Ballina Blog Faqe 97

Durrës/ Babai godet me thikë vajzën në rrugë, plagoset edhe një kalimtar

0

Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. A2 CNN raporton se policia është njoftuar që babai ka goditur me thikë vajzën. Mesohët se Mikel Ndoj ka goditur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit i cili ka ndërhyrë në momenitn që babai ka plagosur me thikë vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12. Nuk dihen ende rrethanat apo motivi i këtij krimi. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Jep dorëheqjen Dallëndyshe Bici

0

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit politike dhe hetimore që lidhen me emrin e saj.

Publik.al raporton se dorëheqja ishte kërkuar rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi është shtyrë deri në këtë moment për arsye të brendshme institucionale.

Sipas të njëjtave burimeve, ndaj Bicit ekziston një dosje e hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ndodhet ende në fazë verifikimi dhe nuk ka pasur deri tani një komunikim zyrtar nga organi i akuzës.

Pritet që në ditët në vijim të ketë sqarime zyrtare lidhur me dorëheqjen dhe zhvillimet e tjera që lidhen me këtë çështje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja e Jani Aliaj në burgun grek, autori dyshohet një shtetas shqiptar

0

Autoritetet greke dyshojnë se autori i vrasjes së Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, është shqiptar dhe 28-vjeçari grek që e mori përsipër krimin.

Sipas mediave greke, hetuesit janë fokusuar te 44-vjeçari shqiptar, Xhuliano Halili, i transferuar së fundmi në burgun ku qëndronte në një qeli pranë Aliajt.

Ai dyshohet për vrasjen brutale të dy shqiptarëve, babë e bir. Policia helene, dyshon te 44-vjeçari pasi atij i janë konstatuar plagë me thikë, gjë që tregon se mund të ketë pasur përleshje me Aliajn.

Mësohet se çështja është në pritje të rezultateve laboratorike për të finalizuar identifikimin e autorit të vrasjes së rëndë brenda burgut grek.

Kush është Xhuliano Halili, i njohur si “Niko”?

Xhuliano Halili, 44 vjeç nga Tepelena, i njohur si “Niko”, është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi si vrasës me pagesë. Ai akuzohet për vrasjen brutale të dy shqiptarëve, babë e bir, në Kalamata në vitin 2011. Fëmija ishte 3 vjeç. Ai akuzohet gjithashtu dhe për disa vrasje të tjera me pagesë ndaj shtetasve grekë në vitet 2008–2009.

Halili u arratis nga burgu në vitin 2018, por u kap shpejt. Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, vrau një të dënuar tjetër dhe plagosi një tjetër.

Emri i tij u përmend edhe në hetimet për vrasjen e kushëririt të tij në vitin 2022 në Greqi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Artan Hoxha dorëzon në SPAK audiopërgjimin origjinal të 21 janarit

0

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Hoxha ka dorëzuar në SPAK audiopërgjimin origjinal në lidhje me “21 Janarin”.

Ngjarja e 21 janarit 2011 shënon një nga episodet më të rënda të dhunës politike në vend, kur gjatë një proteste të PS-së para godinës së Kryeministrisë, u qëlluan për vdekje katër protestues nga Garda e Republikës. Viktimat ishin Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Në kuadër të hetimeve të rihapura, SPAK ka marrë më herët dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi, si edhe të disa zyrtarëve të tjerë të përfshirë në zinxhirin institucional të asaj kohe.

Prej 15 korrikut 2024 dosja hetimore është në duart e prokurorëve të SPAK.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U arrestua gjatë protestës së PD, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit pas daljes nga komisariati

0

Djali 14 vjeçar i cili u shoqërua nga policia pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike ku u lënduan 11 efektivë policie ka dalë nga ambientet e Komisariatit nr 1 duke shpjeguar se si u kap nga forcat e rendit.

“Isha në xhami. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Ika unë dhe isha tu pa policët. Më erdhën 5 civila. Më kanë kthyer duart, me futen prangat, me ulën poshtë xhamisë, më gjuajtën dhe më sollën këtu. Ndenja këtu 2-3 orë . I kam dhënë mbiemër dhe bënin ca letra. Nuk e di se çfarë po bënin! Më erdhën disa deputetë si quhen ata, dhe ata më nxorrën.”

Minoreni ishte në mesin e 23 protestuesve të Partisë Demokratike, të cilët, u shoqëruan në Komisariatin numër 1 pasi sipas policisë, u konstatuan se kanë gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Diella” dhe iluzioni i një shteti modern

0

Qeveria u përpoq të tregojë një histori të bukur për teknologjinë dhe modernitetin, por realiteti po tregon një tjetër histori: të një shteti që ka investuar shumë për t’u dukur digjital, por jo aq sa duhet për të qenë realisht funksional.

Kur qeveria prezantoi së fundmi “Diellën” si ministren e Inteligjencës Artificiale, ishte një lëvizje e zgjuar për imazh: një simbol i epokës digjitale, i një shteti që pretendon të jetë në pararojë të teknologjisë, duke tërhequr vëmendjen e mediave kombëtare e ndërkombëtare.

Por edhe atëherë u tha se testi i vërtetë nuk do të ishte avatar-i, por funksioni. Në fakt, shumë shpejt u bë e qartë se problemi nuk është “Diella” në vetvete.

Ajo është vetëm faqja e fundit e një libri të shkruar prej vitesh: libri i një marketingu gjigant digjitalizimi që ka gëlltitur qindra miliona euro, pa arritur të krijojë një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm për qytetarin dhe biznesin.

Digjitalizimi i administratës publike dhe kalimi i të gjitha shërbimeve online nuk ka nisur dje. Ai është shpallur prioritet strategjik prej më shumë se një dekade.

Prej vitesh, çdo qeveri ka folur për kalimin e shërbimeve online, për eliminimin e sporteleve, për luftën ndaj korrupsionit përmes teknologjisë. Në letër, kjo duhet të sillte një administratë më të vogël, më efikase dhe më pak të kushtueshme.

Në praktikë ka ndodhur e kundërta: numri i punonjësve në administratë është rritur, paralelisht me alokimin e shpenzimeve të mëdha për sistemet digjitale.

Shteti shqiptar sot ka më shumë serverë, më shumë platforma, më shumë kontrata IT, por edhe më shumë nëpunës, po çuditërisht biznesi dhe individët nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje kur hasin në probleme, madje janë mbyllur apo bërë jofunksionalë kanalet tradicionale të paraqitjes së ankesave dhe problemeve.

Vetëm në katër vitet e fundit, rreth 500 milionë euro janë shpenzuar për e-qeverisjen, ndërkohë që në dhjetë vite, administrata është zgjeruar me rreth 20 mijë punonjës, kur për të njëjtën periudhë popullsia është ulur me 420 mijë persona. Edhe buxheti për sistemet që sot grupohen nën ombrellën e “Diellës” vijon të rritet me ritme të shpejta.

Në teori, një investim i tillë duhet të kishte prodhuar një sistem që funksionon pa u ndier, si ajri, nuk e sheh, nuk e ndjen po është aty për të të dhënë frymëmarrjen.

Në realitet, qytetarët dhe bizneset po përballen me një sistem që bie, ngrihet, bllokohet dhe zhduket, duke lënë pas pasiguri, penalitete dhe humbje kohe.

Nuk ka asnjë dyshim që digjitalizimi është një përqasje novatore dhe ka sjellë lehtësi të shumta si për individët, ashtu dhe për bizneset. Por sisteme të tilla duhet të ngrihen me përgjegjshmëri, garanci për mirëfunksionimin dhe siguri maksimale.

Kur këto kanale nuk funksionojnë, nuk bllokohet vetëm një aplikacion, bllokohet aktiviteti ekonomik, bllokohen procedurat ligjore, bllokohet mundësia për të qenë në rregull me shtetin. Dhe në shumë raste, biznesi dhe qytetari nuk merr asnjë sqarim: as nga platforma, as nga administrata, as nga institucionet që e kanë ndërtuar sistemin.

Më e rënda është se ndërsa sistemi dështon, përgjegjësia zhduket. Qeveria vazhdon të shpenzojë para publike për kontrata, mirëmbajtje dhe “përmirësime”, por kur shërbimi nuk punon, kostoja bie mbi qytetarin: gjoba, penalitete, vonesa, pasiguri juridike.

Një shtet që të ekspozon ndaj rrezikut, për shkak të dështimeve të veta teknike, nuk po ofron shërbim publik; po transferon riskun e paaftësisë së vet tek individi.

Në këtë kontekst, hetimet e fundit të SPAK për procedurat e AKSHI-t dhe dyshimet për abuzime me tendera nuk janë thjesht çështje penale. Ato janë një pjesë kyçe e shpjegimit pse sistemi digjital shqiptar është i shtrenjtë, por i brishtë.

Nëse fondet e e-qeverisjes janë përdorur jo për të ndërtuar arkitekturë të fortë, por për të ushqyer skema dhe interesa, atëherë rezultati i sotëm, si platforma që nuk rezistojnë, apo shërbime që bien dhe qytetarë që mbeten pa zgjidhje, nuk janë më aksidente. Janë pasojë.

“Diella”, në këtë kuptim, është vetëm një detaj i fundit, një shtresë e re mbi një strukturë të vjetër që ka probleme themelore.

Qeveria u përpoq të tregojë një histori të bukur për teknologjinë dhe modernitetin, por realiteti po tregon një tjetër histori: të një shteti që ka investuar shumë për t’u dukur digjital, por jo aq sa duhet për të qenë realisht funksional.

Dhe kështu, në përpjekje për të përmirësuar imazhin, rrezikon të ketë prishur edhe atë pak besim që kishte mbetur, sepse nuk mjafton të ndriçosh fasadën, kur brenda sistemi vazhdon të fiket.

Pra, deri më sot, “Diella” po sillet si një nënë që nuk i do dhe nuk kujdeset për fëmijët e saj./Monitor.al/

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta e opozitës në Tiranë, jehonë në mediat e huaja: Kërkohet dorëheqja e Ramës

0

Agjencitë më të mëdha të lajmeve i kanë kushtuar vëmendje protestës së opozitës të shtunën në qendër të Tiranës dhe incidenteve që pasuan.

Rrjeti prestigjioz evropian “Euronews” shkruan se përleshje të dhunshme shpërthyen në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mes policisë dhe protestuesve.

“Demonstruesit akuzuan kryeministrin socialist Edi Rama për korrupsion dhe kërkuan që ai të jepte dorëheqjen. Protesta u drejtua nga lideri i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u bëri thirrje mijëra njerëzve që u mblodhën para ndërtesës kryesore të qeverisë së Tiranës të “bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri dhe për të krijuar një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme” – shkruan Euronews.

Rrjeti i njohur evropian i lajmeve shkruan se pas mbajtjes së fjalimeve, disa protestues hodhën kokteje molotov drejt policisë, e cila nga ana tjetër u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.

“Më shumë përleshje pati kur grupe protestuesish marshuan drejt parlamentit, ku u përpoqën të thyenin kordonet e policisë, duke hedhur gurë dhe kokteje Molotov. Policia u përgjigj përsëri me gaz lotsjellës dhe topa uji. Të paktën 10 oficerë pësuan lëndime të lehta, tha një deklaratë e policisë” – shkruan Euronews.

Në shkrim citohet Berisha sipas të cilit, 25 protestues u arrestuan. “Ky është kilometri i fundit drejt fundit të regjimit të Edi Ramës”, tha ai në një fjalim pas tubimit jashtë selisë së partisë së tij, Partisë Demokratike të krahut të djathtë.

“Protestat u zhvilluan në një moment kur partitë e krahut të majtë dhe të djathtë po shkëmbejnë akuza për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Në nëntor, një gjykatë korrupsioni pezulloi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është një aleate e ngushtë e Ramës, për rolin e saj të dyshuar në një rast korrupsioni në prokurimin publik.

Balluku, gjithashtu ministre e infrastrukturës dhe energjisë, i ka mohuar akuzat, ndërsa Rama e quajti pezullimin e saj një “akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e ekzekutivit”. E adresuar nga qeveria, Gjykata Kushtetuese në dhjetor e riktheu përkohësisht Ballukun në pozicionin e saj në pritje të vendimit përfundimtar.

Të mërkurën e ardhshme, një komision parlamentar do të shqyrtojë një kërkesë nga prokurorët e korrupsionit dhe krimit të organizuar për të hequr imunitetin e saj, gjë që do të mundësonte arrestimin e saj. Në të njëjtën kohë, vetë Berisha dyshohet se u ka dhënë kontrata publike bashkëpunëtorëve të tij, pretendime të cilat ai i mohon fuqimisht” – shkruan Euronews.

Ndërsa agjencia tjetër AFP, pasi bën një panoramë të asaj që ka ndodhur, shkruan se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë çështjet kryesore që e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Dy ish-ministra të tjerë që kanë shërbyer nën qeverinë Rama janë akuzuar për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre. Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua në tetor 2024, gjithashtu nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash” – shkruan AFP.

Lajmin e ka pasqyruar edhe agjencia e lajmeve “Reuters” që ka publikuar foto nga ajo që ndodhi para kryeministrisë. Reuters shkruan se mbështetësit e opozitës shqiptare mbajtën lart dritat e telefonave gjatë një proteste antiqeveritare, të nxitur nga një hetim për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Jehonë lajmit i ka bërë edhe agjencia e njohur aziatike e lajmeve “Al Jazeera”. Ajo shkruan se “përleshjet shpërthyen mes policisë dhe protestuesve të opozitës në kryeqytetin e Shqipërisë për shkak të dyshimeve mbi korrupsionin e qeverisë së Partisë Socialiste. Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”.

“Protestuesit hodhën bomba molotov ndaj parlamentit të Shqipërisë” shkruan media britanike “Sky News”.

“Një protestë e organizuar u shndërrua në dhunë të shtunën kur demonstruesit filluan të hidhnin bomba molotov në drejtim të oficerëve dhe ndërtesës së parlamentit në Shqipëri, duke shkaktuar shpërthime” – shkruan Sky News.

Protestat në Tiranë janë bërë lajme dhe në mediat gjermane. “Trazira gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri shkruan e përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”/LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Djali i Sokol Olldashit i drejtohet Berishës: Në Foltoret e të hënave flasin edhe të dehur, po na dëmtohet imazhi i PD-së

0

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte një takim me të rinjtë e FRPD.

Një nga folësit ishte Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashi, i cili theksoi se me Foltore po prishet imazhi i PD përderisa ata që zgjidhen të flasin janë të pa denjë dhe shpesh edhe të dehur.

Ai kishte ide dhe sugjerime se si mund të rregullohet fakti i mungesës së pjesëmarrjes në Foltore të qytetarëve, ku tha se çdo të hënë duhet një foltore specifike me ekspertë.

“PD ka shumë probleme sot. E mirë të bënim një takim pa kamera dhe media, sepse jam me parimin që problemet e shtëpisë fliten brenda saj dhe jo në sytë e botës. Gjithsesi po prek një problem shumë evident e po jap një sugjerim timin. Çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë që pjesëmarrja nuk është shumë e lartë. 

Njerëzit nuk duan të vijnë të hënave, problemi qëndron te Foltorja. Mendimi im është që shumë nga folësit aty nuk janë të denjë të na përfaqësojnë. Nuk di kush i zgjedh, por folësit që dalin aty po bëjnë faj ndaj nesh, flasin kuturu, disa edhe tapë, na dëmton të gjithëve sidomos ne të rinjve. Dëmtimi imazhit të PD na dëmton më shumë ne së ju doktor.

Çdo të hënë të bëjmë një Foltore specifike, një të hënë për arsimin, një për mjekësinë, bujqësinë, naftëtarët. Problemet në Shqipëri janë pa fund. Na duhen ekspertë që kur njerëzit të na ndjekin të hënën të na dëgjojnë me vëmendje e të mos shohin fytyra që na bëjmë të qeshim”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot protesta kombëtare e opozitës, ja cilat rrugë janë të bllokuara dhe masat që ka marrë Policia

0

Partia Demokratike dhe aleatët e tjerë opozitarë do të zhvillojnë pasditen e kësaj të shtune, në Tiranë, një protestë kombëtare të paralajmëruar më parë. Sipas tyre, zëri i qytetarëve do të trondisë atë që ata e quajnë regjim të Edi Ramës.

Protesta do të nisë në orën 17:00 dhe siç është njoftuar, qendra e tubimit do të jetë përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, prej ditës së premte dhe sot, e shtunë, kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

– Nga ora 23:45, të ditës së premte, është bllokuar lëvizja dhe nuk është lejuar parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,

– Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ervin Salianji, mik apo armik? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

0

Luçiano Boçi është shprehur se fragmentarizimi i opozitës ka qenë një nga format me të cilat kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Boçi theksoi se qëllimi kryesor mbetet rrëzimi i Ramës dhe sipas tij për këtë fronti opozitar duhet të jetë i bashkuar. Në pikëpamjet e tij partitë e reja nuk duhet të krijojnë rivalitet por duhet të bashkohen në një front të përbashkët.

‘Fragmentarizimi i opozitës ka qenë një nga format me të cilat Rama ka sulmuar opozitën dhe është investuar. Por është një metodologji klasike politike dhe ndodh në këto vende që shkojnë drejt autoriteteve të pakontrolluara. Në rastin konkret nuk është e shëndetshme që partitë të vogla organizojnë protesta të vogla dhe mbesin brenda numrit të tyre pa dhënë mesazhet e forta. Mesazhi sado i mirë të jetë ka formën e shfaqjes dhe përcjelljes së tij. PD e di mirë këtë gjë dhe i ka dhënë shumë rëndësi aleancave dhe e ka ruajtur autoritetin e partive të vogla. Ne e kemi reflektuar atë formë që është kritikuar. Qëllimi kryesor është rrëzimi i Ramës dhe këtë duam e përdorim si motivazcion, bashkimin e frontit opozitar dhe si lajmmotiv për partitë e tjera që sot tentojnë të konkurrojnë apo të krijojmë rivalitet përballë një qëllimi që nuk kërkon rivalitet por një front të përbashkët”, tha ai.

Gjatë intervistës, Boçi u pyet edhe lidhur me takimet e Ervin Salianjit. Ai theksoi se pozicionin e tij e ka përcaktuar vetë Salianji, duke shtuar se ambicia asnjëherë nuk duhet të kalojë në ego.

Luçiano Boçi: Unë jam brenda PD, unë do thoja që pozicionin se ku është Salianji e ka përcaktuar ai vetë. Dhe ka thënë jam pjesë e PD. Dhe mënyrën se si operon, artikulohet se i shërben PD sipas gjykimit të tij. Por unë mendoj që secili ka pasqyrën e vet dhe sheh pozicionin e vet dhe ka përgatitjen për të gjykuar se ku është dhe çfarë duhet të bëjë, por kalkulimet janë kalkulime. Nuk jemi individe qe kemi vetëm ambicie,por i shërbejmë një hapësire me njerëz dhe force më të madhe, por mendoj që ambicia të mos kalojë në ego dhe ka kaluar apo jo, këtë e di vetë Salianji. Komunikim miqësor kemi dhe normal kemi raste që përballemi dhe mund të takohemi, por gjatë kësaj kohe distancat kane qenë të argëta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx