht kryeministrit Edi Rama për këtë vendim të marrë nga “partneri strategjik”.

Reagimet:

Ina Zhupa: Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e Edi Ramës!

Për vite kemi dëgjuar slogane për “partneritet strategjik”, “imazh të përmirësuar” dhe “besueshmëri ndërkombëtare”, ndërsa sot vendi ynë renditet në të njëjtën kategori me shtete që njihen për izolim, paqëndrueshmëri dhe mungesë standardesh.

Kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e një shteti të dobësuar nga lidhjet me narkotrafikun, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga institucione që funksionojnë për interesa politike, jo për qytetarët.

Në fund, ata që dëmtohen janë qytetarët shqiptarë!

Ky është një hap prapa për Shqipërinë, jo sepse partnerët na kanë braktisur, por sepse qeverisja ka dështuar. Kjo qeveri e dështuar duhet larguar një orë e më parë për të mirën e vendit!

Saimir Korreshi: Ku eshte fshehur Edi Rama??

A ja ka treguar ndonje keshilltar deklaraten e Ambasades Amerikane??

Deri dje na derdelliste si gjeli ne maje te plehut, Ambasada, Amerika. Po tani ??

Si ka mundesi Babos tja bejne kete kur Babua po e çon perrrrrparaaa drejt gropes Shqiperine??

Po Shqipetareve qe do penalizohen per vizat çfare do u thuash o mjekerrcjap??

Shikoni Listën e publikuar nga ShBA, mbi pezullimin e vizave. Vende te pa zhvilluara, vende me korrupsion domethënës dhe vende që trafikojnë drogë. Nga Ballkani bie në sy, mungesa e  Serbisë në listë !!??

Lista e plotë e vendeve përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Edith Harxhi: Miq kam vetëm disa pyetje për Z. KM. Si ishte ajo puna e Kinës?

Si përfundoi Shqipëria në këtë listë 70 e kusur shtetesh që u ngrien marrëdhëniet konsullore nga ana e ShBA-së? A e dini ju që marrëdhëniet konsullore me ShBA-në janë vendosur në kohën e qeverisë Vrioni madje atëherë është negociuar edhe heqja e vizave nga të dy shtetet? Marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore janë ndërprerë vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Marre t’ju vijë! E tjetërsuat vendin më pro-amerikan në botë…Vend anëtar i NATO-s në atë listë. Tmerr! Ky është fundi juaj dhe jo i Shqipërisë dhe shqiptarëve… nuk i merrni dot me vete aty ku do të shkoni.

Ngrehu shqipe!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Merret vendimi, ja në të cilën orë do të zhvillohet protesta e thirrur në 24 janari nga PD

0

Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00.

Ora e protestës është vendosur gjatë mbledhjes që ka zhvilluar kryedemokrati Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve.

Kujtojmë se protesta e mëparshme e organizuar e thirrur nga Berisha u mbajt në 22 dhjetor të vitit të kaluar, ku mijëra qytetarë dolën në shesh.

Partia Demokratike veç protestave kombëtare, ka zhvilluar edhe protesta më të vogla para Kryeministrisë, të cilat kanë pasur stilin e ‘Foltoreve’.

Berisha dhe PD kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste terrenin për zgjedhje të parakohshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx