Ballina Blog Faqe 37

Bilanci i presidencës Begaj/ Gjenerali që u shkri si sheqeri

0

Sa më shumë kohë kalon, aq më tepër servilizmi proverbial i Bajram Begajt arrin të trondisë edhe më indiferentët, Kjo ka ndodhur edhe në kufirin e shkurtër mes mesnatës së mbrëmshme dhe mëngjesit të kësaj të premteje. Presidenti kukull ka thyer [do rekord të pararadhësve të vet duke dekretuar sot ligjin kontrovers të pagave të magjistratëve, që u votua nga mazhoranca vetëm pak orë më parë. Ky akt që e ka detyruar shefin e grupit parlamentar të opozitës, Gaz Bardhi ta etiketojë atë si “rojen e godinës së parlamentit” nuk u bë vetëm me urgjencë, por edhe pa dhënë një qëndrim të vetin. Kjo e ka yshtur Bardhin të deklarojë:

“Në këtë situatë, dekretimi i ligjit pa një qëndrim publik të Presidentit mbi përplasjen institucionale dhe mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po ushtrohet roli i tij kushtetues. Kushtetuta i ka dhënë një rol shumë më të rëndësishëm: të jetë mbi palët dhe të garantojë funksionimin kushtetues të shtetit. Për fat të keq, Presidenti i Republikës nuk perceptohet më si arbitër dhe garant i ekuilibrit kushtetues, por si një institucion që thjesht formalizon vendimmarrjen e mazhorancës”.

Por ky është vetëm akti i fundit i sevilizmit, Gjenerali të cilin Rama e trehton si ushtar nuk ka folur asnjë fjalë për 111 ditë protesta në vend, ndërkohë që revolucioni i flamingove ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha të botës dhe ka prodhuar rezoluta të Parlamentit Evropian.

Në afro katër vite Bajrom Begaj pothuajse e ka asgjesuar rolin e simbolit të unitetit të popullit duke u sjellë si një vegël qorre. 
Kështu ka ndodhur që nga vera e vitit 2022, kur ai u zgjodh me 78 vota, pothuajse të gjitha të koalicionit qeveritar.

Fillimisht meskiniteti i tij u pa në detaje të vogla, nga ato që kanë lidhje me protokollin. Askush se ka harruar se kur ish presidenti Bill Klinton erdhi në Tiranë, në korrik 2023 presidenti i vendit mungoi në ceremoni. Ai ishte “harruar” të ftohej nga kryeministri organizator, i cili ndërkohë i pati rrëmbyer edhe kompetencën për të shpërndarë dekorata, duke i dhënë ish nismëtarit të çlirimit të Kosovës një medalje të shpikur prej tij, “Yllin e mirënjohjes”. I turpëruar dyfish gjenerali nuk e hapi gojën. Vetëm pasi mediat e bënë shumë të zhurshëm këtë lajm, zyra e shtypit të presidencës njoftoi se mungesa justifikohej me “shkaqe mjekësore”. 

Ky nuk është rasti i vetëm. Sa herë i është dashur Ramës, Begaj është fshirë nga pjesmarrja në takime apo samite ndërkombëtare. Ndonëse në traditën e diplomacisë shqiptare mbretëron një ligj i pashkruar, që vendi përfaqësohet në samitin e përvitshëm të OKB-së, një herë nga kreu i shtetit dhe një herë nga kryeministri, në shtator 2023, Begajt ia dogjën radhën pa i dhënë asnjë shpjegim.

Po kështu Rama e ka detyruar presidentin ti thotë jo ftesës së përbashkët të marrë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe për samitin e klimës në nëntor 2024. Episodi më mbrslënës qe ai i përkujtimit të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, i cili i hapi rrugën drejt BE-së vendeve të Ballkanit Perendimor. Ai u zhvillua në kulmin e krizës mes Athinës dhe Tiranës, që pasoi burgosjen politike të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Në mënyrë arrogante autoritetet greke nuk e ftuan kryeministrin Rama, të cilin e bënin përgjegjës për këtë makinacion politik. Qeveria Mitsotakis bëri të ditur se ky ishte një distancim politik dhe se si organizatorë ata do të ftonin presidentin Begaj.

Ky i fundit, që nuk guxonte të shkonte përpara Ramës gjeti justifikimin më qesharak të mundëshëm, që zor se ia besonin edhe familjarët e vet: e kishte “axhendën të ngjeshur”.  Por, roli i Begajt nuk ka shërbyer vetëm për të përmbushur vanitetin ndërkombëtar të Ramës, ai është përdorur edhe si vegël, për manovra meskine të brendëshëme.

Në kulmin e krizës palrlamentare kur opozita bllokoi për tre muaj parlamentin për arsye se asaj i ishte mohuar e drejta kushtetuese për të kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore, kreu i shtetit u hodh në fushë si një zar në shërbim të mazhorancës. Duke e ditur shumë mirë se në kuvend nuk mund të mbahej seancë normale për shkak të kaosit të krijuar, ai u urdhërua me urgjencë të mbante një fjalë, në 15 janar 2024, përballë deputetëve. Natyrisht që nuk e bëri dot. 

Por qëllimi ishte për të njollosur PD-e cila jo vetëm PS-në por as presidentin nuk e lejon të flasë. 

Kjo u duk qartë nga interpretimi që i bëri ish kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolli këtij incidenti: “I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës. Për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi”,- u shpreh ajo. Megjithëatë Begaj e mbajti fjalën e tij nga selia e presidencës ku nuk shqiptoi dot asnjë rrokje për respektimin e të drejtave të opozitës, por ku nuk harroi të fshikullojë atë: “Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë”.  Lista e shërbesave meskine nuk ka fund.

Në maj 2023 parlamenti i kërkoi presidentit të dekretonte me procedurë urgjente, ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Ushtar i bindur, njësoj si tani me pagat e magjistratëve, ai e zabtoi urdhrin me të parën, vetëm pasi vuri një kusht të vogël. Ma sillni për firmë paradite se më vonë udhëtoj për në Gjermani. Madje karagjozllëku nuk ka fund, ai ktheu përgjigje zyrtare se do të bënte një gjë të tillë, para se votimi të kryhej, ndonëse formalisht ende nuk dihej rezultati i tij. 

Begaj i ka shërbyer me zell edhe lojrave të vogla brenda klaneve të mazhorancës për të kontrolluar prej tyre segmente te drejtësisë. Tipike në këtë rast është përpjekja për të kapur edhe ato ishuj të pakontrollueshëm brenda Gjykatës Kushtetuese. Begaj me anë të një letre, në janar të këtij viti i ka kërkuar kësaj gjykate të interpretojë nëse tre nga mandatet e anëtarëve të saj duhet të mbyllen para mbarimit të afatit 9 vjeçar. Nën presionin e një militanti, Begaj shpërfilli edhe dekretin e parardhësit të tij, duke hedhur një hap që u pa me shumë shqetësim edhe në raport progresin e Bashkimit Evropian. Përfundimi u pa më vonë: një nga të vetmet gjyqtare që kishte vijuar në vijimësi kundër qeverisë, u largua nga detyra.

Ai veproi po njësoj edhe kur Edi Ramës iu desh të bënte lojën me zgjedhje të parakohëshme në Tiranë pasi mori një kompetencë që sia njeh kushtetuta për të shkarkuar Erion Veliajn.Dekretimi i zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës, pwr nw 9 nwntor 2025 u bë nga presidenti në kundërshtim me nenin 115 të ligjit themeltar të shtetit, që e pezullon procesin në rastet kur kryebashkiaku i shkarkuar ankohet në gjykatën kushtetuese. Vendimi i mëpasëm i kësaj të fundit tregoi se dekreti i Begajt ishte i gabuar.

Pavarësisht nga këto, pavarësisht se autoritet i tij vijon të shpërbëhet si sheqeri në ujë, Bajrom Begaj nuk do ti dijë. Me një buzagaz naiv, fajëpak dhe me kokën ulur, më të njëjtin [‘nderim me të cilin e kërkonte para Erdoganit për të zmadhuar zyrën, ai sillet edhe para Edi Ramës. Me sa duket nga vila 4 mbi kodër skrupujt moralë i duken të largëta, Ai kënaqet që ha e pi me paratë e shtetit, që kur udhëton ka në delegacion parukieren e gruas, që i hapin derën e veturës dhe shoqërohet me badigardë. Ti kërkosh më tepër ndoshta është e pamundur për të. Ai e di më mirë nga të gjithë sepse ndoshta ngaqë është i tillë arriti dhe ta kapë atë post. /Lapsi.al

Trajneri Maran e la jashtë listës, Jasir Asani: Historia nuk harrohet kurrë

0

Jasir Asani nuk u ftua nga trajneri Maran në Kombëtare dhe ky fakt ka ngjallur reagimin e sulmuesit nga Shkupi.

Në rrjetet sociale ai ka shkruar pak fjali, por që tregojnë qartë pakënaqësinë dhe mospranimin e tij pas këtij vendimi të trajnerit.

“Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani.

Ky është grumbullimi i dytë që Maran nuk e fton në skuadër sulmuesin, që shpërtheu në kualifikueset e kampionatit europian 2024.

Asani ka startuar sezonin me 4 gola dhe 2 asiste në Iran me Esteghlal, por as kjo nuk i ka mjaftuar Maran. Trajneri në këtë grumbullim la jashtë edhe Brojën dhe Bajramin.

Veliaj propozon që ish-krerët e UÇK-së të shpallen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës

0

Erion Veliaj ka propozuar shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tyre historik në lirinë e Kosovës. Veliaj u ka bërë thirrje edhe bashkive të tjera në Shqipëri të ndërmarrin të njëjtën nismë.

Propozimi i Veliajt vjen pasi 4 ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg nga Gjykata Speciale e Hagës.

Postimi i plotë i Veliajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë,
 
të dashur qytetarë të Tiranës,
 
të dashur shqiptarë kudo që jeni,
 
Po bëj 19 muaj në izolim. Nëntëmbëdhjetë muaj pa mundësinë reale për të ushtruar mandatinkushtetues që më kanë besuar qytetarët e Tiranës me një rekord historik votash.

Vetëm pak ditë më parë u mor një tjetër vendim gjyqësor që ishte nje grusht institucional ndaj demokracise vendore. Natyrshëm, mund të prisnit që sot t’ju flisja për këtë.
 
Por ka momente në jetën e një njeriu kur drama e tij personale bëhet e vogël, përpara një çështjeje kombëtare. 
 
Vendimi i dhënë në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit më ka tronditur thellë. Sigurisht procesi juridik ka rrugën e vet dhe drejtësia duhet të ndjekë deri në fund procedurat dhe standardet e saj. Por ne shqiptarët kemi edhe përgjegjësinë për të kujtuar.
 
Për të kujtuar si liria e Kosovës erdhi pas dekadash represioni, dhimbjeje dhe rezistence, pas familjesh të dëbuara nga shtëpitë e tyre, jetësh të humbura dhe sakrificash të jashtëzakonshme, pas vendimit të një populli për të mos pranuar më që fati i tij të përcaktohej nga të tjerët. Në atë histori, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vendin e saj të lavdishëm, sikurse ushtarët e saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
 
Ata janë katër burra që historia i vendosi në një prej kapitujve më të vështirë dhe më vendimtarë të Kosovës. Kam jetuar dhe punuar në Kosovë, e njoh nga afër Hashimin …
 
Ndaj sot dua që Tirana të flasë. Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por kryeqendra e shqiptarisë. Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.
 
Sigurisht jo për ta zëvendësuar drejtësinë me politikën. Jo për t’i treguar një gjykate se çfarë duhet të vendosë. Por për të ushtruar të drejtën e qytetit tonë për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e vet për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.
 
Tirana fatkeqësisht nuk mund t’ua japë dot lirinë. Por Tirana duhet t’i nderojë ata.
 
E nga Tirana dua t’u drejtohem edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare, të nderojnë si Tirana. Pasi këta katër burra nuk janë pjesë vetëm e historisë së një qyteti. Ata janë pjesë e historisë së Kosovës dhe përmes saj, e historisë sonë shqiptare. Le t’u tregojmë familjeve të tyre se nuk janë vetëm. Le t’u tregojmë shqiptarëve të Kosovës se Shqipëria nuk e harron Kosovën. Le t’u tregojmë brezave që vijnë se një shoqëri mund të respektojë drejtësinë dhe njëkohësisht, të ruajë kujtesën e vet historike.
 
Prandaj sot, nga vendi ku ndodhem, dua t’u them Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit: Procesi juaj juridik do të vazhdojë. Drejtësia do të ndjekë rrugën e saj. Por edhe kujtesa jonë do të ndjekë të vetën. Nuk do ta harrojmë Kosovën e represionit dhe të dëbimeve. Nuk do t’i harrojmë ata që humbën jetën. Nuk do t’i harrojmë familjet që sakrifikuan gjithçka dhe nuk do ta harrojmë kontributin e atyre që morën përgjegjësi në luftë dhe më pas në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
 
Unë mund të jem sot pas një dere të mbyllur, por pikërisht këtu kam kuptuar edhe më mirë diçka shumë të thjeshtë: liria është një nga ato fjalë, peshën e plotë të së cilës e kupton edhe më fort kur të mungon. Ndoshta prandaj sot e ndiej Kosovën edhe më afër. Sepse historia e saj na kujton se liria nuk bëhet e përjetshme vetëm sepse është fituar një herë. Ajo ruhet. Mbrohet. Kujtohet. Nderohet.
 
Për ata që nuk arritën ta shihnin ditën e saj. Për familjet që paguan çmimin e saj. Për të gjithë ata që luftuan dhe punuan për të. Për Kosovën. Për lirinë. Për kujtesën tonë kombëtare. Ata duhet dhe do jenë nderi i kryeqytetit tonë, Tiranës. 

Satira e Gjekmarkajt për seancën në Parlament: Aq shumë i kishte munguar ajo lanete, Babo e priti Mamicën me lule e çokollata

0

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika bën inventarin, mbledh nektarin dhe shpërndan vrerin!

Pa e marrë mirë veten nga largimi prej qeverisë të një personaliteti poliedrik si Pirro Dëngu, ecja e mendueshme e të cilit dhe vështrimi ndaj horizontit na lanë mbresa të pashlyeshme, si gjëmë na këputi dëbimi i Lameqyqes dhe çmeritja e tij!

Thonë që Etilda atje në konak të Kryeministrisë çorri faqet, por shpejt kishte mbledhur veten e i kishte bërë një kafe pa sheqer që të shtrëngonte midenë e mos të zalisej në divanin e Babos sa të mbaronte xhirimi i agjitpropit!

Ministri i ri i Rendit, Demir Demo, ia di kimene ta pësosh nga krimi i organizuar, ndaj do i bëjë luftë të madhe atij!

Gojët e liga, që u shofshin e kripë ngrënshin gjithmonë, thonë që edhe një javë më pas, ngaqë është topolak, i mbetën shenjat e dackave nëpër faqe dhe të shkelmave në tule, atëherë kur e darovitën në zyrë fshatçe! Janë harbutër, more! Kanë dorë të rëndë, dreqërit!

Tani do ulet afër Gonxhes dhe, si dy mzeter, do tërheqin parmendën e qeverisë! Babua do i cyse pakëz me hosten në të prapme!

Lozonjari Sofjan, me mungesën e gjatë, i ka madhëngjyer disa, natyrisht jo burrat allçak si Termeja!!!

Qefserja rri e pajetë dhe e murosur, askush nuk e di pse është në Qeveri, ajo vetë jo e jo, por as Babo, i cili me gjasë ka dashur të shkaktojë një habi duke dekurajuar kuriozët në zbërthimin e këtij labirinthi logjik!

Klodi Spaqia u vuvos në interpelancën e parë, skuqej, lebetitej, fliste përçart e ngrata, i jepte urdhra Evis Kushit, përjashto atë, largo këtë, sillmë ujë se plasa, lëshonte piskama, kërkonte ndihmë, ikte, vinte, djersitej, uf e buf! Kur doli nga salla, për fat, Pendavia, i merakosur, me një erashkë të madhe i bënte fresk dhe i frynte nga pak që t’i binte ndezullia!!!

Zeniqeja, edhe pse mori një kompliment ashtu trashë, le të themi derrçe, për këmbët nga gazetarët apo gardistët, ka një shpërthim nuri, sa Antoneta Dyfeku ka kaluar në hije me bikotinat e veta!

Dilo Nasufi ngjan me Diogjenin. Nufi me një peshëngritës amator!

Tezja po jeton një periudhë rehatie, po gjithsesi, kur doli në foltore, i hoqi tapën faqores, e tërhoqi nja dy herë, një tuuup u dëgjua në ajër, një llek, llek, llek e pastaj fshiu buzët dhe lëshoi një eh kënaqësie e sigurie!

Tani që kaloi gushtin, sikur nuk i bën dëm si më parë as në kokë, as në stomak!!

Na kënaqi lanetja me shikime të zgjatura, mbushur me habi, mister e qortim, me flokët që i mblidhte topuz me dorë dhe pastaj, si turtulleshe adoleshente, lëshonte nektar në arat e mërzisë me lëvizjet sensuale të kokës, shoqëruar me pulitje qerpikësh, ku delikatesa dhe sharmi bashkoheshin në një, krejt si proshuta e djathi në panine!

Klosi i kishte sytë kapuç! Ulesia ngroh duart në çdo zjarr që ndizet, kafshonte buzët që në sabah dhe bënte shenja e shiharete! Nën zë tha: aman, mos e ngacmoni, e ka gdhirë mbrëmë, lëreni aman, ka humbur shumë, por xhani i donte të kundërtën.

Fatmir Xhafa, nëna e reformës në drejtësi sipas Starzimirit, se babe kishte caktuar Aurela Anastasin si një dollibash pa shishe, përpiqej t’u mbushte gotën edhe magjistratëve, edhe qeverisë!

Sypetrit Malaj kishte ethe dhe mornica gjithë kohën! Delina Brahimi i vinte një pecë të lagur me ufuth, herë pas here, te koka dhe fap i rraste një aspirine në gojë!

Lajmi që Mamica ka takuar Babon e thirrur prej tij në zyrë, e shoqëruar nga Tao si dëshmitar, por dhe si lajmës që llafi të përhapej me masë, e ka ndryshuar qamet situatën!

Thonë që Babos, për herë të parë, i është lagur e qullur mjekrra nga malli, aq shumë i kishte munguar ajo lanete! E kishte pritur Mamicën me lule e çokollata!

Teksa Mamica fliste, ai i kishte bërë edhe një portret, ku flokët ia kishte nakatosur si litarë e nyje ku të mbetet shpirti i varur!

Socialistët prisnin në radhë tani për të pirë një kafe me Mamicën, por ajo zgjodhi “Kronikën”, që e ka mëkuar, mbajtur si në gji të Krishtit e mbrojtur nga syri i keq në këto kohë jallane!

Vetë Bledion Nallbaja, me të marrë lajmin, i kishte dhënë fund eremitizmit!

Ai kishte ndezur zjarrin në gji, ndaj filloi përsëri poteren, zallamahinë kundër qeverisë! I zhgënjyer, pasi kishte shpresuar që Mamica do ndahej nga tufa dhe ai, si ujk i vjetër, do bënte kërdi, tani ndjellte hatane!

Ervin Hoxhes i eci mbarë, më në fund u kujtuan për atë çamarrok e caktuan në grupin e miqësisë me Korenë e Veriut! Haberri shkaktoi të qeshura, por ai ishte i emocionuar dhe e mori si shenjë ringjalljeje! Qesh mirë kush qesh i fundit, u mejtua!

Pritet që Damon ta caktojnë në atë të Jemenit!

Bora ka rënë në të thella, bashkë me Iglin bëjnë muhabete mistike për temjanin, djallin e të birin! Ngjajnë si dy klerikë të braktisur nga Kisha!

Olta dhe Ogi i janë rikthyer vetëdijes popullore, tabanit, meditojnë dhe shohin filxhan!

Kryezevend Lideri Hyqymeti Flamur, gjithnjë e më serioz e hijerëndë, siç i ka hije, qortoi “Kronikën” për hallakatje, dalje nga tema politike e ditës dhe mesazh të shpërqendruar! Mbajtëm shënim dhe i thamë aferim! Duart i këpusim, qejfin nuk ia prishim.

Aty nga pasditja, meqenëse protestuesit na kishin bllokuar furnizmet me byrek e llallë që drejtoria e shërbimeve na i shet katër herë më shtrenjtë se tregu, Tao kishte uri çakalli!

Erjo Mile, emri i të cilit u fiksua pas një viti si një akçi i mbaruar, ia gjeti anën e solli tre shporta plot me sallam, shishqebap, djathë, qepë e copa kukureci! I hapën aty në mes të vendit!

Erjon Malajt, hamesit, i lexohej padurimi dhe nepsi, ndërkohë mbante një thupër që të gjuante Erjon Braçen, i cili kërkonte një çaçkë! Një çaçkë mi një çaçke, po hiç, ata zemrën gur!

Deputetë flisnin, Tao përtypej, i dhanë lugë, pirun, por jo, do ha si populli, tha: mishi e gruaja zihen me dorë!

Të mbushim barkun, rënkoi, u pa puna, Niko lart, ne poshtë, jallane politika!

Brunilda Bakerri e shihte dhe e admironte! Sa fat të jem afër Taos!

Debati që i ashpër dhe i gjatë!

Gazment Bardhi, i cili kishte pirë benzinë, e bëri Babon të ikte nga salla, se i vogli shtrin viganin, se i shtypuri tiranin, do thoshte Noli!

Mos, mor, haram, mos pshretinte Kostaqi nga lozha, mos, mor, katran, mos, si t’i nxë goja ato llafe, si po ia helmon xhanin para se të niset në Amerikë, ai me besë, me pasqyrë, me krehër, me prani, pra ai me bukë e ju me gurë, sytë ju plaçin, hajër mos bëfshi!

Qershia mbi tortë që Jorushi i Tabakeve, ajo si profeti para mbretit, nën dirigjimin e Saimir Koreshit, këndoi himnin e protestës edhe për faktin se Babua e pa në mënyrë të pahijshme: “Babo, jep dorëheqjen”!

Isuf Çela me Xhelal Mziun pinin nga një duhan si njerëz që kanë parë shumë e më tepër do të shohin! Bujar Leskaj shkund “Kronikën” që të dalë nga dembelia dhe të bëhet më e shpeshtë se mezi e pret mileti!

“Ministrja kopjace” në krye të Shëndetësisë? Diploma e Klodiana Spahiut përballet me akuza për plagjiaturë

0

Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar si ministrja e Shëndetësisë më jetëshkurtër në 4 mandatet e qeverisë Rama, Sala u largua me pretekstin se do të vijojë projektet e saj akademike. Posti i Ministres së Shëndetësisë iu besua deputetes së qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu.

Pas propozimit të kryeministrit, të martën e 8 shtatorit Kuvendi votoi me 79 vota pro dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, ndërsa kjo e fundit nuk i fshehu dot emocionet.

Ndërkaq, pas betimit te Presidenti më datë 11 shtator, zonja Spahiu mbërriti në Ministrinë e Shëndetësisë për ceremoninë e prezantimit me stafin dhe aty u përball me gazetarin Freard Rista, i cili e pyeti: Si do ta drejtoni Shëndetësinë shqiptare kur e keni punimin e diplomës plagjiaturë?

Ministrja më e re premtoi çudira në këtë sektor, duke këshilluar gazetarin që të bëhet njeri më i mirë.

Përtej këshillës, duhet të sqarojmë publikun lidhur me plagjiaturën e ministres Spahiu, denoncuar më herët nga studiuesi Taulant Muka. Paragrafi hyrës i punimit të ministres Klodiana Spahiu mban vitin 2018 dhe flet për ngarkesat e ventrikulit të majtë te pacientët me diabet të tipit 2 dhe vendi i studimit është Spitali i Durrësit.

Por zonja Spahiu nuk e ka shkruar vetë këtë paragraf, pasi e ka marrë fjalë për fjalë nga punimi i dy doktorëve koreanë, WangSoo Lee dhe Jaetaek Kim, punim i vitit 2017 për kardiomiopatinë diabetike.

“Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një person që ka mashtruar, ka falsifikuar dhe ka marrë diçka që nuk është e vetja dhe e ka përvetësuar si të vetën dhe ministrja nuk reagon. Nga ana etike, në radhë të parë kemi një problem, sepse po bën realitet që është diku tjetër, realitet që ti nuk e ke vërtetuar, nuk e ke prekur apo nuk e ke studiuar”, shprehet studiuesi Muka, i cili thekson faktin se kjo praktikë na kushton shumë si popull dhe si shtet.

Nëse flasim ende për pjesën e prezantimit të punimit shkencor, vëmë re se zonja Spahiu, pasi mbaroi punë me dy kolegët e parë, lirisht merr sërish copy-paste dy paragrafë nga mjeku serb Brane Loncarevic.

Ky i fundit, teksa trajton problematikën e kardiomiopatisë diabetike asimptomatike në praktikën e përditshme, citon ndër të tjera se “asnjë nga pacientët tanë me diabet nuk kishte hipertrofi të ventrikulit të majtë, masa e ventrikulit të majtë dhe indeksi i masës së ventrikulit të majtë ishin të rritura krahasuar me pacientët e kontrollit të përputhur”.

Mos harrojmë se këta individë, mbi të cilët është bërë studimi, janë pacientë të mjekut serb, të cilët me një “copy-paste”, zonja ministre i ka bërë pacientë të spitalit të Durrësit.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi nga Serbia zonja Spahiu ka kaluar në Greqi, duke vendosur fjalë për fjalë një copë të punimit të vitit 2009 të mjekut Alexander Stefanidis, i cili ka trajtuar ndryshimet anatomike dhe funksionale të ventrikulit të majtë gjatë plakjes te të rriturit me diabet të tipit 2.

Pra, pacientët e vitit 2009 të spitalit grek i kemi marrë dhe i kemi sjellë në 2018 në Durrës, duke dalë me të njëjtat përfundime.

Në kapitullin 2, materialet dhe metodat, zonja ministre ka ndryshuar vetëm vitin e studimit dhe numrat e pacientëve të marrë për analizë, ndërsa metoda është e marrë nga ajo që ka shkruar mjeku grek Alexander Stefanidis.

“Në çdo vend të Europës plagjiatura është mashtrim, vepër penale, dhe në Shqipëri personazhe të tillë jo vetëm që duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe të ishin larguar nga jeta publike, por duhet të ishin marrë masat që këtyre personave t’u ishin hequr titujt, të kishin kthyer paratë që kanë marrë për shkak të këtyre titujve dhe të ishin krijuar të gjitha rregullimet ligjore apo legjislative që këto fenomene të parandaloheshin”, përfundon studiuesi Muka./piranjat news 

Ngjarje e rëndë në Tiranë! Burri vret gruan me thikë

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë. 69-vjeçari Hysni Patushi ka vrarë me thikë gruan e tij Lumturi Patushi në banesë.

“Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të SPAK-ut.

Mësohet se në krimi ndodhi në sy të nipit të mitur të çiftit të bashkëshortëve dhe dhëndrit të tyre.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve/ Trajneri Maran publikon listën e lojëtarëve kuqezi, rikthehet pas dy vitesh mungesë Etrit Berisha

0

Një tjetër kapitull nis për Kombëtaren shqiptare dhe këtë herë me një emër të ri në krye të pankinës. Rolando Maran ka bërë zgjedhjet e tij për katër përballjet e para të UEFA Nations League, ndaj Bjellorusisë, San Marinos dhe Finlandës

Në listen prej 29 lojtaresh te thirrur shfaqen edhe dy emra të rinj. Sabah Kerjota, mesfushori i Hearts, merr për herë të parë ftesën me Kombëtaren A, ndërsa Samuele Sina, mbrojtësi i Union Brescia, është risia tjetër.

Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla rikthehen pas dëmtimeve që kaluan, ndërsa një tjetër emër me eksperiencë është Etrit Berisha.

Në krahun tjetër, ka edhe emra që këtë herë nuk janë pjesë e listës. Thomas Strakosha mungon, ndërsa nuk janë grumbulluar as Armando Broja dhe as Nedim Bajrami. Këto zgjedhje i japin një tjetër pamje grupit të Maranit, i cili duket se po kërkon të zgjerojë alternativat dhe të krijojë konkurrencë në çdo repart.

Sfida e parë do të jetë në shtëpi, më 26 shtator, ndaj Bjellorusisë. Vetëm tri ditë më vonë kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, ndërsa më 3 tetor përballen me Finlandën në transfertë. Cikli mbyllet më 6 tetor, sërish në Tiranë, me San Marinon.

Grumbullimi nis të hënën, më 21 shtator. Katër ndeshje në vetëm dhjetë ditë, një kalendar intensiv që do t’i japë Maranit mundësinë e parë për të treguar se çfarë Shqipërie kërkon të ndërtojë.. Objektivi mbetet i qartë: vendi i parë në grup.

Njoftimi i FSHF

Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

“1,800 dollarë për të mbyllur llogaritë”! Kush fshihet pas sulmit ndaj protestuesve në Tiranë?

0

Komisioni Evropian ka nisur hetim ndaj kompanisë Meta, pas pezullimit masiv të llogarive në rrjetet sociale që publikonin materiale për protestat antiqeveritare në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga revista amerikane WIRED, e cila raporton se më shumë se 30 eurodeputetë i kanë kërkuar Komisionit Evropian të verifikojë nëse veprimet e Metës janë në përputhje me Aktin Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA).

Eurodeputetja Alexandra Geese i ka cilësuar pezullimet si një akt të ngjashëm me censurën.

“Çfarë ndodhi në Shqipëri është e barasvlershme me censurën”, deklaroi Geese, një prej firmëtareve të letrës drejtuar Komisionit Evropian.

Ajo kritikoi edhe qasjen e drejtuesit të Metës, Mark Zuckerberg, ndaj lirisë së shprehjes.

“Koncepti i Mark Zuckerberg për ‘lirinë e fjalës’ duket se përfshin vetëm opinionet që përputhen me agjendën politike të administratës Trump. Pikërisht për këtë arsye ne kemi rregulla evropiane”, u shpreh ajo.

Qindra llogari të prekura
Pezullimet lidhen me llogari që raportonin ose dokumentonin protestat e “Revolucionit të Flamingove” në Tiranë. Protestat nisën pas kundërshtimeve ndaj zhvillimit të një resorti luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Protestuesit kërkojnë ndryshimin e ligjit që lejon ndërtime në zona të mbrojtura, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatës jofitimprurëse Repro Uncensored, e cila po heton rastet e pezullimeve, janë verifikuar rreth 100 raste të lidhura me protestat. Organizata vlerëson se numri real i llogarive të prekura mund të arrijë në disa qindra.

“Ne vazhdojmë të marrim raportime të tjera dhe, bazuar në vëllimin dhe modelet që po shohim, vlerësojmë se numri real mund të jetë disa qindra”, deklaroi themeluesja e organizatës, Martha Dimitratou, për WIRED.

Në të paktën 70 raste, Repro Uncensored ka konfirmuar fshirjen e postimeve dhe videove që lidhen me protestat, kufizimin e llogarive dhe humbjen e disa funksioneve të bashkëpunimit.

Sipas organizatës, në shumë raste ankesat për shkelje të të drejtave të autorit janë bërë disa herë ndaj së njëjtës llogari, shpesh pesë deri në dhjetë ankesa brenda një kohe të shkurtër. Më pas, llogaritë janë përballur me masa përshkallëzuese, deri në çaktivizimin e tyre të plotë.

Rasti i Arjan Koçit
Një prej rasteve të dokumentuara është ai i Arjan Koçit, një shtetas britaniko-shqiptar që prej muajit qershor publikonte pamje nga protestat në Instagram.

Më 20 gusht, Koçi nisi të merrte një numër të madh emailesh nga Meta, ku pretendohej se kishte përdorur materiale të dikujt tjetër.

“Dikush pretendonte se kisha marrë punën e tij dhe e kisha publikuar si timen. Por ishte videoja ime, zëri im dhe fotografia ime”, tha ai për WIRED.

Pamjet e filmuara nga droni prej tij tregonin përmasat e protestave në Tiranë dhe kishin marrë miliona shikime në platforma të ndryshme.

Koçi tha se të paktën 20 llogari të tjera u mbyllën në të njëjtën kohë. Pesë prej ankesave ndaj përmbajtjeve të tij, sipas tij, vinin nga i njëjti burim dhe nga e njëjta adresë emaili.

Kur kontaktoi personin që kishte bërë ankesat, Koçi pretendon se ai i tha se ishte paguar me 1,800 dollarë për të raportuar llogaritë dhe se do t’i tërhiqte ankesat nëse paguhej.

Personi dyshohet se i kishte sugjeruar gjithashtu që ta çaktivizonte llogarinë për një javë në mënyrë që ta mbante të sigurt.

WIRED nuk arriti të merrte përgjigje nga personi i akuzuar për këto veprime.

Meta pranon gabimin
Një zëdhënës i Metës i tha WIRED se llogaritë ishin hequr gabimisht dhe se ato ishin rikthyer.

“Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar. Ne kemi një proces apelimi për personat që mendojnë se kemi bërë një gabim dhe mund të rikthejmë përmbajtjen nëse përcaktojmë se ajo nuk shkel rregullat”, deklaroi kompania.

Meta nuk komentoi mbi hetimin për aktivitet të mundshëm të koordinuar.

Eksperti i Freedom House, Kian Vesteinsson, tha se përdorimi masiv i ankesave për copyright mund të shndërrohet në një mënyrë për të abuzuar me sistemet e raportimit të platformave.

Sipas tij, kjo taktikë është përdorur edhe në konflikte dhe në raste kur synohet heshtja e personave që kritikojnë qeveritë.

Rama mohon përfshirjen
Disa protestues kanë akuzuar qeverinë shqiptare se qëndron pas sulmeve ndaj llogarive në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama i ka mohuar këto akuza.

“Nuk kemi absolutisht asnjë lidhje me ndonjë llogari në rrjetet sociale që është çaktivizuar apo kufizuar dhe nuk zotërojmë kapacitetin teknik për të kryer një operacion të tillë. Turp për gjithë këtë tufë dështakësh që përhapin marrëzi të tilla”, shkroi Rama në platformën X.

Zyra e kryeministrit nuk iu përgjigj kërkesës së WIRED për koment.

Ndërkohë, edhe pse llogaria e Koçit është rikthyer, ai thotë se beson se ende po përballet me “shadow ban”, pra me kufizim të padukshëm të shtrirjes së përmbajtjeve të tij.

Komisioneri i BE-së, Thomas Regnier, konfirmoi se Komisioni Evropian po heton tashmë Metën për shqetësimet që lidhen me kufizimin e zërave politikë në rrjetet sociale.

Ai tha se akuzat e reja nuk përbëjnë “aspak një surprizë” dhe theksoi se Akti Evropian për Shërbimet Digjitale u jep përdoruesve mundësinë të kundërshtojnë vendimet e pajustifikuara për moderimin e përmbajtjeve.

Reforma territoriale/ Mes 46 dhe 100 bashkive

0

Shqipëria po shkon drejt rishikimit të ri të hartës territoriale, vetëm një dekadë pasi 373 bashkitë dhe komunat e mëparshme u bashkuan në 61 bashki. Në tryezën e Kuvendit janë dy alternativa pothuajse të kundërta, propozimi i Partisë Socialiste, që synon reduktimin e mëtejshëm në 46 bashki, dhe platforma e opozitës për krijimin e rreth 100 bashkive.

Në raportet që shoqërojnë propozimet, qeveria vlerëson se reforma e vitit 2014 krijoi një bazë më të mirë administrative, por la në këmbë bashki të vogla, të varfra dhe me kapacitete të pamjaftueshme, ndaj konsolidimi duhet të vijojë.

Opozita argumenton se krijimi i bashkive të mëdha e largoi pushtetin vendor nga qytetari, dobësoi qytetet e vogla dhe ish-komunat dhe përqendroi shërbimet, investimet dhe vendimmarrjen në qendrat bashkiake.

Ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile mendojnë se vlerësimi i reformës nuk mund të mbështetet vetëm te numri i bashkive.

Një anketë e fundit e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) për këshillat bashkiakë tregon se një pjesë e problemeve të qeverisjes vendore vjen nga përqendrimi i pushtetit te kryetari i bashkisë, dobësia e këshillave bashkiakë, mungesa e përfaqësimit territorial dhe autonomia e kufizuar financiare.

Përplasja ndërmjet dy platformave lidhet me vendin ku duhet të përqendrohet pushteti vendor. PS kërkon që kapaciteti financiar dhe administrativ të përqendrohet në bashki më të mëdha, ndërsa shërbimi të shpërndahet në territor.

PD kërkon që përfaqësimi dhe vendimmarrja të shpërndahen në më shumë bashki, ndërsa kapacitetet teknike dhe ekonomitë e shkallës të përqendrohen në rajone.

Në njërin model, bashkia është institucioni kryesor i zhvillimit dhe rajoni shërben si nivel mbështetës. Në modelin e opozitës, bashkia është kryesisht institucioni i qytetarit dhe komunitetit, ndërsa rajoni merr rol më të madh në zhvillim, infrastrukturë dhe administrimin e shërbimeve të përbashkëta.

Propozimi i PS-së vijon me konsolidim nga 61 në 46 bashki

Propozimi i mazhorancës mbështetet në idenë se një pjesë e 61 bashkive nuk kanë arritur masën e nevojshme demografike, ekonomike dhe administrative për të funksionuar në mënyrë të pavarur. Zgjidhja është bashkimi i njësive më të dobëta me qendra më të forta brenda të njëjtit qark.

Raporti i mazhorancës e mbështet analizën në pesë kritere, kapacitetin financiar dhe funksional, performancën ekonomike, masën urbane dhe demografike, kohën e udhëtimit drejt qendrës më të afërt dhe kohezionin historik, kulturor e minoritar.
Të dhënat tregojnë se madhësia e bashkisë ndikon te kapaciteti administrativ.

Bashkitë e mëdha kanë mesatarisht rreth 13 punonjës për 1 mijë banorë, ndërsa të voglat, rreth 26 punonjës për 1 mijë banorë.

Njësitë e vogla përballojnë kosto më të larta administrative për banor, pa ofruar domosdoshmërisht shërbime më të mira.
Dallimi shfaqet edhe në ushtrimin e kompetencave, pasi nga 41 funksionet vendore të analizuara, vetëm katër vlerësohen se ushtrohen mirë, ndërsa gjashtë mbeten praktikisht të paushtruara. Mesatarisht, bashkitë mbulojnë vetëm 15,8 nga 34 funksionet e matshme, ose rreth 46% të tyre.

Sipas mazhorancës, bashkitë e vogla kanë vështirësi të punësojnë juristë, inxhinierë, specialistë të prokurimeve, ekspertë të financave, planifikues urbanë dhe staf për projektet europiane, tani në prag të anëtarësimit. Për mazhorancën, bashkimi do të reduktonte përsëritjen e strukturave dhe do të krijonte administrata më të specializuara.

Njësitë më të mëdha mund të kenë gjithashtu më shumë mundësi për të përgatitur projekte dhe për të përthithur fondet e Bashkimit Europian. Procesi i anëtarësimit do të kërkojë që pushteti vendor të zbatojë një pjesë të konsiderueshme të legjislacionit europian dhe të menaxhojë projekte më komplekse, veçanërisht në mjedis, infrastrukturë dhe zhvillim rajonal.

Avantazhi ekonomik dhe administrativ

Modeli me 46 bashki mund të funksionojë për njësitë me popullsi të vogël, të ardhura shumë të ulëta dhe lidhje të forta me një qendër të afërt. Raporti i mazhorancës analizon se për 41 bashkitë e projektuara, koha mesatare e udhëtimit drejt një qendre më të fortë brenda qarkut është rreth 37 minuta.

Tetëmbëdhjetë bashki e arrijnë qendrën e mundshme brenda 30 minutash dhe 20 të tjera, brenda 30-60 minutash.

Në raste të tilla, mbajtja e dy administratave të plota mund të ketë pak logjikë ekonomike, sidomos kur njëra nga bashkitë nuk arrin të financojë funksionet bazë. Bashkimi mund të ulë kostot fikse, të rrisë kapacitetin e planifikimit dhe të krijojë një territor më të përshtatshëm për organizimin e transportit, mbetjeve, shërbimeve sociale dhe mbrojtjes civile.

Megjithatë, vetë raporti i mazhorancës pranon se ekonomitë e shkallës nuk funksionojnë njësoj për çdo shërbim. Për mbetjet, ujësjellësit, transportin ose emergjencat mund të nevojitet një shkallë e madhe organizimi. Për shërbimet administrative, kujdesin social ose mirëmbajtjen lokale, afërsia me qytetarin mbetet vendimtare.

Rreziku i një konsolidimi të dytë

Dobësia kryesore e propozimit të PS-së është se mund të thellojë problemin që krijoi reforma e vitit 2014, bashki më të mëdha në hartë, por me shërbime, investime dhe vendimmarrje të përqendruara në qytetin qendër.

Sot, 50 njësi administrative, ose rreth 16% e totalit, ndodhen më shumë se një orë larg qendrës më të afërt bashkiake. Në zona të veçanta malore, udhëtimi arrin në dy ose tre orë. Reduktimi i mëtejshëm i numrit të bashkive mund ta zgjerojë këtë distancë.
Fushë-Arrëzi dhe Poliçani ndodhen më shumë se një orë larg qendrave ku teorikisht mund të bashkohen.

Studimi i IDM-së tregon se në bashkitë e sotme të zgjeruara është dobësuar edhe përfaqësimi politik i territoreve periferike. Njësitë administrative nuk kanë këshilla të zgjedhur dhe nuk administrojnë buxhetin e tyre.

Interesat e ish-komunave përfaqësohen brenda një këshilli bashkiak të zgjedhur me lista partiake për të gjithë territorin, pa garanci që çdo zonë do të ketë përfaqësuesin e vet. Nëse numri i bashkive ulet në 46 pa ndryshuar këtë sistem, qendrat e vogla dhe zonat rurale mund të humbin edhe më shumë ndikim mbi investimet dhe shërbimet.

Njësitë administrative, hallka që PS kërkon të forcojë

Reduktimi i numrit të bashkive rrezikon ta largojë edhe më shumë qendrën e vendimmarrjes nga fshatrat dhe periferitë. Për ta zbutur këtë problem, platforma socialiste parashikon forcimin e njësive administrative që sot funksionojnë kryesisht si zyra vartëse të bashkive.

Njësitë administrative nuk do të riktheheshin si komuna të pavarura, me buxhet dhe kryetar të zgjedhur, por do të merrnin më shumë kompetenca të deleguara. Në to mund të ofroheshin shërbime të drejtpërdrejta, të administroheshin buxhete të kufizuara dhe të krijoheshin zyra të përhershme për qytetarët.

Kështu, modeli i PS-së ndërtohet mbi një bashki më të madhe në nivel politik dhe financiar, por me pika më të shumta shërbimi në territor. Digjitalizimi dhe shërbimet në distancë shihen gjithashtu si mjete për të kompensuar largësinë nga qendra bashkiake.

Opozita propozon 100 bashki dhe rikthimin e afërsisë

Opozita e konsideron reformën e vitit 2014 si një konsolidim të tepruar, që nuk solli rezultatet e premtuara në shërbime, autonomi financiare dhe zhvillim të balancuar. Alternativa e saj është rritja e numrit të njësive në rreth 100 bashki.

Kjo nuk nënkupton kthim te 373 bashkitë dhe komunat e dikurshme, por krijimin e një niveli të ndërmjetëm me më shumë njësi se sot, por më pak dhe më të qëndrueshme se përpara vitit 2015.

Argumenti themelor në raportin e Opozitës është se bashkia duhet të jetë fizikisht e arritshme dhe politikisht e kontrollueshme nga qytetari. Bashkia mesatare shqiptare ka sot rreth 471 kilometra katrorë dhe afro 39 mijë banorë.

Për nga sipërfaqja, njësitë vendore shqiptare janë shumë më të mëdha se komunat në shumicën e vendeve të Europës.

Në Shqipëri, ku rreth dy të tretat e territorit janë kodrinore dhe malore, një bashki e madhe mund të përfshijë komunitete që kanë pak lidhje me njëri-tjetrin dhe përdorin qendra të ndryshme ekonomike dhe shërbimesh.

Platforma e opozitës propozon që asnjë vendbanim të mos jetë më shumë se 30 minuta larg qendrës vendore në zonat fushore dhe më shumë se 60 minuta në zonat malore. Bashkitë e mëdha që konsiderohen të pamenaxhueshme do të ndaheshin, ndërsa disa qytete të vogla do të rikthenin statusin e njësisë së pavarur.

Afërsia dhe zhvillimi policentrik

Përparësia e modelit të opozitës është rikthimi i vendimmarrjes më pranë komunitetit. Një bashki më e vogël mund të njohë më mirë nevojat lokale, të krijojë lidhje më të drejtpërdrejtë ndërmjet taksave dhe shërbimeve dhe t’u japë më shumë peshë politike qendrave që sot janë reduktuar në njësi administrative.

Urbanisti Gent Kaprata e lidh propozimin me nevojën për një zhvillim policentrik. Sipas tij, Shqipëria ka një rrjet qytetesh, por jo një sistem funksional policentrik. Tirana dhe korridori Tiranë-Durrës përqendrojnë popullsinë, kapitalin, aktivitetin ekonomik, shërbimet dhe vendimmarrjen, ndërsa qytetet e tjera humbin vazhdimisht banorë dhe funksione.

Në këtë këndvështrim, forcimi i qyteteve dytësore nuk është vetëm çështje e administrimit vendor, por lidhet me shpërndarjen e investimeve, tregjet lokale të punës dhe frenimin e përqendrimit të zhvillimit në zonën qendrore.

Propozimi i opozitës ka përparësi edhe në përfaqësim, sipas tij. Një numër më i madh bashkish do të krijonte më shumë kryetarë dhe këshilla të zgjedhur drejtpërdrejt. Qendra që sot nuk kanë zë politik të veçantë do të rifitonin mundësinë të përcaktonin buxhetin dhe përparësitë e tyre.

Rreziku i bashkive pa financa

Megjithatë, afërsia nuk prodhon vetvetiu shërbime cilësore pasi një bashki e vogël mund të jetë më pranë qytetarit, por pa ekspertë dhe pa buxhet nuk mund të ketë efektivitet.

Raporti i opozitës pranon se bashkitë e vogla kanë më shumë vështirësi në rekrutimin e stafit dhe në ushtrimin e funksioneve komplekse. Rikrijimi i njësive të vogla pa një reformë të financimit mund të shtojë strukturat administrative dhe varësinë nga buxheti qendror.

Aktualisht, 47 bashki gjenerojnë secila më pak se 1% të të ardhurave të veta vendore në shkallë vendi. Shumica e njësive varen ndjeshëm nga transfertat. Rreth 36,6% e të ardhurave tatimore vendore sigurohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, një burim që përqendrohet në zonat me ndërtim dhe nuk siguron bazë të qëndrueshme për bashkitë e vogla dhe rurale.

Nëse krijohen 100 bashki pa një fond të fortë barazimi fiskal, disa prej tyre mund të kenë kryetar dhe këshill të zgjedhur, por të mos kenë para për të realizuar prioritetet e komunitetit. Përfaqësimi do të rritej, ndërsa kapaciteti real mund të mbetej i dobët.

Rajonet, kundërpesha e PD-së ndaj copëzimit bashkiak

Shtimi i bashkive ngre menjëherë problemin e kostove dhe të kapaciteteve, për shkak se një bashki e vogël mund të jetë më pranë qytetarit, por nuk mund të përballojë e vetme menaxhimin e mbetjeve, transportin ndërvendor, ujësjellësit, planifikimin e gjerë territorial ose projektet e mëdha infrastrukturore.

Për këtë arsye, modeli i PD-së mbështetet në krijimin e rajoneve funksionale. Bashkitë do të mbanin shërbimet e përditshme dhe përfaqësimin politik, ndërsa rajoni do të administronte funksionet që kërkojnë ekonomi shkalle dhe koordinim ndërmjet disa bashkive.

Rajonet mund të merrnin përgjegjësi për zhvillimin ekonomik, transportin rajonal, menaxhimin e integruar të mbetjeve, infrastrukturën mjedisore, turizmin, mbrojtjen civile dhe projektet që kalojnë kufijtë e një bashkie. Ato do të shërbenin gjithashtu për programimin dhe administrimin e fondeve të Bashkimit Europian.

Kjo krijon një sistem me disa nivele: bashki më të vogla për demokracinë dhe shërbimet e afërta; rajone më të mëdha për zhvillimin, investimet dhe shërbimet komplekse; ndërsa njësitë administrative ose strukturat komunitare do të ruanin përfaqësimin në nivelin më të ulët.

Qarqet: Të dyja palët pranojnë se modeli aktual nuk funksionon

Pavarësisht dallimeve për numrin e bashkive, të dyja platformat afrohen në vlerësimin për qarqet. Shqipëria ka aktualisht 12 qarqe si nivel të dytë të qeverisjes vendore, por kompetencat, financimi dhe ndikimi i tyre janë të kufizuara.

Qarku nuk është shndërruar në një institucion real të zhvillimit rajonal. Ai nuk kontrollon burime të konsiderueshme financiare, nuk administron shumicën e shërbimeve ndërbashkiake dhe nuk ka një rol të fortë në planifikimin ekonomik.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka tri rajone statistikore të nivelit NUTS II, por ato përdoren kryesisht për statistika dhe nuk janë nivele të zgjedhura të qeverisjes.

PS propozon ndërtimin e një niveli rajonal funksional mbi 12 qarqet ekzistuese. Kjo mënyrë shmang nevojën për ndryshime të thella kushtetuese dhe mundëson që qarqet të marrin gradualisht funksione të reja. Ato do të administronin shërbimet ndërbashkiake, programimin e fondeve europiane dhe disa funksione që bashkitë e vogla nuk kanë kapacitet t’i ushtrojnë.

Në këtë model, 12 qarqet nuk zhduken, por transformohen në struktura me përmbajtje më të qartë rajonale.

Platforma e PD-së është më e hapur ndaj një riorganizimi të nivelit të dytë. Qarqet aktuale mund të reformohen ose të zëvendësohen nga rajone funksionale, kufijtë e të cilave do të bazoheshin më shumë te lidhjet ekonomike, infrastrukturore dhe historike sesa te ndarja e sotme administrative.

Megjithatë, edhe në platformën e opozitës, numri përfundimtar, kufijtë dhe mënyra e zgjedhjes së rajoneve nuk paraqiten ende si një hartë e mbyllur. Çështja kryesore është që niveli i dytë të ketë kompetenca, financim dhe përgjegjësi reale, jo të mbetet një strukturë formale si qarku i sotëm.

Këshillat bashkiakë, hallka që mungon në të dyja platformat

Studimi i IDM-së tregon se as modeli me 46 bashki, as ai me 100 nuk mund të funksionojë pa ndryshuar balancën e pushtetit brenda bashkisë.

Ligji i njeh këshillit bashkiak 19 kompetenca kryesore që lidhen me buxhetin, paketën fiskale, pronën, investimet, kontrollin e administratës dhe mbikëqyrjen financiare. Në praktikë, këshillat shpesh funksionojnë më shumë si struktura miratuese të propozimeve të ekzekutivit sesa si institucione të pavarura vendimmarrëse dhe kontrolluese.

Studimi i IDM-së u mbështet në 128 pyetësorë me anëtarë dhe drejtues të këshillave bashkiakë, si dhe në fokus-grupe me këshilltarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Të anketuarit i vlerësuan këshillat më pozitivisht për miratimin formal të buxhetit dhe paketës fiskale, por shumë më dobët për kontrollin e administratës, prokurimeve, investimeve dhe zbatimit të vendimeve.

Mbi 70% deklaruan se raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, auditimit të brendshëm dhe pasqyrat financiare nuk paraqiten asnjëherë në këshill ose paraqiten shumë rrallë. Në shumë raste, dokumentacioni u dërgohet këshilltarëve vetëm një ditë para mbledhjes, duke e bërë të pamundur analizën e plotë.

Komisionet e këshillave nuk kanë gjithmonë ekspertizë, staf dhe burime financiare. Ligji përcakton kompetencat e këshillit, por nuk ndërton procedura të plota për ushtrimin e tyre. Si pasojë, kontrolli ndaj kryetarit mbetet shpesh formal dhe reaktiv.

Dobësia e këshillave e prek në mënyra të ndryshme secilën platformë. Në modelin me 46 bashki, këshillat mund të kenë më shumë burime profesionale, por do të përfaqësojnë territore më të mëdha dhe më heterogjene.

Në modelin me 100 bashki, përfaqësimi mund të jetë më i afërt, por rrezikohet shumëfishimi i këshillave të vogla pa ekspertizë dhe mbështetje administrative.

IDM rekomandon krijimin e një sekretariati profesional dhe të pavarur për çdo këshill, me ekspertizë juridike dhe financiare, autonomi buxhetore dhe mundësi për të angazhuar ekspertë të jashtëm. Raporti propozon që Komisioni i Financave dhe Mbikëqyrjes të jetë i detyrueshëm dhe që këshilltarët të kenë akses të plotë e në kohë në dokumentet e administratës.

Por rekomandimi më i rëndësishëm për reformën territoriale është krijimi i këshillave lokalë në njësitë administrative. Këto struktura do të përbëheshin nga kryetarët e fshatrave dhe përfaqësues të komuniteteve dhe do të përfshiheshin detyrimisht në konsultimet për investimet, shërbimet dhe buxhetin.

Këshillat lokalë mund të kompensojnë humbjen e përfaqësimit nëse bashkitë zvogëlohen në numër. Por ato janë të nevojshme edhe në modelin me 100 bashki, sepse çdo bashki, pavarësisht madhësisë, përmban zona periferike që rrezikojnë të mbeten jashtë vendimmarrjes.

Modeli më i përshtatshëm, bashki të arritshme dhe shërbime të përbashkëta

Përvoja europiane ofron modele të ndryshme të ndarjes territoriale, nisur nga historia dhe thyerja e terrenit. Franca, p.sh., ka ruajtur mbi 34 mijë komuna, por ka ndërtuar struktura të fuqishme bashkëpunimi ndërkomunal.

Gjermania, Austria, Italia dhe Spanja kanë gjithashtu shumë njësi të vogla, ndërsa funksionet që kërkojnë ekonomi shkalle realizohen përmes bashkëpunimit, qarqeve, provincave ose rajoneve.

Në anën tjetër, vendet nordike kanë ndjekur reforma konsoliduese, por bashkimin e kanë shoqëruar me standarde të qarta të aksesit, zyra lokale, decentralizim të shërbimeve dhe nivele rajonale funksionale.

Për Shqipërinë, modeli më i afërt shihet me organizimin francez dhe spanjoll, me bashki relativisht të arritshme për qytetarin, të shoqëruara me bashkëpunim ndërbashkiak të detyrueshëm dhe një nivel rajonal me kompetenca të forta.

Në këtë model, bashkitë do të mbanin shërbimet e afërta me administratën civile, mirëmbajtjen lokale, hapësirat publike, arsimin parashkollor, kujdesin social bazë dhe zhvillimin e komunitetit.

Shërbimet që kërkojnë territor më të madh dhe investime të kushtueshme si trajtimi i mbetjeve, transporti rajonal, infrastruktura ujore, mbrojtja civile, planifikimi strategjik dhe fondet europiane do të organizoheshin në nivel ndërbashkiak ose rajonal. Ky model anon më shumë drejt ruajtjes ose shtimit të moderuar të numrit të bashkive sesa drejt reduktimit në 46.

Arsyeja është gjeografia e Shqipërisë, territori malor, infrastruktura e pabarabartë dhe dobësimi i përfaqësimit pas vitit 2015.

Por nëse reforma kufizohet te ndryshimi i kufijve, 46 bashki mund të prodhojnë më shumë përqendrim, ndërsa 100 bashki më shumë dobësi financiare.

Arritjet dhe dështimet në reformën aktuale

Ndonëse buxheti i pushtetit vendor është rritur me 212%, ndërsa popullsia e vendit ka rënë me mbi 15%, shkrirja e rreth 340 komunave dhe organizimi i qeverisjes vendore në 61 bashki nuk kanë sjellë përmirësimin e pritshëm të shërbimeve.

Gerta Loku, anëtare e Këshillit Bashkiak të Mirditës, thotë se administrimi vështirësohet nga territori i madh dhe numri i vogël i banorëve. Bashkia e ka të vështirë të investojë në fshatra me më pak se 30 banorë, por mungesa e infrastrukturës nxit largimin e popullsisë dhe pengon familjet e reja të vendosen në këto zona.

E njëjta problematikë shfaqet edhe në Shkodër. Sipas Florian Bjankut, anëtar i Këshillit Bashkiak, qyteti përfiton më shumë vëmendje, ndërsa njësitë administrative, nga Velipoja deri në Theth, trajtohen shpesh si dytësore.

Territori është zgjeruar, por burimet mbeten të kufizuara dhe decentralizimi fiskal nuk është realizuar. Njësitë administrative nuk kanë kapacitete të pavarura financiare apo vendimmarrëse dhe varen nga qendra e bashkisë.

Pabarazia në shërbime ka përshpejtuar boshatisjen e zonave rurale. Pa infrastrukturë funksionale, shërbime publike dhe përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete nuk shohin arsye për të qëndruar.

Përfaqësimi formal përmes administratorëve dhe këshilltarëve bashkiakë nuk është gjithmonë efektiv, pasi disa të zgjedhur nuk jetojnë pranë zonave që përfaqësojnë dhe kanë pak bashkëpunim me banorët.

Gjendja e shkollave në njësinë administrative Malzi në Kukës është një shembull i drejtpërdrejtë. Besmiri, mësues biologjie, përshkruan godina me dritare të dëmtuara, mure të çara, ambiente të ftohta dhe mungesë laboratorësh shkencorë e të teknologjisë. Sipas tij, në disa shkolla të ndërtuara përpara vitit 1990 nuk janë bërë ndërhyrje të rëndësishme prej dekadash, megjithëse mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e pushtetit vendor.

Raporti i mazhorancës në Kuvend ka pranuar se reforma territoriale e vitit 2014, përveç konsolidimit dhe rritjes së kapaciteteve financiare, ka pasur edhe problematika të tilla si pabarazia territoriale në rritje.

“Pavarësisht rritjes së përgjithshme të të ardhurave dhe investimeve, diferencat ndërmjet bashkive mbeten të thella: Tirana e vetme mblodhi në vitin 2024 rreth 58% të totalit të të ardhurave të veta vendore, gjashtë bashkitë e tjera të mëdha rreth 19%, ndërsa 54 bashkitë e mbetura vetëm 23%”, thuhet në raportin e qeverisë që shoqëron projektin për reformën territoriale në Kuvend.

Ndërsa të ardhurat për frymë ndryshojnë deri në 28 herë midis dhjetësheve më të pasura e më të varfra të bashkive. Disa bashki kanë arritur autonomi të lartë financiare dhe kapacitet të fortë investues, ndërsa 29 bashki të vogla, ose me bazë të kufizuar fiskale, vazhdojnë të kenë vështirësi për të mbuluar edhe kostot operative.

Kufizimi i dytë lidhet me hendekun midis kompetencës formale dhe ushtrimit real të funksioneve, thotë qeveria. Rreth 40% e bashkive të vogla dhe të mesme nuk arrijnë të mbulojnë me aktivitet buxhetor rreth gjysmën e programeve të lidhura me funksionet e tyre ligjore, ndërsa disa funksione, zhvillimi ekonomik vendor, mbështetja e bujqësisë, mbrojtja e biodiversitetit, mbeten praktikisht “në letër”, me më pak se 1% të zarfit buxhetor vendor.

Kufizimi i tretë ka të bëjë me arkitekturën institucionale nën dhe mbi nivelin bashkiak. Vlerësimi i zbatimit të Ligjit nr. 139/2015 evidenton njësitë administrative si hallkën më të dobët të sistemit, të cilat funksionojnë kryesisht si zgjatime administrative të bashkive, pa kompetenca, burime dhe një rol të mirëpërcaktuar.

Në të njëjtën kohë, edhe roli i këshillave të qarqeve pas reformës mbetet i paqartë dhe me efektivitet të kufizuar.

Kufizimi i katërt është hendeku me standardet europiane: shpenzimet vendore për banor në Shqipëri mbeten shumëfish më të ulëta se mesatarja e BE-së, të ardhurat vendore si peshë e PBB-së janë më të ulëtat edhe në krahasim me Ballkanin Perëndimor, ndërsa formula e transfertës së pakushtëzuar vijon të mbështetet në tregues demografikë të vjetruar që nuk pasqyrojnë Censin 2023./ Monitor

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do shitet nafta dhe benzina në treg

0

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri.

Vendimi vjen pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve nga Këshilli i Ministrave dhe u mor në mbledhjen e parë të Bordit, të zhvilluar këtë të shtunë, 19 shtator.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin do të jetë 219 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 207 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 195 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 183 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e parë.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 19 Shtator 2026, vendosi:


-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.