Ballina Blog Faqe 98

KF Tirana në zi, humb jetën vajza e futbollistit bardheblu

0

Vajza e futbollistit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm klubin kryeqytetas, por edhe gjithë komunitetin sportiv në vend.

Lajmi i hidhur u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar nga klubi i Tiranës, i cili shprehu dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e plotë me lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment tepër të vështirë. Sipas deklaratës së klubit, e gjithë skuadra, stafi teknik dhe drejtuesit janë në zi dhe pranë Freddy Alvarez, duke ndarë me të dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit bardheblu.

Pas publikimit të këtij njoftimi, reagime të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga klube të tjera, sportistë, figura të futbollit shqiptar dhe tifozë, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për Freddy Alvarez dhe familjen e tij në këtë periudhë zie. Mesazhet kanë qenë të mbushura me dhimbje, respekt dhe empati për një humbje kaq të rëndë njerëzore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gruaja e gjyqtarit Astrit Kalaja flet për herë të parë: Tragjedia jonë ka autor dhe fajtor

0

Për herë të parë në një dalje publike, Valbona Kajala, gruaja e gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra në sallën e gjyqit, ka rrëfyer për jetën, Astritin, drejtësinë, padrejtësinë, momentet e bukura që kujton, por edhe çastin e lajmit të keq.

Në një bisedë në ZëmeMirën Podcast, Valbona Kalaja thotë se tragjedia e familjes së saj nuk ka vetëm autor, por edhe fajtor. Një sistem drejtësie që tejzgjat proceset gjyqësore, për të cilin edhe bashkëshorti i saj kishte rezerva.

“Populli ka kaluar shumë peripeci gjyqesh, vonesa gjyqesh në këtë vend jo ndoshta dhe krejt për faj të gjyqtarëve, por edhe për faj të sistemit.

Ligjet që u vunë fill pas ’90-ës sepse kemi jetuar në një sistem tjetër me disa ligje të tjera dhe u përballëm tani me pronat e krejt ligje të tjera. Ndoshta populli kishte të drejtë. Edhe ai vetë si gjyqtar e shfaqte këtë. Populli është gjynah se i shkojnë me vite gjyqet”, thotë Valbona në ZëmeMirën.

Ajo flet për bisedat e bukura që bënte me bashkëshortin, për ditën e fundit kur e përcolli tek dera, detaje që i ka memorizuar mirë për të mos i harruar kurrë.

Valbona Kalaja tregon edhe për vetingun, një periudhë e vështirë për familjen, gëzimin e ditës kur Astriti e kaloi vetingun, një bekim që sot e konsideron mallkim.

“Ndoshta do të kish qenë më mirë të mos e kishte kaluar”, thotë sot me pendesën se të paktën do ishte gjallë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arsimi i lartë, sfida, kuotat bosh: Të gjithë drejt Mjekësisë, pak drejt mësuesisë!

0

Arsimi i lartë në Shqipëri po përballet me një paradoks të thellë: auditorë bosh, ndërsa të rinjtë largohen ose grumbullohen vetëm në pak degë “të sigurta”. Mes kuotave të paplotësuara, emigrimit masiv dhe programeve që rrezikojnë mbylljen, universitetet po humbasin lidhjen me realitetin demografik dhe tregun e punës. Shifrat zyrtare, ekspertët dhe zërat nga brenda sistemit zbulojnë një krizë strukturore që prek jo vetëm arsimin, por të ardhmen e vendit.

Esmeralda është nxënëse me nota të larta, e cila paralelisht me gjimnazin po kryen edhe dy kurse të gjuhëve të huaja, gjermanisht dhe italisht, pasi anglishten e zotëron shkëlqyeshëm.

“Dua të studioj jashtë, ime më dëshiron në Gjermani, por unë vetë adhuroj Italinë. Dua të studioj për informatikë ekonomike, ime më është mësuese matematike.”

Dy breza që dëshmojnë sesi ka ndryshuar orientimi drejt studimeve.

Edhe shoqëria shqiptare vitet e fundit ka përjetuar, ngjashëm me vendet e Perëndimit, një transformim të shpejtë të diktuar nga teknologjia, globalizimi dhe lëvizjet masive demografike.

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor, por një nga fushat ku pasojat janë më të dukshme dhe më shqetësuese është arsimi i lartë. Më shumë se kurrë, për fat të keq, po “eksportojmë” studentë jashtë vendit.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është: a u përgjigjen universiteteve në Shqipëri ndryshimeve që po ndodhin?

Universitetet shqiptare po përballen gjithnjë e më shpesh me kuota bosh, degë studimi në rënie dhe programe që rrezikojnë mbylljen, duke reflektuar jo vetëm zgjedhjet e të rinjve, por edhe krizën strukturore të sistemit arsimor, i cili ka çaluar të ecë me “hapin e kohës”.

Raporti i Qendrës së Shërbimeve Arsimore për vitin akademik 2024–2025 mbi procesin e pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë na tregon se në çfarë gjendje ndodhemi sot. Edhe pse oferta akademike mbetet e gjerë, një pjesë e konsiderueshme e kuotave nuk plotësohet, ndërsa interesimi i maturantëve për disa fusha studimi vijon të bjerë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti akademik u ofruan gjithsej 593 programe studimi, nga të cilat 329 nga universitete publike dhe 264 nga institucione jopublike. Prej tyre, 99 programe janë dyvjeçare me karakter profesional, të konceptuara për ta afruar arsimin e lartë me tregun e punës. Këto programe synojnë t’u përgjigjen zhvillimeve të sektorëve si turizmi, teknologjia, shërbimet dhe ekonomia, të cilët po ndryshojnë strukturën e punësimit në vend.

Në total, për ciklin e parë, programet profesionale dyvjeçare dhe programet e integruara të ciklit të dytë, u ofruan 32 177 kuota. Megjithatë, vetëm 66.92% e tyre u plotësuan me regjistrime, duke lënë rreth 33% të kuotave bosh. Një situatë e ngjashme reflektohet edhe në sektorin jopublik, ku shkalla e mbushjes së kuotave ishte 63.30%. Ky hendek mes ofertës dhe kërkesës ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin afatgjatë të arsimit të lartë dhe përshtatjen e tij me lëvizjet demografike të vendit.

Sipas Prof. As. Dr. Ndriçim Mehmetit, fenomeni i kuotave bosh nuk mund të shihet i shkëputur nga kriza e përgjithshme që po përjeton shoqëria shqiptare.

“Kuotat bosh tregojnë në tërësi një mungesë të theksuar të numrit të të rinjve që përfundojnë shkollën e mesme dhe njëkohësisht janë shenjë alarmuese e krizës që po mbërthen arsimin shqiptar,” thekson ai.

Sipas Mehmetit, kjo lidhet edhe me orientimin e të rinjve drejt programeve që u japin mundësi punësimi në tregun ndërkombëtar, si mjekësia dhe teknologjia e informacionit, më shumë sesa në tregun vendas.

Edhe Kryeministri Rama u ndal disa ditë më parë në Konferencën e Rektorëve te nevoja e një reformimi të sistemit arsimor.

“Sfida është hajde t’i riorganizojmë në një sistem shumë më kompetitiv, të besueshëm dhe shumë më të gatshëm për të përballuar të gjitha ato që do të vijnë me anëtarësimin në BE. Universiteti është aleati më i rëndësishëm i vetë vendit në një proces si ky.”-u shpreh ai

Raporti konfirmon se universitetet publike vijojnë të jenë zgjedhja kryesore e maturantëve shqiptarë. Universiteti i Tiranës kryeson listën me 15.49% të totalit të regjistrimeve, duke ofruar njëkohësisht numrin më të madh të kuotave, ndërsa pas tij renditet Universiteti i Durrësit me 8.27%. Disa institucione arrijnë pothuajse mbushjen e plotë të kuotave, si Akademia e Sigurisë, Akademia e Forcave të Armatosura dhe Universiteti i Mjekësisë, me nivele mbi 97%.

Prej vitesh, degët e mjekësisë janë ndër më të kërkuarat në vend. Nota mesatare e studentëve hyrës në Universitetin e Mjekësisë arrin në 9.08, më e larta në rang kombëtar. Megjithatë, ky interes i lartë nuk përkthehet në një përmirësim të situatës së sistemit shëndetësor shqiptar. Shqipëria vazhdon të përballet me mungesë mjekësh, për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Sot, një i ri zgjedh profesionin jo thjesht për pasion, por për të ndërtuar jetën e tij. Profesionet që kërkohen në Europë i japin mundësinë të vuajë më pak dhe të ketë më shumë dinjitet,” shprehet Mehmeti, duke nënvizuar se zgjedhja e degës është në fakt zgjedhje e jetës.

Në anën tjetër të këtij fenomeni janë degët e mësuesisë, të cilat po pësojnë një rënie shumë të madhe. Nga 593 programe studimi, vetëm 65 i përkasin fushës së mësuesisë dhe vetëm 1 408 studentë janë regjistruar në to, ose 6.53% e totalit. Pedagogia dhe ekspertja e arsimit Lili Sula e përshkruan situatën si alarmante.

“Degët e mësuesisë janë në rënie të fortë përvitshme. Në shumë universitete rajonale, këto programe mbahen me më pak se 10 studentë, ndërkohë që formalisht duhet të ishin mbyllur,” thekson ajo.

Sipas Sulës, shkaqet janë të shumta, si emigrimi masiv i të rinjve, trajtimi financiar i ulët i mësuesve, mungesa e sigurisë së punësimit dhe një sistem punësimi i centralizuar dhe i politizuar. “Mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon. Kjo e bën profesionin jo atraktiv për brezat e rinj,” shton ajo.

Kriza është edhe më e thellë në degët albanologjike, si Gjuhë-Letërsi, Histori dhe Gjeografi. Sula i konsideron këto degë pasuri kombëtare dhe thekson se mungesa e mbështetjes shtetërore po i çon drejt zhdukjes. “Këto janë degë të identitetit tonë kombëtar. Shteti duhej t’i mbronte, edhe me kosto financiare, por kjo nuk ka ndodhur,” shprehet ajo.

Ndërkohë, Ndriçim Mehmeti e sheh problemin si mungesë të theksuar vullneti politik dhe shoqëror për arsimin. “Nuk ka debat serioz mbi arsimin, kulturën dhe shkencën. Arsimi është një nga hallet e fundit për politikën shqiptare,” thekson ai, duke shtuar se buxheti i arsimit mbetet larg nevojave reale të sistemit.

Të dy ekspertët bien dakord se ndryshimi i kurrikulave nuk mjafton për të zgjidhur krizën. Zgjidhjet kërkojnë politika afatgjata, duke nisur nga mbështetje financiare për studentët e mësuesisë, rritje të pagave, rikthim të statusit të mësuesit, investime në kërkim shkencor dhe një lidhje reale mes universiteteve dhe tregut të punës.

Me gjithë kuotat që nuk arritën të plotësohen, kur vjen puna te buxheti që është i përcaktuar për këto kuota, nuk ka asnjë shpjegim.

ACQJ ju drejtua zyrtarisht Rektoratit të Tiranës për tëditur se çfarë ndodh me këtë buxhet, kur kuotat mbeten bosh, por deri tani, nuk është dhënë asnjë përgjigje nga ky institucion.

Në tërësi, të dhënat e vitit akademik 2024–2025 tregojnë njësistem arsimi të lartë me ofertë të gjerë, por me problematikaserioze strukturore. Kuotat bosh nuk janë thjesht shifra në njëraport zyrtar, por tregues i një shoqërie që po humbet të rinjtë e saj dhe po dështon të ndërtojë një vizion afatgjatë për arsimindhe zhvillimin e vendit./acqj.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares, flet për herë të parë Altin Çoku: Çdo natë laj jastëkun me lot

0

Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ka folur nga burgu për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores, Evis Ahmeti. Çoku ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se instritucionet e vendit tonë kanë kryer padrejtësi ndaj tij.

A ka kërkuar që çështja e viktimës Sibel Abedinit të zbardhet duke përfshirë vënien në dispozicion të të gjitha mesazheve të shkëmbyera. Altin Çoku ka deklaruar se fotografia që qarkullon në rrjetet sociale është e montuar dhe se ajo është realizuar pasi Sibela i ishte afruar në tavolinë dhe i kishte kërkuar të bënin një foto.

“Më është bërë padrejtësi e madhe nga shteti shqiptar. Unë kam kërkuar të zbardhet çështje në themel e Sibela Abedinit, të vihen në dispozicion të gjitha mesazhet. Jam i gatshëm të bëj publike të gjitha mesazhet. Në jemi njohur në një lokal. Ato fjalë që ka dhënë Daniela nuk janë të vërteta.

I shpreh ngushëllimet familjes Abedini. Por nuk është asgjë e vërtetë Më ka ardhur në tavolinë, më tha a mund të bëjmë një foto, po i thashë. Ajo fotoja që është publike është e montuar. Unë e kam shpirtin plagë, sepse mediat kanë hedhur baltë mbi familjen time. Unë nuk ka natë që nuk e laj jastëkun me lot. Unë nuk flas me familjen time, unë nuk kam fytyrë të flas.

Kemi pasur një lidhje, por jo lidhje intime. Kemi shkëmbyer disa mesazhe. Kur ka dalë fotoja në tik tok kam qenë Live. Më ka shkuar Sibela dhe më ka thënë, ca është? I kam thënë ‘duan të ba bëjnë gropën dy dhe mua, kanë publikuar foton tonë të montuar.”, tha Altin Qoku.

Një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë. Çoku akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të nënës 27-vjeçare.

Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz. Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në “Tik- Tok”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

0

Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet në lidhje me sekuestrimi e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në programin e transparencës, pyetjes se nëse Ilir Prodës i është sekuestruar telefoni, SPAK ka kthyer përgjigje duke u shprehur:

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thotë SPAK./oranews.tv

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Je pastor apo politikan”, Malaj acarohet me Gogun

0

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u përplas në ‘Top Story’ me ish-ministrin socalist të Financave Arben Malajn teksa diskutonin se çfarë fiton apo humbet Shqipëria nga pjesëmarrja në Bordin e Paqes.

Teksa Gogu po fliste me superlativa për “arritjet e Ramës” ndërhyri Malaj dhe tha se qeveria e tij vlerësohet negative nga gjithë raportet ndërkombëtare dhe i rikujtoi mbi 140 mln euro që BE i bllokoi pas skandalit me fondet e AKSHI-t.

Malaj u acarua teksa gjatë debatit Gogu i tha se Rama është edhe kryeministri i tij dhe e përfaqëson, ndërkohë që ish-ministri reagoi menjëherë me tone të larta doke e mohuar kategorisht që Rama ta përfaqësojë.

Debati:

malaj: ne kemi arritur në një pikë që s’duam ti dëgjojmë më nderkombëtarët. Jep BE mbi 140 mln euro për bujqësinë, sapo ndodhi skandali i AKSHI-t të bllokoi. Ku e shof unë fuqinë e ramës, , kur vendin im është i vetmi vend që i bllokohen 140 mln euro.

Gogu:  Ju po bëni atë udhëtimin e atij nipçes që ja bënte gjyshit nga ndërzimi artificial te lufta në Vietnam.  S’të ndjek dot se po flasim për Bordin e Paqes

Malaj: Je pastor apo politikan, lere ndërzimet dhe gjëegjezat. Ki rrespekt për vetveten. me gjaegjeza do ta bëjmë debatin

Gogu: Po çlidhje ka me Bordin e Paqes. Juve po thoni që duhet të marri nga Bordi i Paqes, çfarë do marri zgjidhje për AKSHI-n…

Malaj: kryeministri jot…

Gogo: Jo jo, kryeministri është i imi, i juaji, i gjithë shqiptarëve që e kanë votuar

Malaj: Jo e kanë votuar një pjesë e shqiptarëve

Gogu: Por sot të shërben edhe ty

Malaj: Jo mua nuk më shërben fare dhe ja kam thënë në sy

Gogu: Do na përfaqësojë, edhe non gratën do ta përfaqësojë

Malaj: nëse rritet repurtacioni i Presidentit dhe kryeministrit ka përtifime edhe vendi. Ju po e mitizoni Ramën, por do e shihni edhe koston e mitizimit të tij. E dyta, nëse bllokohen fondet e BE ka lidhje me kredibilitetin e Ramës. Mos e mitizoni Ramën se ka arritje të mëdha sepse fati i Shqipërisë s’ka patur lidhje me Ramën.

Nëse ju e ngrini Ramën dhe qeveria e Ramës vlerësohet negative nga gjithë raportet ndërkombëtare ka një kontraditë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do bëjë paqe me Adriatik Lapajn? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

0

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i pranishëm në panelin e studios së “Kjo Javë”, në News 24” mbrëmjen e sotme, foli edhe për një paqe të mundshme politike me kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, që gjithashtu ishte në lidhje online me studion, ku u diskutua për çështjen “Balluku” në Kushtetuese.

I pyetur nëse do bënte paqe me Lapajn, Shehaj tha se vendimi i Gjykatës ishte i qartë, se ai nuk kishte shpifur.

“Nuk ka nevojë për paqe në fakt, u sqarua me vendim Gjykate, ku gjoja unë kisha shpifur se ai kishte marrë para nga krimi i organizuar apo ishte i papërlyer”, tha Shehaj.

Këmbënguljes së moderatores ai iu përgjigj se interpretimin e vendimit të gjykatës mund ta bëjë gjithsecili, por me rëndësi ishte se kush kishte gënjyer dhe kush tha të vërtetën.

“Ky ishte vendimi i gjykatës, një interpretim tjetër jepeni ju. Njerëzit duhet të dinë kush ka gënjyer dhe kush ka thënë të vërtetën. Kaq është”, tha Shehaj.

Ditë më parë Gjykata e Posaçme vendosi se Shehaj nuk kishte shpifur ndaj Lapajt në lidhje me deklaratat e bëra para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Rama është kriminel i implikuar në vrasje

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në emisionin Opinion, akuzoi rëndë kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ai është “kriminel i implikuar në vrasje”.

Sipas Berishës, Ergys Agasi nuk lëvizte asnjë milimetër pa miratimin e Ramës, duke theksuar se çdo veprim i tij ishte i koordinuar dhe i kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri.

Ta kemi shumë të qartë. Ai (i referohet Ramës) është një kriminel, ta dish një gjë. Është i implikuar me dokumente edhe në vrasje.

Ergys Agasi nuk lëvizte asnjë milimetër pa të. Ergys Agasi ishte goja e tij, mendja e tij, shpirti i ti i zi”, u shpreh Berisha.

Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e fondeve publike në AKSHI.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka qenë pjesë kyçe e një skeme të organizuar abuzimi me tendera, përmes procedurave fiktive dhe faturimeve të rreme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar Agasin si një nga njerëzit më të afërt të Ramës, duke pretenduar se ai ka pasur akses të drejtpërdrejtë në ambientet e Kryeministrisë dhe ka marrë pjesë në takime informale, jashtë çdo funksioni zyrtar.

Sipas Ahmetajt, Agasi ka shërbyer si ndërmjetës i interesave të paligjshme dhe si koordinator në prapaskenë, duke vepruar nën mbrojtje politike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado.

Në këtë padi, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror.

Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni.

Veliaj thotë se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në atë kohë.

Kujtojmë se Veliaj edhe më herët ka ngritur akuza ndaj prokurorit Dado, ndërsa i ka kërkuar ILD-së dhe KLP-së të nisin hetim ndaj tij dhe ta pezullojnë nga detyra.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Ishullin e Sazanit, ja kam ofruar edhe unë Berlusconit, por…

0

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita do të mbështesë zhvillimin e bregdetit të Zvërcenit dhe ishullit të Sazanit nga familja e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se zhvillimi i ishullit është i vështirë dhe se kërkohen fonde të mëdha. Lideri i opozitës akuzoi Ramën se po tenton ta shfrytëzojë politikisht investimin, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë shqiptare nuk e firmosi dhënien e ishullit para se Donald Trump të zgjidhej President.

Berisha tregoi një detaj duke shtuar se kur ishte kryeministër ia kishte ofruar ishullin e Sazanit ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi i cili kishte bërë gati edhe projektin, por që gjithçka u anulua për shkak të krizës ekonomike që përfshiu Europën.

Sali Berisha: Zvërceni është një aferë private, me pronarë, nuk di të jetë dhënë publike aty. Sa i përket Sazanit, deklarata ime është kjo; ne mbështesim investimet amerikane por natyrisht ky e bëri atë për influencë politike. E sigurt që dështoi sepse po të mos dështonte nuk merrte përsipër të përpiqej të bëntë gazin e dheut presidentin e SHBA në një samit që u bë kryelajmi i atij samiti. Sazanin ai e dha. Zvërneci është investim privat. Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar se nuk është kaq, në kohën që bëmë vlerësimin, ishte një ishull aspak i lakmueshëm. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, por ra kriza, mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi. Bëri një projekt shumë të mirë, por ra kriza financiare. Nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Fondet janë shumë të mëdha. Sipas asaj që kam dëgjuar janë 2 mld euro të fondit sovran arab. Nëse bëhet nuk kam kundërshtim. Ky gjeti Jared Kushner i cili erdhi me një fond shumë të madh. Ky mashtroi sepse nuk e firmosi para zgjedhjes së Presidentit Trump. U përpoq deri në fund që ta përdorë atë të paktën për një fotografi me Lindën. E dini çfarë tha mbrëmë, të paktën një fotografi edhe me Lindën të kemi, por ajo nuk ndodhi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx