Ballina Blog Faqe 101

Nis sot sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

0

Kuvendi sot rikthehen në punë, në mes të një klime të tensionuar politike. Punimet e sesionit të ri parlamentar do të nisin me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.

Partia Demokratike pritet të debatojë sërish për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar, ndërsa seanca publike në Kushtetuese mbahet më 22 janar.

Ndërkohë, reforma të rëndësishme kanë mbetur pezull. Dy prej më urgjenteve sipas socialistëve janë zgjedhorja dhe territorialja, që duhet të mbyllen brenda korrikut se vendoret e 2027 do të duhet të bëhen me Kod dhe hartë të re. Megjithatë demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen.

Socialistët në dhjetor u shfaqën të qartë, kur paralajmëruan se do ta presin reflektimin e palës tjetër deri në nisje të këtij sesioni, përndryshe zhbëjnë formulën e konsensusit dhe marrin shumicën e vendeve në tryezë.

Ngelet për t’u parë nëse PS do të kalojë në zbatim konkret të këtij plani, kur Bashkimi Evropian ka kërkuar gjithëpërfshirje dhe jo reforma të njëanshme, teksa në pritje të nisjes së punës është edhe një ambicie tjetër e madhe e shprehur nga kreu i mazhorancës, një reformë e plotë kushtetuese brenda mandatit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj Vodafone dhe One

0

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut.

Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Në këtë periudhë, vihet re një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon një reagim të menjëhershëm dhe simetrik, që mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën një rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

Në konkluzion, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se në kushtet kur tregu paraqet strukturë duopolistike; vihet re një sinkronizim në rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse të njëjta në çmime dhe përmbajtje; mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atëherë sjellja e ndërmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund të përbëjë shkelje të ligjit, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 18 nëntor 2025./Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Xhelal Mziu: Çfarë është Salianji para meje? Ai është patericë e qeverisë

0

Xhelal Mziu, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN, e cilësoi Ervin Salianjin si patericë të Edi Ramës.

“Sot kisha unë takim në Dibër dhe kisha dy herë më shumë njerëz se Salianji dhe që kishin ardhur me dëshirë, jo njerëz që janë transportuar nga Korça, nga Durrësi, nga Fieri. Takimi im nuk pasqyrohet në media. Çfarë është Salianji para meje? Ai është patericë e qeverisë, një person që thjesht kritikon. Para 4 vitesh Salianji ishte në Korçë dhe rezultati ishte më i keq se i 11 majit”, tha Mziu.

Sipas tij, Salianji  “nuk flet kurrë keq për qeverinë”.

“Salianji nuk flet kurrë keq për qeverinë, ndërkohë që edhe Maduro e Trump ka folur. Ne jemi me çdo person që bën opozitë me qeverinë e krimit dhe korrupsionit”, shtoi deputeti demokrat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qytetari habit me deklaratën e tij: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim!

0

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Laprakë. Një nga momentet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qënë “dashuria” e madhe e një simpatizant të PD kundrejt Berishës.

Teksa ka marrë fajalin ai është shprehur se Berisha sipas tij është i vetmi të cilit ai i beson që mund “ti dali përballë, kësaj të lige, këtyre kriminelëve, që po i pinë gjakun shqiptarëve”

Teksa në fund të fjalës ka thënë: “Të dua shumë Sali Berisha, të dua më shumë se babain tim.”Kjo gjë ka shkaktuar duartokritje në sallë.

Fjala e Plotë e simpatizantit të Partisë Demokratike:

“Ky është një njeri që është i vetmi njeri që mund ti dali përballë, kësaj të lige, këtyre kriminelëve, që po i pinë gjakun shqiptarëve. Nuk ia kam besën dhe nuk ia kam besimin dhe shpresën askujt më shumë se sa ti. Të dua shumë Sali Berisha, të dua më shumë se babain tim.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbyllja e RTSH-së, Mevlan Shanaj i drejtohet Ramës: Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis

0

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka nxitur reagime negative nga personalitetet e botës mediatike dhe jo vetëm.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj, në postimin e tij në Facebook, i ka reaguar deklaratave të Raëms duke i përmendur vartësit, referuar skandaleve të fundit ku ku insitucionet shtetërorre janë vënë nën hetim për shkelje të rënda ligjore.

‘Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis’, shkruan Shanaj.

Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis.

Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t’i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.

Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës.

Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do tu mbyllet dera me këtë mendësi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mitsotakis përgjigje Ramës: Nuk e marrë parasysh

0

Replikat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me ato se çfarë u thanë ndaj gazetarit greko-amerikan, John Defterios, në panelin e samitit të Abu Dhabit për “Korridoret e Energjisë për një të Ardhme të Qëndrueshme”, më 14 janar, nuk kaloi pa i marrë vëmendjen dhe homologut të tij, Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit, i ftuar më 17 janar në një emision grek “Savatokiriako me ton Manesi”, në Alpha Tv, dha një përgjigje Ramës lidhur me deklaratat e kryeministrit tonë.

Mitsotakis u shpreh se e njeh Ramën prej vitesh, e që sipas tij “i shpëtojnë disa gjëra që nuk duhen thënë. Duke i cilësuar deklaratat e kryesocialistit “gabim”, kryeministri grek theksoi se Shqipëria është kandidate për unionin evropian. Për këtë, duket se kryeministri grek bëri një rikujtesë, duke u shprehur se “Zoti Rama e di shumë mirë se rruga e Shqipërise drejt Evropës kalon edhe nga Greqia”.

“Dëgjo, dua të jem i sinqertë. E njoh Edi Ramën prej vitesh, e kam parë se si shprehet dhe ndonjëherë i shpëtojnë gjëra që nuk duhen thënë. Ajo që tha ishte një gabim i kotë. Dhe mendoj se jam i kënaqur që gjeti një mënyrë për ta korrigjuar. Nuk ka asnjë arsye. Shqipëria është një vend fqinj dhe kemi shumë tematika me Shqipërinë. Është një vend kandidat për në BE. Z. Rama e di shumë mirë se rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia. Mendoj se ishte një deklaratë e papërshtatshme, le ta lëmë pas”, tha kryeministri grek.

Pas kritikave të marra nga mediat greke për korrigjimin e bërë ndaj gazetarit greko-amerikan për emrin e tij, një ditë më parë (16 janar), kryeministri Rama përmes një postimi në platformën “X”, cilësoi se se bisedimi i tij me Defterios, ishte i bazuar me humor miqësor, e se fjalia e thënë prej tij është shkëputur nga konteksti për t’u kthyer në “polemikë publike me pathos nacionalist”.

Kujtojmë se më 14 janar, Edi Rama, kur ndodhej në një panel në samitin e Abu Dhabit për të folur për “Korridoret e Energjisë për një të Ardhme të Qëndrueshme”, korrigjoi moderatorin greko-amerikan për shqiptimin e emrit.

Lapsusi në shqiptimin e emrit nga drejtuesi i panelit, John Defterios, e përballi atë me një sërë batutash të kryeministrit Rama për origjinën e tij greke.

“Jo, Edi Rami, Edi Rama. Ju jeni grek apo jo? Prandaj na keqshqiptuat emrat. E dimë këtë sepse jemi fqinjë, kështu që ju njohim shumë mirë. Ju prireni t’i nënvlerësoni pak njerëzit. Mendoni se keni monopolin e filozofisë dhe jeni trashëgimtarë të Platonit dhe të Aristotelit, por nuk jeni”, tha Rama në panel.

Mirëpo, ky korrigjim i Ramës, nga mediat greke është parë si sulm ndaj gazetarit dhe origjnës së tij.

“E gjitha filloi kur moderatori me origjinë greke John Defterios, një gazetar për dekada në CNN, shqiptoi gabim emrat e Edi Ramës dhe Kryeministrit malazez Milojko Spajiç gjatë fjalimit të tyre.

Sapo të dy udhëheqësit dolën në skenë për debatin, kryeministri malazez thjesht e korrigjoi Defterion për gabimin e tij, pasi në fakt u nxit nga vetë gazetari. Menjëherë pas kësaj, edhe Edi Rama e korrigjoi, por dukshëm i acaruar, duke e akuzuar se i kishte shqiptuar emrat gabimisht sepse është grek.

Në vazhdim të debatit dhe ndërsa diskutonin për investimet në energji që po bëhen në Shqipëri, Edi Rama tha “le ta falënderojmë mentorin tonë Sultan Al Jaber” (Ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe) dhe e pyeti Defterion nëse e njihte. Defterio, nga ana tjetër dhe për hir të humorit, u përgjigj me një buzëqeshje “si mos të jem i sigurt se kush është ai (Sulltani Al Jaber)”, duke ftuar audiencën të duartrokiste.

Kryeministri shqiptar, i cili me sa duket nuk e kuptoi shakanë, e talli gazetarin duke i thënë: “Si grek, duhet ta kishe njohur. Kështu bën ti, gjithmonë i nënvlerëson njerëzit sepse mendon se ke monopol mbi filozofinë dhe je trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Platonit dhe Aristotelit”, duke shtuar menjëherë më pas: “Por ti nuk je.””, shkruan media greke Protothema lidhur me rastin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qumështi pluhur për bebe tërhiqet nga tregu, AKU: Përmban substancë të rrezikshme

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulën për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Produktet e identifikuara janë:

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027

Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes, duke shmangur përdorimin e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dash Sula: Më ka telefonuar Edi Rama, ja oferta që më bëri

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur këtë të premte në lidhje me aludimet në media për pazare të mundshme me Partinë Socialiste.

Në një prononcim për News 24, Sula ka pranuar se ka pasur një telefonatë direkte me kryeministrin Edi Rama, të cilën e cilësoi si vlerësuese dhe civile.

Sipas Sulës, kryeministri e ka kontaktuar personalisht, duke i shprehur respekt për integritetin dhe dinjitetin e tij gjatë rreth 20 viteve në politikë.

“Më ka thënë se respekton dinjitetin dhe integritetin tim si një njeri i papërfolur dhe më ka ftuar të kontribuoj për shtetin shqiptar aty ku e mendoj vetë”, deklaroi ish-deputeti.

Ai theksoi se përgjigjja e tij ka qenë e sinqertë dhe refuzuese. “I thashë që nuk jam gati”, u shpreh Sula, duke sqaruar se telefonata ka ndodhur në muajt gusht ose shtator, para nisjes së sesionit parlamentar.

Sipas tij, ai ka zgjedhur të vijojë angazhimet e veta personale dhe profesionale, pa pranuar asnjë ofertë në atë moment.

Sula ka deklaruar gjithashtu se edhe më herët i janë ofruar pozicione të ndryshme drejtuese, si drejtor drejtorie, drejtor juridik dhe funksione të tjera në administratë, por përgjigjja e tij ka qenë gjithmonë negative.

Ish-deputeti ka treguar se edhe pas përplasjes me kryedemokratin Sali Berisha, kur sipas tij u përjashtua nga Partia Demokratike, ka pasur tentativa për ta afruar në radhët e forcave të tjera politike. “Në momentin që Berisha më preu kokë e këmbë, kam pasur ofertë dhe nga njerëz të PS për të qenë pjesë aty, por kam thënë absolutisht jo”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: RTSH është një dështim i madh, të mbyllet ose…

0

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar, mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama kërkoi mbylljen totale të Televizionit Shqiptar për një afat të papërcaktuar, deri sa të arrihet sipas tij një reformim total.

Sipas Ramës të gjitha opsionet janë në tavolinë për RTSH-në, nga mbyllja te partneriteti publik dhe privatizimi.

” E vërteta historike është se kemi tentuar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet, por kemi dështuar. Deri tani bilanci i tij është një “dështim i suksesshëm”, dmth nga borxhi në borxh, në mosperfillje. Nuk e kemi një televizion publik në Shqipëri; hera e fundit kur e kam parë ka qenë në vitin 1990, para përmbysjes së sistemit. Kam shkuar i ftuar, por nuk kam parë as veten, janë të vetmet intervista dhe nuk kam marrë asnjë mesazh. U kam thënë: mbylleni. S’kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, deri kur t’i meritojë. Çdo opsion duhet të jetë në tryezë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përveç kësaj që është”, ka deklaruar Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

0

Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse, gjatë zgjedhjeve që priten të mbahen në pranverë, do të kandidonte përballë Ervin Salianjit. Berisha deklaroi se Salianji nuk është përjashtuar nga partia, por është vetëpërjashtuar me zgjedhjen që bëri.

Osman Stafa: Z.Berisha, në pranverë pritet që në PD të mbahen zgjedhje. Ju vet, e shpallni kandidaturën për kreun e PD, dhe nqs njëri prej, ndoshta rivalëve tuaj do të ishte Ervin Salianji, ju e konsideroni të përjashtuar, por a do pranonte PD kandidaturën e tij. Ju do kandidonit me të?

Sali Berisha: Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje, i vetëpërjashtuar.

Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar.

Ua falin veten atyre, bëri zgjedhjen e vet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx