Ballina Blog Faqe 100

QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe!

0

Mjeku psikiatër Neli Demi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbrëmjen e së hënës, duke e cilësuar situatën si ‘krim institucional’ dhe jo si një defekt teknik i rastësishëm.

Sipas tij, fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime të tjera kritike kanë mbetur pa energji elektrike përbën një vijë të kuqe të kaluar dhe një dështim të rëndë të shtetit në detyrën e tij themelore për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Ai thekson se në asnjë vend normal reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit nuk mbeten pa energji, as për sekonda dhe as për minuta

Reagimi i plotë në FB:

Fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime jetike në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë mbetur pa energji elektrike është krim institucional, jo “defekt teknik”.

Kjo është vijë e kuqe e kaluar.

Në asnjë vend normal:

• reanimacioni

• terapia intensive

• sallat e operacionit

NUK MBETEN PA ENERGJI. KURRË.

As për sekonda. As për minuta. As “rastësisht”.

Nëse pacientët janë nxjerrë në korridore, kjo do të thotë se:

• sistemet rezervë nuk ekzistojnë realisht,

• ose janë jashtë funksioni,

• ose nuk janë testuar kurrë,

• ose drejtuesit nuk kanë besim te to.

Secila prej këtyre do ishte një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Mos na flisni për:

• linja 110 kV,

• OSHEE,

• avari të papritura,

• “ishte për pak minuta”.

Në mjekësi “pak minuta” vrasin.

Në reanimacion sekondat vrasin.

Nëse sot nuk ka viktima, kjo nuk është sukses i sistemit, por fat i verbër.

Dhe një shtet që mbështetet te fati për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është shtet, është rrezik publik.

Ky nuk është problem teknik.

Ky është problem përgjegjësie penale, administrative dhe morale.

Duhet

• hetim i pavarur dhe publik,

• auditim urgjent i sistemeve UPS dhe gjeneratorëve,

• publikim i menjëhershëm i protokolleve të sigurisë,

• dhe largim i drejtuesve përgjegjës, pa justifikime dhe pa vonesa.

Reanimacioni nuk është shërbim “i rëndësishëm”.

Është kufiri i fundit mes jetës dhe vdekjes.

Kush e ka lënë atë kufi pa energji,

ka dështuar në detyrën më bazike të shtetit: mbrojtjen e jetës njerëzore.

Dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi

0

Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Kështu deklaroi përmes një njoftimi Prokuroria e Përgjithshme, pas hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në këtë institucion.

Sipas organit të akuzës, ka rezultuar se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e shtetases Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme, është autentik.

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë këtë përfundim Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili është autoriteti përfundimtar që do të vendosë për përfundimin, ose jo, të mandatit të Gjokës.

Gjyqtarja e posaçme është sulmuar veçanërisht nga kryetari i PD, Sali Berisha, ndërsa ka gjykuar edhe çështje të tjera të përfaqësuesve të opozitës, si Ilir Metës dhe Fatmir Mediut./A2 Televizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vritet me thikë në burgun grek shqiptari Jani Aliaj

0

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në ambientet e burgut të Korydallos në Greqi

Sipas mediave greke, viktima është Janis Aliaj, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços.

Ngjarja ndodhi në ambientet e brendshme të burgut, kur autori, me origjinë greke, sulmoi shqiptarin me një objekt të mprehtë të improvizuar si thikë.

I lënduari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Të dy të burgosurit ishin të dënuar për vrasje.

Dyshohet se vrasja është pjesë e luftës që ka shpërthyer midis grupeve rivale të mafias shqiptare dhe se ndoshta ka pasur një “kontratë vdekjeje” kundër viktimës.

48-vjeçari Jani Aliaj, u arrestua një vit më parë nga autoritetet greke me dokumenta të falsifikuara, pas 9 vite që emri i tij ishtë në listën e kuqe të Interpolit.

Aliaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, më 1 maj  të 2016 në zonën e ish-Bllokut.

Përplasja mes tyre ishte e hershme dhe kishte nisur që në vitin 2000.

Në atë kohë, Jani Aliaj goditi me thikë dhe vrau shokun e ngushtë të Elton Çiços. Kjo vrasje i hapi rrugën përplasjeve mes tyre. Disa vite me vonë u përplasën fizikisht në një burg në Greqi ku të dy po vuanin dënimin për trafik droge.

Përplasja çoi në plagosjen me thikë të Aliajit nga Elton Çiço. Në vitin 2015, Jani Aliaj u arratis nga burgu në Greqi.

Në 10 janar 2016 Aliaj ra pre e një atentati të organizuar nga Çiço, por nga breshëria e plumbave u plagos një kalimtar i rastit.

Po ashtu, më 25 prill të të njëjtit vit, në Gjirokastër, Aliaj ra pre e një tjetër atentati, por mundi t’u shpëtojë plumbave.

Disa ditë më vonë, më 1 maj 2026, ai vrau Elton Çiçon në zonën e ish-Bllokut.

I veshur me rroba sportive dhe me kapele në kokë, Aliaj u fut në lokalin ku ndodhej Çiço, së bashku me disa persona të tjerë dhe e ekzekutoi atë me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Edhe pas kësaj vrasjeje që tronditi opinionin publik, Aliaj arriti të arratisej.

U zhduk për 9 vite deri sa ra në pranga më 3 janar të vitit 2025, me dokumente false dhe me pamje tërësisht të ndryshuar nga ajo që kishte në foton e Interpolit.

Shteti shqiptar kishte nisur procedurën e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Për shkak të dënimit me burgim të përjetshëm për vrasje, po ashtu edhe për dyshime për pasuri me burim të pajustifikuar, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2023 i konfiskoi shtatë pasuri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

0

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar ngjarjen si tejet shqetësuese dhe të papranueshme.

Sipas Lapajt, në një institucion si QSUT, që është spitali qendror i vendit dhe ku kryhen ndërhyrjet më të vështira mjekësore, mungesa e energjisë elektrike nuk duhet të ndodhë në asnjë rrethanë.

Ai theksoi se spitale të tilla duhet të kenë linja të dyfishta dhe gjeneratorë funksionalë, pikërisht për të shmangur situata që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve.

Postimi i Lapajt:

QSUT është spitali qendror i vendit. Aty kryhen ndërhyrjet mjekësore më të vështira në vend. Janë pavione të tëra që kanë reanimacion. Është thjesht shokuese se si mund të ikin dritat aty!

Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Spitali si ai kanë linja të dyfishta, gjenerator e me radhë. Thjesht nuk mund të fiken dritat aty! Është fatale!

8 milion euro në vit për konçesionin e Chek up-it;

100 milion euro për konçesionin e sterilizimit;

Si ka mundësi që ka miliona euro për konçesione, por nuk sigurojmë dot dritat në spitalin kryesor të vendit?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-ministri: Rama po përdor ftesën e Trump për të larguar vëmendjen nga përmbytjet

0

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar ftesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes” për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore që u është dërguar mbi 100 vendeve.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Malaj u shpreh se Rama po përpiqet të krijojë “mite” për të larguar vëmendjen nga problemet reale brenda vendit, si përmbytjet dhe zvarritja e reformave.

“Ne ishim në një situatë të vështirë të emergjencës natyrore dhe nuk ka ndodhur në përvojën time po dhe studime që bëjnë në vende të tjera të botës.

Fatkeqësitë natyrore janë testi i lidershipit. Kancelari Shrëder ishte në pikën më të dobët për të marrë mandat të dytë dhe vetëm përmbytjet e mëdha në jug të Gjermanisë, ku ai veshi çizmet dhe vajti fshat më fshat dhe bisedoi drejtpërdrejtë me qytetarët i dha pikët që fitoi mandatin e dytë.

Tani në këtë fatkeqësi natyrore, pavarësisht nga përmasat e saj, përderisa kishte përmbytje aq të mëdha, përderisa kishte humbje aq të mëdha, nuk do të ishte natyrshme për asnjë kryeministër të një vendi që të shkonte tri ditë e të qëndronte për të marrë një medalje.

Pikëpyetja ishte kjo medalje pasi u firmos kontrata e Smart City për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dhe NATO ka rezerva të mëdha në fushën e sigurisë dhe përse duhet kryeministri të rrinte dhe tre ditë atje për të bërë batutat me gazetarët?”, tha Malaj

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka publikuar këtë të hënë, më 19 janar, një mesazh drejtuar deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI.

Në këtë letër publike, presidenti Begaj shprehet se Kuvendi nis një gjashtëmujor vendimtar, të mbushur me nisma reformuese dhe përgjegjësi të larta shtetformuese.

Kreu i Shtetit nënvizoi se çdo iniciativë ligjore duhet t’i shërbejë forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve dhe objektivit strategjik të Shqipërisë: anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar përafrimit të legjislacionit dhe agjendës së integrimit, presidenti thekson në mesazhin drejtuar deputetëve se procesi kërkon përkushtim, reforma të thella dhe bashkëpunim të sinqertë ndërinstitucional.

“Përafrimi i legjislacionit dhe plotësimi me prioritet i agjendës së Bashkimit Evropian nuk mund të ketë konkurrencë. Ai kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të vërtetë, kërkon reforma të thella dhe punë intensive. Procesi parlamentar në këtë drejtim nuk e garanton dot suksesin nëse vëmendja shpërqendrohet, nëse ligjërimi parlamentar humbet rrugën, nëse bashkëpunimi ngec, nëse debati humbet fokusin nga interesi ynë kombëtar dhe nëse rezultatet vonojnë. Në rrugën drejt familjes evropiane ne nuk kemi kohë për të humbur dhe as energji për të shpërdoruar”, shprehet presidenti Begaj.

Ndërsa thekson reformën në drejtësi dhe nisjen e saj si emergjencë kombëtare, Begaj shprehet për rëndësinë e mbështetjes së politikës ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësi sipas standardeve evropiane.

“Reforma zgjedhore kërkon përkushtim maksimal”

Në këtë sesion parlamentar, Kreu i Shtetit e cilësoi reformën zgjedhore si një prioritet, duke kërkuar adresimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe shmangien e ndryshimeve të vonuara që rrezikojnë standardin e zgjedhjeve.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e reformës administrativo-territoriale, e cila duhet të udhëhiqet nga interesi i qytetarëve, zhvillimet demografike dhe nevoja për shërbime publike cilësore e të barabarta.

“Në këtë sesion, reforma zgjedhore duhet të arrijë pikën kulmore. Angazhimet në funksion të kësaj reforme kërkojnë përkushtimin tuaj maksimal. Rekomandimet e misionit të OSBE-ODIHR-it kanë identifikuar çështje thelbësore për standardin e zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat nuk mund të ngelen pa u adresuar. Kuadri ligjor zgjedhor duhet t’i nënshtrohet një reformimi tërësor, në një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe në përputhje me praktikat e mira dhe standardet ndërkombëtare brenda këtij sesioni parlamentar. Ndryshimet e vonuara të legjislacionit zgjedhor përbëjnë rrezik për standardin e zgjedhjeve.

Reforma administrative territoriale përbën, gjithashtu, një gur kilometrik, i cili suksesin e ka të lidhur ngushtë me aftësinë e palëve për dialog konstruktiv dhe kompromis. Kjo reformë  duhet të udhëhiqet nga interesi më i lartë i qytetarëve, lëvizjet demografike, nga nevoja për shërbime dhe infrastrukturë publike dinjitoze dhe të barabartë në çdo njësi për ta bërë vetëqeverisjen vendore të vërtetë dhe të qëndrueshme.”, janë fjalët e tij.

Presidenti Begaj kërkoi një Kuvend aktiv në kontrollin parlamentar, ku qeveria jep llogari dhe institucionet reagojnë, duke e bërë parlamentin të jetë më pranë qytetarëve dhe më funksional.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

QËNDRIM I KASH MBI PROJEKTLIGJIN PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË PËRCJELLË NGA MEPJ NË KUVEND.

0

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) mëson se projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, i përpiluar rreth dy vite më parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), i është përcjellë për të disatën herë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim në komisionet përkatëse dhe për miratim të mëpasshëm në seancë plenare.

Mesa mësohet, këtij projektligji nuk i është bërë asnjë ndryshim nga varianti i parë i para dy viteve, duke mos marrë në konsideratë asnjë nga sugjerimet e propozuara nga KASH dhe nga aktorë të tjerë gjatë procesit të konsultimit publik. Projektligji mbetet në formën e propozuar nga politika dhe nuk ka asgjë të përbashkët me karrierën profesionale në diplomaci.

Në qëndrimet e saj publike, KASH është shprehur që në gusht 2024 se një projektligj i tillë është antikushtetues, anti-administrativ dhe shkatërron nga themelet karrierën diplomatike, të ndërtuar me mund dhe sakrifica për më shumë se një çerek shekulli.

Në letrën drejtuar Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, KASH jo vetëm e konsideron të dëmshëm këtë projektligj për karrierën diplomatike, por ka paraqitur edhe një sërë sugjerimesh dhe amendimesh konkrete, në germë dhe në frymë, për t’i shërbyer diplomacisë shqiptare dhe politikës së jashtme të vendit. Asnjë prej këtyre sugjerimeve nuk është marrë në konsideratë nga MEPJ.

Për të shprehur qëndrimin e saj mos-pajtues, KASH i ka kërkuar Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë organizimin e një seance dëgjimore me KASH dhe aktorë të tjerë të interesuar, përpara marrjes së çdo vendimi për kalimin e projektligjit në seancë plenare.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i përmbahet qëndrimit se diplomacia shqiptare ka nevojë për një ligj që forcon karrierën profesionale, pas dëmit të shkaktuar nga Ligji nr. 23/2015, por kurrsesi nga projektligji aktual, i cili e varros përfundimisht diplomacinë e karrierës duke e lënë atë në duart e ndërhyrjeve politike dhe partiake.

KASH mendon se sistemi i karrierës diplomatike nuk duhet të përcaktohet nga politika e radhës, por nga vetë diplomacia e karrierës, përmes komisioneve profesionale, të drejtuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, si nëpunësi më i lartë civil. Duhet të forcohen procedurat e vlerësimit në punë, kompetencat drejtuese, sistemi i gradave diplomatike dhe përgjegjshmëria profesionale.

Në përfundim, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të mos e miratojë këtë projektligj dhe ta rikthejë atë për një përmirësim thelbësor, ku KASH është i gatshëm të kontribuojë, në mbrojtje të diplomacisë së karrierës dhe interesave kombëtare të vendit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të vërteta dhe jo/ Gjithçka duhet ditur nga letra e Trump për Ramën

0

Letra e Donald Trump dërguar Edi Ramës për të marrë pjesë në bordin e paqes për Gazan u prit në Shqipëri, sa me hosana për kryeministrin dhe lartësitë ku e ka ngritur ai Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, po aq edhe me skepticizëm dhe gënjeshtra që rekeshin ta zeronin këtë akt.

Ndërsa të parët kumtonin se Rama i rregulloi marëdhëniet me Trump, se ai mbetet aleat i veçantë i SHBA, se ftesa ka ardhur si rezultat i arritjeve të tij, kundërshtarët në mënyrë po aq absurde pretendonin se ajo ka një çmim financiar, dhe se ajo është një rrutinë e zakonshme që i është drejtuar shumicës së shteteve.

Po si qëndron e vërteta? Lapsi.al ka analizuar një për një të gjitha tezat kryesore që janë hedhur në publik që prej të premtes, si ato që ekzaltojnë ftesën e Trump, si ato që synojnë ta banalizojnë atë…

MBESHTETESIT/ Një ftesë ekskluzive për Ramën

Kryeministri e shpalli me bujë, me gërma kapitale letrën që i dërgoi në 16 janar, presidenti Trump dhe menjëherë buritë e veta mediatike nxituan të komentonin se ky është një ndër i veçantë që jepet si dhuratë për politikën e jashtme të ndjekur nga kjo qeveri. Në fakt, duket se nuk është kështu. E njëjta letër, me të njëtin tekst është bërë tashmë publike nga më shumë se dhjetë shefash shtetesh. Disa media si Jerusalem Post, Le Figaro apo Kathemerini flasin për 60 anëtarë themelues të bordit të paqes, njësoj si Shqipëria. Të tjerë e çojnë numrin në 100. Vetë Rama u mjaftua të thotë se nuk do jenë të gjithë anëtarët e OKB-së. Ndërsa Associated Press njoftoi se numri i përgjithshëm i vendeve të ftuara mbetet i panjohur dhe se Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin listën e tyre zyrtare të anëtarëve në ditët në vijim, me shumë mundësi në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Pra deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se Ramës i është bërë një nder i veçantë, ndryshe nga ministrja e jashtme Spiropali që deklaroi këtë të hënë se kjo ftesë është një vlerësim për lidershipin e kryeministrit Rama.

KUNDERSHTARET/ Do paguhen një miliard USD

Një njoftim i dhënë nga burime OFF ka bërë me dije se për të qenë pjesmarrës në Bordin e Paqes çdo anëtar duhet të paguajë 1 miliardë USD për rindërtimin e Gazës. Nga kjo, kritikët e qeverisë në Tiranë nxorën tezën se ky vend ishte blerë me para dhe do i kushtonte shumë buxhetit të shtetit. Në fakt, nuk është e vërtetë. Jo vetëm se kryeministri ynë e ka përgënjeshtruar këtë gjë, por edhe se mënyrën e financimit e kanë shpjeguar edhe shumë media perendimore. Vërtet përflitet se Donald Trump ka kërkuar 1 miliard USD nga çdo shtet, por ama vetëm për ato që do të donin të ishin anëtarë të përhershëm të bordit. Për vende si Shqipëria, që janë ftuar vetëm për një mandat tre vjeçar, nuk ekziston ky detyrim financiar.

MBESHTETESIT/ Shqipëria mes vendeve të zgjedhura

Në mediat pranë Ramës është hedhur një teori se vendi ynë është përzgjedhur mes 10 vendeve themeluese, ndërsa dhjetra shtetet e tjera që do të jenë pjesë e bordit të paqes do të shtohen aty jo si themelues. Ky version nuk mbështetet në asnjë burim. Të gjitha shtetet që kanë konfirmuar deri më tani ftesën janë ftuar me të njëjtin status, si themelues. Kryeministrave apo presidentëve të tyre i është dërguar i njëjti tekst, me firmën e Trump. Pra pretendimi se jemi të veçantë deri më tani tingëllon si “fake”.

KUNDERSHTARET/ Do marrim refugjatë nga Gaza në Shqipëri Ideja fillestare e zhvendosjes se Popullsisë së Gazës, për ta kthyer atë sipas miliarderit Donald Trump, në një rivierë të lindjes të mesme me kulla luksoze, i ka shtyrë opozitarët shqiptarë të hedhin teorinë se ftesa Ramës i është bërë në këmbim të hapjes së kampeve për pritjen e refugjatëve palestinezë që do të largohen nga Gaza. Nuk ka asnjë provë për vertetësinë e këtij pretendimi. Kryeministri shqiptar e ka përgënjeshtruar, por as në dokumentat e publikuara deri më tani ky fakt nuk përmendet fare.

MBESHTETESIT/ Prova se Amerika nuk na sheh si Narkoshtet Mbërritja e kësaj letre kaq të shumëpritur nga Trump, pikërisht në kohën kur dukej se mardhëniet mes dy qeverive ishin ftohur, i ka bërë partizanët e Ramës ta interpretojnë atë si një shpëlarje nga akuzat për narkotrafikun, të theksuara në mesazhet e mëparshme si ato të sekretarit të shtetit Marco Rubio. Në fakt, mes dy gjërave nuk ka asnjë lidhje. Në ftesë nuk është marrë parasysh as forma e regjimit, madje as pastërtia e tij. Një ftesë e ngjashme me atë të kryeministrit tonë, për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes, i ka mbërritur edhe Shefit të Partisë Komuniste të Vietnamit, Tô Lâm, në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin tekst.

Qëllimi i kësaj nisme nga administrata amerikane është ti japë asaj sa më shumë legjitimitet numerik dhe jo të bëjë skanimin e pjesmarrësve. Prandaj argumenti se kjo letër të shplan nga mëkatet nuk ka asnjë bazë.

KUNDERSHTARET. Një dhuratë e lobuar

Në përpjekjen e tyre për ti qëndruar besnikë tezës se Rama i ka të shkatërruara marëdhëniet me SHBA-në, opozitarët e tij kanë hedhur pandehmën se ftesa atij i ka ardhur falë favoreve financiare që i ka bërë Tony Blair dhe dhurimit të Sazanit apo Zvërnecit, që po i bën dhëndërit të Trump, Jared Kushner, të cilët, që të dy do të jenë anëtarë të bordit ekzekutiv për administrimin e Gazës. Nuk është çudi që dikush prej tyre, apo ndonjë tjetër nga Katari, ta ketë propoziar Ramën. Por kjo është e pamjaftueshme për të përligjur të tërën. Arsyet mund të jenë edhe të tjera. E para, Shqipëria prej tre dekadash dhe me te gjitha qeveriitë, është një vend i Konferencës Islamike, që mban njëkohësisht edhe marëdhënie të shkëlqyera me Izralelin. Si i tillë imazhi i saj mund të përdoret dyfish. Së dyti, duke suprimuar demokracinë në vendin e tij Rama mund të jetë një anëtar komod bordi që nuk është i detyruar ti japë asakujt llogari për vendimet që do i kërkohen të mbështesë. Në botën e re të Trumpit, ky është një privilegj që mund të ketë ndikuar. Një shembull. Shumë vende të BE-së që e kanë marrë ftesën, përfshirë dhe shtete të vogla si Qipro, nuk kanë nxituar ti përgjigjen pozitivisht asaj, duke u përpjekur më parë të kuptojnë se cilat janë risqet dhe të mirat e kësaj nisme. Rama njësoi si presidenti i Paraguajit e priti me ekzaltim, pa pyetur kërkënd. Dhe kjo është një atu që shpërblehet./ Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mashtrim, drogë dhe armë/ ‘Le Iene’ rrëzuan integrimin dhe ekspozuan një strukturë më të frikshme se narko-shteti

0

Kur gazetarët e programit investigativ ‘Le Iene’ në Italia Uno nisën punën për të infiltruar një person brenda në një call-center mashtrimesh në Tiranë, kishin marrë disa instruksione se si funksionon këto skema në Qipro.

Por ajo që zbuluan në Tiranë do e tejkalonte edhe imagjinatën.

Nëse këto qendra telefonike në Qipro e organizonin aktivitetin e tyre skutave dhe në ilegalitet, në Tiranë ky mashtrim kryhej hapur, në mes të kryeqytetit, në zonën e tij më luksoze, i mbrojtur dhe stimuluar nga shteti.

Përpara se të niste ‘punën’, gazetari i informon se në Qipro, shifrat e mashtrimeve arrinin deri në 100 mijë euro. Por nga Tirana i mburren se këto shifra arrijnë deri në 1 milion euro për një person.

Në total ky mashtrim financiar gjeneronte më shumë se 25-30 milionë euro në muaj.

Gazetarët e ‘Le Iene’ bëjnë edhe akuzën shokuese: këto struktura përdoren për pastrim parash nga trafiku i drogës dhe armëve.

Në zemër të Tiranës, i infiltruari nis punën që konsiston në zhvatjen e qytetarëve europianë nga kursimet e tyre. Atyre u premtohen investime duke u fshehur pas emrave të mëdhenj të botës së financave.

Fillimisht qytetarët fusin vetëm 250 në këto platforma mashtruese. Atyre u tregohet një grafik që vjen duke i rritur investimet e tyre. ‘Konsulentët’ udhëzohen që grafiku të jetë i besueshëm, pra që të ardhurat të mos rriten me shpejtësi. Gradualisht viktimat e besojnë sistemin mashtrues dhe investojnë shuma të mëdha. Në momentin kur kërkojnë mbrapsht të ardhurat e fituara, gjithçka zhduket.

Gjurmimi i këtyre parave është jashtëzakonisht i vështirë pasi ato treten nëpër skema offshore.

Investigimi vazhdon pasi televizioni italian transmetoi vetëm një pjesë.

Ajo që dihet është se ky investigim i gjatë në kohë, por i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm nga pikëpamja gazetareske, u dekonspirua nga autoritetet shqiptare.

Por edhe aq sa panë italianët, i ka bërë ata të besojnë deklaratën e prokurorit të Antimafies Italiane, Nicola Gratteri është më shumë se një narko-shtet.

Megjithatë investigimi i emisionit italian Le Iene, i realizuar nga gazetari Luigi Pelazza, nuk është thjesht një denoncim mediatik për mashtrime telefonike. Ai përbën një sinjal alarmi për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke ekspozuar boshllëqe serioze në kontrollin institucional dhe zbatimin e ligjit.

Pamjet e transmetuara tregojnë se call center-a që operojnë nga zemra e Tiranës janë përdorur për të mashtruar qytetarë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Gazetari i infiltruar sheh se si aty janë sektorët për të mashtruar italianët, spanjollët, francezët, gjermanët, etj. Kjo e zhvendos çështjen nga një problem i brendshëm në një problem ndërkombëtar, që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në.

Mashtrimet financiare, pastrimi i parave dhe aktivitetet ndërkufitare kriminale janë fusha ku Bashkimi Europian kërkon standarde të larta hetimi, transparence dhe ndëshkimi. Fakti që këto veprime, sipas investigimit, kanë bazë operative në Shqipëri, e vendos vendin nën vëzhgim të drejtpërdrejtë politik dhe institucional.

Në raportet vjetore të Komisionit Europian, Shqipërisë i është kërkuar vazhdimisht forcimi i luftës kundër krimit ekonomik dhe rritja e kontrollit mbi aktivitetet financiare. Rasti i denoncuar nga Le Iene shërben si shembull konkret i këtij dështimi.

Fakti më tronditës mbetet se këto struktura kriminale, të krijuara dhe të patronuara nga Amant Josifi dhe vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama, vazhduan punën e tyre të pashqetësuara, madje duke zaptuar zemrën e kryeqytetit.

Kaq mjafton për të kuptuar se edhe në këtë rast, patronët e këtij krimi, që tejkalon edhe narko-shtetin, nuk janë prekur./Piranjat.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tre fëmijët u gjetën të braktisur në Durrës, babai padit nënën në gjykatë dhe kërkon kujdestarinë

0

Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushteve jo të mira higjeno-sanitare që i kishte lënë nëna e tyre, Blerina Basha, i është drejtuar gjykatës së Durrësit duke kërkuar marrjen e kujdestarisë për 3 fëmijët e mitur.

Gazetari Elton Qyno për Syri.net ka mësuar se kërkesë padia është depozituar në sekretarinë e gjykatës së Durrësit, ku babai i fëmijëve, ka kërkuar heqjen e kujdestarisë së fëmijëve ndaj nënës së tyre dhe kalimin e kujdesit tek babai i tyre, Denis Hajmerraj.

Në kërkesë padi, Hajmarraj ka ngritur një sërë pretendimesh të shoqëruara me prova konkrete, duke argumentuar se ish-gruaja e tij, Blerina Basha, nuk është në gjendje fizike, gjendje sociale, gjendje emocionale dhe gjendje ekonomike për ti shërbyer, kujdesur dhe prindëruar 3 fëmijët e tij.

Denis Hajmerraj, ka depozituar në gjykatë dhe një seri faturash financiare të kryera prej tij në institucione arsimore në Breshia të Italisë, duke shtuar se fëmijët kanë ndjekur rregullisht shkollën në Itali, gjatë kohës kur qëndronin me babain e tyre.

Ndërkohë një sërë videosh, të shkarkuara nga rrjetet sociale “Tik-Tok” dhe “Instagram”, i janë dërguar gjykatës si provë, që tregojnë se Blerina Basha, nuk kujdeset për fëmijët e saj për qëndron Live me burra të tjerë në “Tik-Tok” dhe rrjete të tjera sociale.

Një tjetër argument është dhe fakti i udhëtimeve të shpeshta jashtë shtetit të Blerina Bashës, e cila nuk ka qenë e shoqërua me 3 fëmijët, të cilët i ka lënë të vetëm në banesë dhe është larguar. Për këtë babai ka dorëzua provat nga sistemi TIMS, ku evidentohen udhëtimin e ish-gruas pa prezencën e 3 fëmijëve.

Lidhur me këtë çështje pritet që në ditët në vijim të hidhet shorti elektronik për zgjedhjen e gjyqtarit që do gjykojë rastin e kujdestarisë së fëmijëve të mitur.

Rasti i 3 fëmijëve të prekur nga zgjebja, mori vëmëndje të madhe publike dhe mediatike, pasi fillimisht ata u gjendën nga komshinjtë e pallatit dhe më pas ishte gjyshja e tyre që zbuloi kushtet e tmerrshme higjeno-sanitare, ku jetonin prej disa ditësh të vetëm 3 fëmijët e mitur.

Fëmijët kishin 1 muaj e gjysmë pa shkuar në shkollë. Pas skandalit nëna e tyre, Blerina Basha, u procedua nga policia e Durrësit për akuzën e “Keqtrajtimit të të miturve”.

Ndërkohë rasti ishte referuar më parë nga psikologia e shkollës “Bajram Curri” në bashkinë e Durrësit, për të marrë masa por kjo bashki deri në bërjen publik të rastit nuk mori asnjë masë për trajtimin social të fëmijëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx