Ballina Blog Faqe 2

Veliaj reagon pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit: Rrëmbim politik

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj e konsideron transferim politik zhvendosjen e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai thekson se kemi të bëjmë me një rrëmbim policor që i cënon rëndë të drejtat. 

Veliaj i kërkon Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi, që sipas tij është politik.

REAGIMI

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Erion Veliaj

Balluku në SPAK, gazetarja: Ish-zv.kryeministrja kyçi gojën para prokurorëve

0

Belinda Balluku u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK, ku iu komunikua mbyllja e afatit të hetimeve.

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte në “Breaking me Fiori Dardha” në Top News, zbuloi detaje rreth kësaj çështjeje.

“Ballukut i është komunikuar mbyllja e hetimeve, plot 8 ditë nga data 20 tetor, ku iu komunikuan një sërë akuzash.

Belinda Balluku, me komunikimin e mbylljes së afatit të hetimeve dhe deri sa t’i komunikohet të gjithëve kjo procedurë, më pas, sapo të përfundojë edhe i fundit i dyshuar, do t’i vendosen në dispozicion fashikujt dhe materialet e tjera hetimore. Të pandehurit do të kenë 10 ditë kohë për të depozituar pretendimet e tyre. Derisa të mbarojë ky afat, Prokuroria e Posaçme do të ketë kohën e saj për ta çuar çështjen në gjykatë.

Belinda Balluku, si ish-zv.kryeministre dhe ish-ministre e marrë e pandehur, ndaj saj do të ketë një gjykim bazuar vetëm në dy masa sigurie personale, të shpallura në 2025, njëra ndalim për të dalë jashtë vendit dhe tjetra, pezullim nga detyra.

Në tetor të vitit të kaluar, Belinda Balluku e kaloi për herë të parë pragun dhe i është komunikuar menjëherë vepra penale për shkelje mbi barazinë në tendera.

Bëhet fjalë për shkelje të barazisë në tendera, me një faturë të dyshuar sipas SPAK-ut, me një vlerë 1,2 milionë euro, për 2 vila nën sekuestro preventive, derisa hetimet të përfundojnë, derisa të vërtetohet që SPAK-u ka të drejtë apo jo.

Balluku, megjithëse ishte me avokatin e saj mbrojtës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para Prokurorisë së Posaçme, edhe pse e kishte të drejtën e saj procedurale. Me sa duket, do të depozitohen në formën e një memoje me shkrim.

Me reformën në drejtësi të vitit 2016, është një e drejtë e gjyqtarit të seancës paraprake të vendosë nëse e çon për gjykim me hetimet që SPAK-u ka bërë deri tani, mund ta kthejë pas për veprime hetimore, ose…

Është kompetencë e gjyqtarit të seancës paraprake, pasi të dorëzohen fashikujt në gjykatë nga SPAK-u, të shohë”, tha ndër të tjera gazetarja.

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

0

Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytetarë serbë, të cilët protestonin prej dy vitesh kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisjes së tij 12 vjeçare.

Festimet u ndezën nga fitorja e qartë në zgjedhje e Listës Studentore- një lëvizje që nisi në nëntor të vitit 2024 në Novi Sad pas shembjes së një strehe prej betoni të stacionit hekurudhor, ku humbën jetën 16 persona.

Vuçiç u përpoq që t’i shtypte protestat dhe i akuzoi protestuesit se po përpiqeshin të destabilizonin vendin me akuza se nxiteshin nga aktorë të huaj, por të dielën në darkë ai e pranoi humbjen.

Humbja e Vuçiçit po bën jehonë në Tiranë, ku protestat antiqeveritare 4-mujore u përshkallëzuan gjatë dy javëve të fundit me përfshirjen e studentëve dhe përplasjet me policinë. Në një paralelizëm të qartë me Shqipërinë, përfaqësues të ndryshëm politikë e konsideruan trumfin e lëvizjes studentore në Serbi si një “erë të re” në Ballkan.

Edhe analistët e politikës e shohin rastin serb si një pikë reference për Shqipërinë, duke theksuar rolin e presionit qytetar dhe nevojën që protesta studentore të shndërrohet në një alternativë të re politike, e aftë të fitojë besimin e qytetarëve përtej partive tradicionale.

“Në Ballkan prej disa vitesh ka një erë të re, Rama ka ngelur i fundit,” tha për BIRN gazetari Armand Shkullaku.

Edhe pse nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë revolta qytetare në Shqipëri, për Shkullakun është e sigurtë se “procesi i largimit të Ramës është afër fundit dhe nuk ka më kthim pas”.

Ajo që ndodhi në Serbi tregon, sipas Andri Nurellarit, potencialin që kanë lëvizjet rinore për të thyer apatinë, për të mobilizuar shoqërinë dhe për të sfiduar edhe pushtete që duken të paprekshme.

“Mësimi më i rëndësishëm nga zhvillimet në rajon është se edhe pushtetet që duken të pathyeshme mund të ndryshohen përmes votës,” tha Nurellari për BIRN.

Megjithatë, sfida në Shqipëri mbetet te transformimi i revoltës në një alternativë politike elektorale si në Serbi.

“Në Shqipëri pyetja nuk është vetëm nëse studentët mund të mobilizojnë shoqërinë, por nëse mund të ndërtojnë një formë përfaqësimi që shkon përtej protestës,” tha gazetari Lutfi Dervishi.

Sfidat e një lëvizjeje studentore

Largimi i liderëve që kanë dominuar për vite me radhë politikën në rajon dhe Evropën Qendrore, nga Viktor Orbán tek Aleksandar Vuçiç, ka ushqyer diskutimet për një efekt domino që mund të sfidojë modelet e përqendrimit të pushtetit dhe të hapë rrugën për ndryshime të reja politike.

Paralelizmi përfshin më së shumti kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili sikurse Vuçiç akuzohet për ndërtimin e një sistemi qeverisjeje përmes përqendrimit të pushtetit, patronazhimit politik, kapjes së mediave dhe dobësimit të mbikëqyrjes institucionale.

“Modeli i pushtetit të Vuçiç ndan të njëjtën tipologji me me atë të Edi Ramës; kontroll abusolut mbi institucionet, mbi partinë, mbi mediat dhe përfshirja e krimit të organizuar në politikë e në institucionet e sigurisë së vendit,” argumenton Shkullaku.

Sipas tij, ngjashmëria shihet po ashtu në mënyrën se si të dy ata iu përgjigjën revoltës së studentëve ‘me dhunë e represion’.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se krijimi i një alternative studentore politike në Shqipëri kërkon kohë, organizim, ndërtimin e një përfaqësimi të besueshëm dhe ruajtjen e pavarësisë nga partitë tradicionale, pa e humbur mbështetjen e gjerë qytetare.

Adri Nurellari paralajmëron se ndryshimi në Shqipëri nuk do të vijë automatikisht dhe se vendi përballet me dinamikat e veta, pavarësisht ngjashmërisë me rastin e Serbisë.

Në këtë kontekst, Nurellari këmbëngul se është e rëndësishme të dallohet protesta nga lëvizja politike, e cila do të duhet ta shndërronte pakënaqësinë në një projekt më të gjerë ndryshimi, të mbështetur sipas tij në vizion, organizim, lidership dhe objektiva afatgjatë.

“Potenciali i saj qëndron te mundësia për të nxjerrë një brez të ri drejtuesish, të pakomprometuar nga politika e vjetër dhe për të krijuar një alternativë që shkon përtej elektoratit tradicional të opozitës,” tha Nurellari.

Nurellari sugjeron se sfida është që “energjia e protestës të mos përvetësohet nga elitat e vjetra politike”, por as të mos “konsumohet në radikalizëm dhe përplasje pa perspektivë”.

Edhe Lutfi Dervishi vëren dallime mes dy vendeve, ku njëri prej dallimeve është faktori kohë.

Ndërkohë që lëvizjes serbe iu deshën gati dy vjet për të ndërtuar organizimin dhe mbështetjen që e çuan drejt zgjedhjeve, protesta studentore shqiptare është sipas Dervishit në fazën e vet të hershme.

“Prandaj efekti domino mund të shfaqet fillimisht në organizim, kërkesa dhe pjesëmarrje qytetare, jo domosdoshmërisht në krijimin e menjëhershëm të një force elektorale,” sugjeron Dervishi.

Sipas tij, ndryshimi politik në Shqipëri kërkon kohë dhe presion të vazhdueshëm qytetar për të krijuar kushte të barabarta për zgjedhjet e ardhshme.

Duke iu referuar rastit serb, ai argumenton se pa presionin e protestuesve dhe ekspozimin publik të dhunës policore, Vuçiç mund të kishte ruajtur pushtetin përmes zgjedhjeve.

“Regjime të tilla nuk ndryshojnë me zgjedhje,” thotë Dervishi, duke nënvizuar se mobilizimi qytetar është i nevojshëm për të garantuar një garë të lirë dhe të ndershme.

Ndaj, sipas tij, edhe kërkesa e studentëve shqiptarë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama lidhet pikërisht me krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, dhe jo me marrjen e pushtetit jashtë procesit zgjedhor.

“Studentët po kërkojnë dorëheqjen si garanci për përgatitjen e zgjedhjeve të lira, s’po kërkojnë pushtet pa zgjedhje”, përfundon ai./Reporter.al

“Bashkohuni me ne!”/ Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomisë: Bojkotoni mësimin!

0

Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambientet universitare, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë që t’i bashkohen kauzës së tyre.

Me thirrjen “Bashkohuni me ne!”, protestuesit kanë hyrë në Fakultetin e Ekonomisë, ku u kanë bërë apel studentëve të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës.

Lëvizja vjen në kuadër të marshimit të studentëve në Tiranë, të cilët kanë vijuar protestën nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Studentët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën dhe bojkotin deri në ndryshimin e situatës, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre politike. Ndër kërkesat kryesore të artikuluara gjatë protestave janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Kryebashkiaku Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij vijon procesi gjyqësor për çështjen që po hetohet nga SPAK.

“Po punojmë për lëvizje politike”, Hasimja: Jemi 30 persona në Forumin e Dialogut

0

 “Po punojmë për lëvizje politike”. Këtë paralajmëroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN politologu Ermal Hasimja, i cili theksoi se platforma e Forumit të Dialogut politik mbështetet në dy elementë kyçë; çlirimi i shtetit nga partia dhe çlirimi i ekonomisë nga politika.

“Po punojmë. Jemi një grup shumë i mirë, 30 veta aty janë studentë e pedagogë bashkë. Ne jemi aktorë politikë që në këtë moment. Mund të vendosim mbas një muaji, mbas 6 muajsh që të bëhemi parti. Po është diskutim tjetër. Për momentin ajo që është e rëndësishme për ne është që të kemi një grup me kohezion, me ide dhe këto ide i kemi prezantuar dhe përpara disa kohësh. Nuk mjafton sot të ndryshosh thjesht një emër me një tjetër, sepse problemi kryesor që kemi sot është sistemi dhe ky sistem e ka bërë të mundur sidomos me ato ndryshimet e 2008-ës që të kesh një lloj republike kryeministrore, jo tamam parlamentare por parlamentare kryeministrore. I ke dhënë jashtëzakonisht shumë pushtete kryeministrit dhe cilido edhe norvegjez dhe finlandez ta marrësh sot ta bësh kryeministrin do ta ketë atë tundimin e fortë për t’i ushtruar pushtetet që ka dhe për të marrë akoma më tepër sesa aq. Kemi dy elemente kyçë që janë në platformën tonë; një çlirimin e shtetit nga partia, sepse sot jemi në kushtet e një partie shtet që i kontrollon të gjitha në radhë të parë dhe dy dhe çlirimin e ekonomisë pastaj nga politika, sepse sot në qoftë se ti do të jesh një aktor i rëndësishëm në ekonomi, ti do ose s’do, do kalosh nga politika, politika prapë do përplaset me ty”, tha Hasimja.

Sipas tij sistemi ndryshohet vetëm në parlament ose me referendum.

“Ky sistem do ndryshojë aty ku u bë lëmsh, në parlament. Ndryshimi nuk ka për t’u bërë as në shesh, dhe ata që janë në shesh të gjithë e dinë e kanë të qartë këtë gjë ndryshimi do bëhet po në parlament ose me referendum kushtetues. Ne po ju themi njerëzve si forum pikërisht rrugën që duhet ndjekur për ta bërë këtë ndryshim. Dhe këtu ke një dua ta tregoj gjithë platformën se si duhet të bëjë kjo gjë, se kjo gjë nuk bëhet. Ti vendos një ditë e tani kemi vendosur të bëhemi të mirë e të ndershëm. Nuk funksionon kështu”, theksoi Hasimja.

Goditet biznesi/ Edi Rama dhe Petrit Malaj rrisin dhunshëm taksat në fshehtësi

0

Nga Klodian Tomorri

Një pabesi e tillë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes vendase nuk ishte parë kurrë në historinë e tranzicionit shqiptar.

Vetëm tre ditë më parë, në mbledhjen zyrtare të Këshillit Tatimor, ministri i Financave, Petrit Malaj, u ul përballë dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit duke i parë në sy e duke i garantuar me zë të plotë se nuk do të kishte asnjë ndryshim taksash.

Madje sikur të mos mjaftonte kjo ministria e Financave u shpërndau bizneseve një paketë të rreme fiskale, e cila parashikonte vetëm disa ndryshime të papërfillshme më së shumti proceduriale. Por premtimi i ministrit karton të Financave zgjati më pak se 72 orë.

Mbrëmë, në orën 10 të natës, në pabesi të plotë dhe nën errësirën e mungesës së transparencës, qeveria u nisi bizneseve Paketën e re Fiskale 2027. Ajo që u zbulua nuk ishte thjesht një korrigjim teknik, por një ndryshim rrënjësor dhe një rritje e ndjeshme e taksave që godet në palcë ekonominë.

Paketën nuk e di askush se kush e ka bërë. E sigurtë është vetëm që ajo nuk është përgatitur nga ministria e Financave. Por kjo lëvizje e Edi Ramës dhe Petrit Malajt shënon herën e parë që në Shqipëri ndodh një rritje taksash kaq e dhunshme në fshehtësi, duke përdorur mashtrimin e hapur si instrument qeverisës.

Deri dje, reformat tatimore, sado të ashpra, të paktën kalonin në filtrin e debatit dhe konsultimit publik. Sot, kjo dyshe ka zgjedhur të sillet si një “qeveri e prapaskenave”, duke hartuar ligje në korridore të mbyllura dhe duke goditur pas shpine pikërisht ata që mbajnë me gjak e me djersë buxhetin e shtetit.

Projektligjet e reja parashikojnë masa shtrënguese që do të tronditin tregun: rritje të tatim-fitimit për korporatat në 17%, rritje të normës standarde të TVSH-së në 21%, dhe një goditje fatale për turizmin e agroturizmin duke e çuar TVSH-në e akomodimit nga 6% në 10%. Si të mos mjaftonte kjo, tatimi mbi dividendin pothuajse dyfishohet duke kërcyer në 15%.

Të gjitha këto ndryshime u mbajtën qëllimisht të fshehura deri në momentin e fundit për të shmangur rezistencën e natyrshme të grupeve të interesit.

Ky akt nuk është thjesht një politikë e gabuar ekonomike; është një dëshmi e qartë e mungesës së moralit shtetëror. Kur një qeveri gënjen hapur përpara se të fusë duart në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrësve të saj, ajo humb çdo legjitimitet dhe sillet si një grup okult interesash.

Biznesi shqiptar sot nuk po përballet vetëm me një barrë të re financiare, por me një pabesi të pastër institucionale që shkatërron përfundimisht sigurinë juridike dhe klimën e besimit në vend.

Me këtë natë të gjatë të spastrimit fiskal, Rama dhe Malaj kanë kapërcyer një vijë të kuqe që nuk ka kthim. Ata provuan se për këtë ekzekutiv, fjalë e dhënë, institucioni i dialogut dhe partneriteti me privatin nuk vlejnë as sa letra e projektligjeve të tyre të hartuara në terr.

Duke zgjedhur pabesinë ndaj atyre që gjenerojnë vendet e punës dhe mbajnë në këmbë shtetin, kjo qeverisje vulosi natyrën e saj të vërtetë. Kur sunduesit fillojnë e sillen si zuzarë që vjedhin natën atë që premtojnë të mbrojnë ditën, ata nuk meritojnë më as bindje tatimore dhe as respekt institucional.

Ky nuk është më shtet ligjor; ky është një pritë financiare në errësirë ku biznesi nuk trajtohet si partner, por si pre e radhës./kapitali.al

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

0

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, ka bërë me dije të shtunën me 31 tetor do të mbahet një tjetër protestë kombëtare në mbështetje të studentëve.

“Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë”, tha ai.

Berisha ka dënuar dhunën ndaj protestuesve duke e cilësuar si “terror dhe dhunë antikushtetuese’. Sipas tij, komisariatet e policisë po veprojnë në shkelje të plotë të ligjeve dhe Kushtetutës, duke shoqëruar dhe marrë deklarata nga qytetarët pa asnjë shkak apo motiv ligjor.

“Së fundi, dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet në shkelje të gjitha ligjeve po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore.

Pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, duke shkelur kode dhe Kushtetutë, marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar. Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut. Duhet të zgjedhë vetë. Protestat nuk ndalen”, tha ai.

“Përdorimi i dhunës nuk e shpëton dot Vuçiçin shqiptar”/ Berisha paralajmëron Ramën: Do të kesh fatin e tij ose të Çausheskut!

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër veprimet e policisë ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor frikën dhe dhunën për të ruajtur pushtetin. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se komisariatet e policisë po ushtrojnë presion ndaj protestuesve pa asnjë shkak ligjor, duke shkelur, sipas tij, Kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Kryedemokrati e krahasoi Ramën me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe ish-diktatorin rumun Nicolae Çaushesku, ndërsa paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen.

Berisha deklaroi se marrja në pyetje e qytetarëve për pjesëmarrjen në tubime paqësore është një përpjekje për të frikësuar protestuesit, por sipas tij, këto metoda nuk do të arrijnë të ndalin kundërshtimin ndaj qeverisë.

“Së fundi, dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet, në shkelje të të gjitha ligjeve, po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore”, u shpreh Berisha. Ai akuzoi strukturat policore se po shkelin ligjin duke marrë deklarime nga qytetarët, ndërsa theksoi se përdorimi i frikës nuk do ta shpëtojë kryeministrin.

 “Pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, duke shkelur kode dhe Kushtetutë, marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar”, deklaroi kreu i PD-së. Në përfundim, Berisha ashpërsoi gjuhën ndaj Ramës, duke e krahasuar me figura politike që janë larguar nga pushteti pas protestave dhe përmbysjeve politike.

 “Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut. Duhet të zgjedhë vetë. Protestat nuk ndalen”, përfundoi Berisha. Deklaratat e kryedemokratit vijnë në vijim të akuzave të opozitës për përdorim të paligjshëm të forcës dhe presion policor ndaj pjesëmarrësve në protestat studentore dhe qytetare.

“Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç”, Nazarko: Opozita u zhduk në zgjedhjet në Serbi

0

“Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiçi, për arsye që janë krejtësisht të brendshme. Kështu deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, analisti Mentor Nazarko, sipas të cilit nuk ka efekt domino në vendin tonë, ndërsa i njeh disa merita Vuçiçit.

“Unë jam në favor të autokratëve të ndritur, që i shërbejnë vendit të vet. Nuk dua ta shpall Vuçiçin autokrat të ndritur por për të krahasuar parametrat e zhvillimit gjatë qeverisjes së tij. Rritja e rrogës minimale, mesatare, shtim të investimeve të huaja, subvencione në bujqësi, ulje të borxhit të jashtëm, vendi ka njohur zhvillime gjatë këtyre viteve. Nuk shoh lidhje të tipit domino. Kjo është klishe propagandiste për shkak të afërsisë së dy liderëve”, tha Nazarko në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për entuziazmin e opozitës shqiptare pas rënies së Vuçiçit në Serbi, Nazarko e paralajmëron se duhet të jetë më e trishtuar, pasi nga zgjedhjet në Serbi u zhduk opozita.

“Opozita duhet të jetë më e trishtuar se nga zgjedhjet në Serbi u zhduk opozita. Nuk ka asnjë parti opozitare me përjashtim të pakicave hungareze e shqiptare dhe Sanxhakut. Në këtë kuptim opozita nuk duhet të jetë shumë e lumtur se nuk shoh atë lidhje që vijon të kultivohet ende për një afërsi Rama Vuçiç. Ka patur një afërsi 2017-2022 në kuadër të një projekti që e nxiste Merkel, pastaj e mori në dorë administrata Trump e parë. Kjo afërsi është në mendjen e atyre që i krijojnë këto klishe”.

  (A2 Televizion)