Ballina Blog Faqe 99

Vrasja e Jani Aliajt në burg, gazetari grek: Kishte një “kontratë vdekje”

0

Gazetari grek, Panagiotis Stathis, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen Jani Aliajt, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, në burgun e Korydallos.

Sipas gazetarit, 49-vjeçari shqiptar ishte një kriminel mizor që besohet të ketë qenë anëtar i të ashtuquajturës Mafia Greke.

Gazetari tregon se ndaj Aliajt ishte bërë një tjetër atenat më herët në burg, ndërsa ka shtuar se ndaj tij kishte një kontratë vdekje. Për këtë arsye sipas gazetarit, Aliaj ishte transferuar në burgun e grave për tu mbrojtur dhe më pas është dërguar sërishnë burgun e burrave.

“Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pra në burgun e burrave, pa justifikim.” “Dy muaj më parë ai mori sulmin e parë vrasës kundër tij në burg dhe i shpëtoi mezi. Edhe atëherë, edhe pse ishte e qartë se ai do të vritej, nuk u morën masa mbrojtëse. Ai u la aty, ku fusha ishte padyshim e hapur për vrasësit e tij të mundshëm.

Prandaj, është e qartë se ka përgjegjësi si penale ashtu edhe disiplinore. A po kërkohen ata? Nëse do të ndodhte një vrasje në AT, i gjithë departamenti do të shpërbëhej. Tani? A janë ata përgjegjës në fund të fundit spektatorë të krimeve dhe pa asnjë përgjegjësi?”

“Më kujtohet se në vitin 2019, një tjetër i burgosur shqiptar, i cili u akuzua për nxitjen e vrasjes së të ndjerit Michalis Zafeiropoulos, u masakrua nga i pandehuri i tij dhe videoja u bë virale në internet. Përfundimisht, kryeroja dhe drejtori i burgut u pushuan nga puna. Megjithatë, 7 vjet më vonë, me sa duket asgjë nuk ka ndryshuar “, ka thënë gazetari.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

GJKKO e pezulloi nga detyra, sot seanca në Kushtetuese, merret vendimi për Ballukun

0

Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

Mësohet se Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali, këshilltar; Hemioni Braho, shef kabineti; dhe Eriola Shia, drejtoreshë e përgjithshme.

Kuvendi do të përfaqësohet nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi, ndërsa qeveria nga drejtori juridik, Herald Jonuzaj.

Ndërsa dy prokurorët e SPAK për rastin e Ballukut, janë Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë pak më herët GJKKO njoftoi se nuk do të ishte pjesë në seancë.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A keni përgjegjësi për 21 janarin? Berisha: Drejt meje u hodhën plumba e gurë!

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën përgjegjës Edi Ramën për 21 janarin e 15 viteve më parë, ku në protestën e opozitës së asaj kohe u vranë 4 protestues.

Berisha thotë se u rrethua në zyrë dhe se ndaj tij u hodhën plumba dhe gurë, duke theksuar se e gjitha ishte me axhendë politike nga Rama.

“Berisha u rrethua në zyrë. Përgjegjësia ime se unë kisha trajtuar me standardet me demokratike 752 protesta të opozitë pa asnjë cenim. Përgjegjësia ime se hidhnin plumba dhe gurë, e mohoi sot, por janë të dokumentuara, janë në dritare, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Unë nuk blindoja dyer, blind isha vetë nuk e lëshoja zyrën. Nuk bëja këtë frikacak që ia mbath”, tha Berisha.

Sipas Sali Berishës, Edi Rama kërkon të përdor viktimat e 21 janarit, ‘për të shpëtuar Lindën e tij, veten, Mirlindën e tij, Lubinë e tij’

“Unë i kam dhënë të gjitha, kam shkuar edhe në prokurori dhe kam dëshmuar për këtë ngjarje e cila ishte protesta me e dhunshme në historinë e vendit, ishte protesta me axhende politike sic janë dokumentet ndërkombëtare, ishte protesta e paralajmëruar e Edi Ramës se do tejkalohet kushtetuta. Ishte protesta e thirrur mbi bazën e falsifikimit të tmerrshëm të një regjistrimi të bërë nga Dritan Prifti, ku flitej për një shkresë, për një letër të një pronari fitues tenderi për një HEC që e kishte marrë nga gjykata jo nga ne.

Rama është përgjegjës për falsifikimin e dokumentin, për protestën e dhunshëm që thirri, me një axhende politike të përcaktuar. Prano zgjidhjen politike më thotë mua ose do kalohet mbi kufoma. E gjitha kjo, ka një autor kryesor, një organizator kryesor dhe ky është Edi Rama. Janë më shumë se një deklarata të qeverisë amerikane, por edhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë nga polici i thjeshtë tek organizatorët kryesorë. Kjo është e gjitha. Lotët që derdh janë lotët e krokodilit. Rama i solli si mish për top për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj edhe ajo  propozoi dënimet. Edi Rama kërkoi të përdorë këto për të shpëtuar Lindën e tij, veten e tij, Mirlindën e tij dhe Lubinë e tij. Asnjë qëllim tjetër. Kësaj herë kjo katërshe famëzezë është në gjykim jo vetëm në SKAP, por në të gjitha instancat dhe opinionin publik ndërkombëtar. Këto dosjet kanë një emër, dosjet e Edi Ramës. Nga kontaktet që kam kjo është marrë dhe po analizohet kudo”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pasi i dëboi shqiptarët nga Shqipëria, piktori do mund ta ndihmojë spastrimin e Gazës nga palestinezët?!

0

Nga Kim Mehmeti

Siç raportojnë mediat, së shpejti do themelohet Këshilli i Paqes për Gazën, e që ngjan si të ishte projekt izraelo-amerikan që ka për qëllim ‘varrosjen’ përfundimtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e me këtë edhe të gjitha institucioneve të themeluara nga kjo Organizatë.

Me çka bota do vazhdojë të funksionojë njësoj si deri më tani-sipas ligjit të më të fortëve-por tani e rirreshtuar dhe me vetëm një ‘pronar’ që do vendosë në emër të të gjithëve, SHBA-në.

Duke qenë biznesmen që e dinë se ka gjana që nuk shiten, por që mund të blihen me shumë para, Presidenti amerikan ka ftuar të anëtarësohen në ‘klubin e tij’ qindra drejtues botëror që janë të gatshëm të paguajnë ‘bilet hyrëse’ prej një miliardë dollarësh, e nga ku do mund të dalin falas.

Pra, Trampi i ka dërguar ftesë ‘anëtarësimi’ edhe Piktorit, i cili vazhdon ta sundojë Shqipërinë sipas parimit se nuk është i pafytyrë ai që gënjen, por ai që beson dhe se, sikur mos kishte  budallenjtë që besojnë, do zhdukej raca e politikanëve gënjeshtarë.

Dhe duke qenë i bindur se nuk është pakësuar numri i budallenjve që e besojnë, Kryeministri i Shqipërisë sa nuk tha se është i vetmi i përzgjedhur i Trampit, se është strateg për të cilin ka nevojë bota, e me çka u dëshmua sa të pavlerë jemi ne që pohojmë se Shqipërinë e ka bërë vend ku hajdutëria është vlerë politike që të ngjitë lart e më lart në piramidën pushtetmbajtëse. 

Në të vërtetë, si strateg i dëshmuar për ta dëbuar popullin e vet nga vendlindja, ai edhe do mund të jetë shumë i dobishëm në këtë Këshillë. Posaçërisht nëse nuk do ecë siç duhet ndërtimi i paqes dhe nëse do duhet të zbatohet ‘plani’ izraelit për spastrimin përfundimtarë të Gazës nga palestinezët e mbetur pa kulm mbi kokë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çështja e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK: Prokurori më tha se…

0

Xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra me 21 janar të 2011, Mark Nika ishte sot në SPAK ku u takua me prokurorin e çështjes Alfred Shehun për t’u njohur me ecurinë e hetimeve.

Ai foli me gazetarët, ndërsa tha se prokurori i ka konfirmuar se hetimet po ecin dhe kanë përparuar.

Mark Nika theksoi se pret që drejtësinë për nipin e tij ta japë SPAK sa më shpejt të jetë e mundur.

“Erdha për të mësuar ecurinë e hetimeve, sepse jemi palë në proces. Takova prokurorin e çështjes Alfred Shehun. Ai më shpjegoi se hetimet po ecin, kanë përparim. Së kur do të përfundojnë, kjo është një çështje e tyre.

Nuk u futa në hollësi. Ne kërkojmë me insistim që çështja të avancojë. Drejtësinë e kemi kërkuar nga drejtësia, jo nga e vjetra, por tani nga SPAK. Drejtësinë e duam vetëm nga SPAK.”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përveç shkarkimit nga detyra, çfarë tjetër rrezikon gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka

0

Gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka, rezulton e dënuar në Greqi për “falsifikim vizash”, sipas një konfirmimi nga Prokuroria e Përgjithshme. 

Tashmë, dokumentet e administruar nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i janë dërguar për vlerësim Këshillit të Lartë Gjyqësor, struktura përgjegjëse për hetimin disiplinor të gjyqtarëve.

Institucioni kryesor i Akuzës njoftoi zyrtarisht se “në datë 19.01.2026, ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Prokuroria e Përgjithshme nisi hetim të thelluar mbi gjyqtaren Irena Gjoka, mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024.

Çfarë ndodh më pas?

Dekriminalizimi është një proces i ndërlikuar dhe ndërthur brenda vetes elementë të shkeljeve disiplinore dhe penale.

Në rastin konkret, Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar se gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një vendim dënimi të vitit 2005 në Greqi, një vend i Bashkimit Europian.

Ligji për “Dekriminalizimin” e konsideron fshehjen e të dhënave në formular si shkelje të rëndë disiplinore, e cila pasohet me shkarkim nga detyra të subjektit deklarues.

Megjithatë, tashmë rasti pritet të shqyrtohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërkohë që çështja e Irena Gjokës është nën hetim edhe nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas një kallëzimi për falsifikim formularësh, të dorëzuar në maj 2024 nga Partia Demokratike në opozitë.

A është shkelje disiplinore?

Të dhënat zyrtare, tregojnë se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar penalisht nga Gjykata e Janinës me gjobë për “falsifikimin e vizës”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të shqyrtojë të paktën dy elementë thelbësore; (1) A përfshihet dënimi i Irena Gjokës në kushtet e ndalimit të ligjit të Dekriminalizimit; dhe (2) A përbën fshehje, me pasojë shkarkim nga detyra, fakti që gjyqtarja Gjoka nuk e ka shënuar këtë vendim dënimi në formularin e Dekriminalizimit.

Ligji “Për integritetin e zyrtarëve…” (Dekriminalizimi) parashikon se zyrtarët që janë shpallur fajtor dhe dënuar penalisht me një vendim dënimi me burg mbi 6 muaj (pavarësisht nëse ai është pezulluar apo konvertuar), ndalohen të emërohen ose të ushtrojnë funksione publike. Për zyrtarët që janë në detyrë dhe gjenden në këto kushte, ata shkarkohen nga detyra.

Ndërkohë, Irena Gjoka rezulton se është dënuar me gjobë nga Gjykata e Janinës. Pra, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojë nëse gjyqtarja është ose jo në kushtet e ndalimit.

Por, pika më e rëndësishme e shqyrtimit të KLGJ-së pritet të jetë diskutimi nëse do të konsiderohet ose jo shkelje disiplinore fakti që Irena Gjoka nuk e ka shënuar këtë vendim në formularin përkatës. Në raste të ngjashme, zyrtarë të ndryshëm, përfshirë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, janë larguar nga detyra dhe kanë humbur mandatin, për shkak të “refuzimit” ose “fshehjes” së një dënimi penal, pavarësisht llojit të dënimit.

A është shkelje penale?

Në maj të vitit 2024, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për veprën penale të “falsifikimit të formularit” të Dekriminalizimit.

Rasti iu përcoll më tej SPAK-ut, si struktura kompetente për hetimin e gjyqtarëve të posaçëm.

Thelbi i hetimit është nëse gjyqtarja Gjoka ka kryer falsifikimin e formularit, duke mos e deklaruar vendimin e dënimit nga Gjykata e Janinës në vitin 2005.

Gjyqtarja Gjoka ka dorëzuar formularin e Dekriminalizimit në vitin 2016, menjëherë pas nisjes së zbatimit të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të zyrtarëve që zgjidhen, emërohen ose kryejnë funksione publike”.

Neni 190 i Kodit Penal parashikon se “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.

Kjo vepër penale, e cila ka dënimin maksimal 4 vjet burgim, parashkruhet brenda 5 viteve, nëse nuk konstatohet nga momenti i kryerjes ose nuk është vendosur dënimi me vendim të formës së prerë.

Pra, në rastin e Irena Gjokës, vepra penale, edhe nëse konstatohet, duket se është parashkruar 5 vjet pas kryerjes së saj, në vitin 2021.

Megjithatë, në rastin konkret, ka një situatë specifike, e cila mund të vlerësohet nga Prokuroria e Posaçme e mund të arrihet në përfundimin se nuk është parashkruar.

Gjyqtarja Irena Gjoka, faktin e dënimit në Greqi e ka fshehur, si në formularin e Dekriminalizimit, po ashtu edhe gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetingut).

Gjyqtarja e Posaçme, Gjoka, u konfirmua në detyrë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) në Shkurt të vitit 2020. Në vijim, Komisioneri Publik ushtroi ankim mbi atë vendim. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), në 14 qershor 2022, vendosi përfundimisht konfirmimin në detyrë të saj.

Nga kjo rrethanë, kuptohet qartësisht se Irena Gjoka, nëpërmjet mosdeklarimit të dënimit në Greqi, ka fshehur (ka përdorur) rrethana të rreme në mënyrë të vazhdueshme, të paktën deri në qershor 2022, kur ajo ka marrë konfirmimin përfundimtar nga KPA.

Në rast se ajo do të kishte deklaruar vendimin e dënimit penal në Greqi, me shumë mundësi, do të ishte shkarkuar nga trupat e Vetingut, për mos-përmbushjen e kriterit të integritetit personal.

Me qëllim shmangien nga shkarkimi, Irena Gjoka ka fshehur/refuzuar për të informuar institucionet zyrtare për dënimin penal nga Gjykata e Janinës, duke përdorur rrethana të rreme deri në vendimin përfundimtar të KPA-së. Ç’ka do të thotë se, Prokuroria e Posaçme, mund të konstatojë se Irena Gjoka ka kryer falsifikim dokumentash deri në qershor 2022.

Në një rast të tillë, vepra penale e konsumuar nga Irena Gjoka tashmë do të ketë afat parashikrimi vitin 2027 dhe, rrjedhimisht, ajo mund të përballet me procesin gjyqësor penal për “falsifikim formularësh”./Boldnews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Jared Kushner dhe Ivanka Trump mbërrijnë në qytetin e Vlorës, diskutime mbi projektin e Sazanit

0

Dhëndri i Donald Trump, Jareed Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump, kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve, Kushner dhe Trump janë parë të shoqëruar me delegacion, nën masa të rrepta sigurie, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Burime për mediat bëjnë me dije se aty do të zhvillohet një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Sipas informacioneve do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së

0

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është emëruar drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Vendimi është marrë mëngjesin e kësaj të mërkure, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Gjylameti zëvendëson në këtë detyrë Manush Kullolli, i cili ishte drejtues i AKU-së që prej marsit të 2025-ës. Ky i fundit u komandua në këtë pozicion, për shkak se drejtuesi i mëparshëm Olsi Komici, iu fut garës për deputet.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Gjylameti e humbi mandatin në Tiranë me një diferencë të ngushtë me vetëm 148 vota më pak kundrejt koleges socialiste Olta Xhaçka. Madje, Gjylameti iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

GJKKO dënon Agron Shehajn për fyerje ndaj Adriatik Lapajt

0

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të fyrjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Shehaj u shpall fajtor për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve. Sipas vendimit, akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Kujtojmë se Adriatik Lapaj e kishte paditur Agron Shehajn për shpifje, në lidhje me deklarata publike të këtij të fundit, ku ka pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit. Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 4.5 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e një grupi kriminal. Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot 21 Janari, Rama: Këto janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar

0

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e homazheve për 21 janarin kujtoi sesi ndodhi ngjarja e rëndë, ku 4 qytetarë u vranë në protestën e opozitës së asaj kohe.

Sipas Ramës, ky është një krim i rëndë shtetëror, që akoma dhe sot nuk po gjen drejtësi, ndërsa theksoi se cdo vit ai vjen me një “gur në zemër që rëndohet më shumë”.

“Vetëm zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del dritat e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie të madhe sesa më i madh bëhet çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të 4 dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj për mos ardhjen e drejtësisë, 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin j anë 15 vjetet për një padrejtësi të madhe, jo vetëm për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, Ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëshpërim dhe poshtërim”, tha Rama.

Rama akuzoi Berishën, se dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

“Njeriu i futur nga populli në zyrën e kryeministrit kishte lëshuar kushtrimin e një përgjigje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.

Kujtoj se kur së bashku me Pandeli Majkon dhe disa shokë të tjerë po kalonim urën e Bulevardit, një autoblindë u shfaq në horizont dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi njerëzit pa nisur akoma protesta, duke na zmbrapsur nga parku Rinia. Rrëmuja e provokuar e ktheu protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve dhe forcave të rëndit.

Protesta doli jashtë kontrollit. Për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e kryeministrisë.  

Tytat e pushkëve u ulen drejt trupat e postuesve dhe m orën jetët e 4 të pafajshëm duke plagosur edhe disa të tjerë, pasojë fatale e mendjes kriminale“, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx