Ballina Blog Faqe 62

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

0

Policia njoftoi mëngjesin e të dielës se një i dënuar për dhunë në familje ka humbur jetën në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak.

Ky është rasti i pestë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

Vetëm dy ditë më parë, më 3 prill, një tjetër i paraburgosur, Medat Spahiu, humbi jetën po në të njëjtin repart, si pasojë e një embolie pulmonare.

Ndërsa më 30 mars, i dënuari me burgim të përjetshëm Hysni Qamil Repaj u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë pas përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Më herët, më 20 mars, një 41-vjeçar i arrestuar për një vepër të lehtë penale ndërroi jetë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë. Autoritetet thanë se dyshohet për shkaqe natyrale, por hetimet vijojnë.

Ndërkohë, rasti i parë në këtë seri daton më 25 janar, kur një i ri 20-vjeçar humbi jetën në burgun e Shkodrës.

Pesë vdekje në një periudhë kaq të shkurtër kanë ngritur dyshime se ccfarë po ndodh në burgje, kryesisht me ata që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe nëse ata marrin brenda qelive trajtimin e duhur mjekësor, teksa vuajnë dënimin.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim të plotë që të lidhë të gjitha këto raste, por hetimet për secilin prej tyre janë në vijim.

5 Prill

I dënuari Hajri Ramazan Robi ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacionin Qendror, si pasojë e arrestit kardio-respirator.

3 Prill

Rreth orës 14:10, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.

30 Mars

Rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës.

20 Mars

Rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

25 Janar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër. /TCH

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arben Malaj “zyrtarizon” kandidaturë për kryebashkiak: Vlora nuk është kadastër e Edi Ramës

0

Teksa Elisa Spiropali dhe Erion Braçe kanë nisur “revoltën” nga brenda, duket se në lëvizje janë vënë edhe veteranët të PS-së.

Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj duket se e ka ndarë mendjen për të kandiduar për Bashkinë e Vlorës.

Postimi i plotë:

Do të jepja gjithçka për ta nisur garën për Kryetar të Bashkisë së Vlorës bashkë me ju, me të gjitha energjitë tona pozitive, të frymëzuar nga tre shembujt e lidershipit botëror dhe përgjegjësia e lartë për t’i merituar në fund të mandatit këto vlerësime:

Së pari, si Edëin M. Lee: “Nuk ka kufi për suksesin dhe potencialin e këtij qyteti të jashtëzakonshëm, nëse e mbajmë derën e mundësive të hapur për çdo banor të SF/Vlorës.”

Së dyti, si George Christopher: “SF/Vlora ishte thellë në zemrën e tij.

Ai i shërbeu qytetit tonë me 1. efikasitet të shkëlqyer, 2. qëllim të devotshëm dhe 3. përkushtim të palodhur.”

Dhe mbi të gjitha, si modeli i integritetit, do të më inspirojë dhe bashkëshoqërojë modeli i Fiorello La Guardia, kryebashkiaku i Neë York-ut:

“Ai ishte një njeri i popullit që besonte se qeverisja e mirë:

(i) nuk është vetëm çështje

administrimi,

(ii) por çështje karakteri dhe

moraliteti.

Ai dëshmoi se

(i) politika mund të jetë një

shërbim fisnik kur

udhëhiqet nga

ndershmëria e paepur.”

Nga ky vizion i fundit duhet ta fillojmë së bashku.

Është koha “për të vrarë me votë masive”:

(i) arrogancën,

(ii) pushtetin absolut të korruptuar në mënyrë absolute dhe

(iii) babëzinë që po vret shpresat dhe ëndrrat e shqiptarëve.

Vlora nuk është një hartë kadastra e Ramës; Vlora është Mbretëresha e Mesdheut, hyjnia simbolike e pavarësisë dhe lirisë sonë kombëtare.

Vlora është dhe do të mbetet margaritari që do të shkëlqejë në shekuj si pika e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, vëllezërve dhe motrave nga çdo cep i Shqipërisë kreshnike.

Së bashku, do të bëjmë gjithçka dhe do të shkruajmë dedikimin që dua ta meritoj bashkë me ju dhe ta lë si trashëgimi për liderët e rinj të Vlorës dhe Shqipërisë: “Ai e gjeti Vlorën pa shpresë dhe e la atë me një vizion të qartë për të ardhmen.”

Përqafime mirënjohëse!!!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U emërua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndahet nga jeta drejtori i burgut të Durrësit

0

Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Edmond Llabani, ka ndërruar jetë. Ai mori detyrën në këtë institucion pas arratisjes së Altin Ndocit, duke marrë drejtimin e burgut në një moment të ndjeshëm për sigurinë.

Më parë, Llabani ka drejtuar edhe burgun e Peqinit.

Në janar të këtij viti, pak kohë pas marrjes së detyrës në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, që rëndoi ndjeshëm gjendjen e tij shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama nuk e ftoi në mbledhje, reagon ashpër Braçe: Delir dhe drejtorokraci!

0

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me situatën politike. Ai ka falënderua të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë.

Megjithatë ai nuk ka kursyer edhe të japë një mesazh për kreun e qeverisë Rama pas takimeve të zhvilluara në njësinë 5, ku sipas Braçes, mbledhja është mbajtur pa praninë e tij.

Ai shton se është e kotë nëse mendojnë se është i painformuar pasi shprehet “nuk ka gjë që ndodh në njësinë 5 dhe mos ta di”.

“Unë nuk arrij ta kuptoj këtë që një udhëheqës shkon bën mbledhje në njësinë 5 pa deputetin. Një udhëheqës krijon një grup me të cilin komunikoj e me një arsye, deputeti të mos dijë. Nuk ka gjë që ndodh në njësinë 5 dhe mos ta di unë. Dhe kjo është një gjë joproduktive”, shton ai.

JAVA E MIRE E #PASHKES DHE HUDHRA QE NUK DUHET!

Ishte realisht nje jave e mire; mbyllet sot dhe dua ti them disa fjale;

Shume faleminderit posacerisht socialisteve te asambleve te PS me te cilet u takova e shtrengova duart kete jave;

Nje histori e pare qe perseritet e me ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; nje histori deliri dhe e padenje, teresisht jo produktive e qe kerkon te ndertoje madheshtine qesharake, gjithnje duke me ndjekur pas.

Kjo mania per te shkulur deputetin nga zona-me arsyen se krijon lidhje njerezore e mezi shkulet pastaj, eshte gabim;

Jo per deputetin, por per njerezit! Paqendrueshmeria ne marredhenie me ta, eshte mungese serioziteti dhe demton punen. POLITIKA ESHTE PUNE ME NJEREZIT, MARREDHENIE BESIMI QE NUK VENDOSET ME ORE, AS DITE POR MERR VITE! Po flas per deputetet qe territorin e kane pune, as ofiq, as mburrje, as delegim per njerez pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!

Thene kjo, te zevendesosh deputetin e votuar nga njerezit me drejtorokracine, eshte e pamend, sado elegant te jete emri qe i veme; teresisht e pamend ne raport me qellimet qe ke, vecanerisht kur delegon pushtet partiak tek ta, per te kapercyer deputetin; vecanerisht kur harron qe nje arsye pse punetore partie demotivohen eshte drejtorokracia e padurueshme.

Ne fund, kjo paranoja “ERIONIN e kemi kunder”, pasuar me kete “markimin” qe kurre sju be karburanteve-fjala bie, por njerezve ju behet, eshte qesharake, sinqerisht!

Ua thashe edhe ne Asamblene e 5 ses-nuk jam kunder Ogertes; thjesht dua t’i jap PS dhe QYTETIT qe nuk po qeveriset e nuk sherben, nje ALTERNATIVE tjeter.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Agron Duka: Ja pse mbështes Erion Braçen për bashkinë e Tiranës

0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka shprehur mbështetjen për Erion Braçen si kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës, ndërsa ka komentuar edhe përjashtimet e fundit në radhët e opozitës.

Gjatë një interviste në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Duka u shpreh se Braçe është një figurë me eksperiencë dhe me imazh pozitiv në publik.

Sipas tij, në një kohë kur mazhoranca akuzohet për korrupsion, një figurë si Braçe, që ka ngritur vazhdimisht problematika në Parlament dhe shpesh ka qenë kritik edhe ndaj PS-së, do t’i bënte mirë kryeqytetit,

Erioni është njeri me shumë eksperiencë, edhe në momentet kur mazhoranca anatemohet për korrupsion, pavarësisht se mundohet t’i mbulojë ato veprat korruptive dhe t’i paraqesë si suksese, një figurë si Braçe, i cili është i pakonsumuar në qeverisje dhe ka një imazh pozitiv, jo vetëm majtas sa i përket ndershmërisë dhe ka ngritur çështje dhe problematika në Parlament, në përgjithësi në favor të qytetarëve dhe në favor të banorëve të zonave rurale, pavarësisht se në disa raste ka qenë ndesh me PS-në, do t’i bënte mirë kryeqytetit sikur të ishte në krye të tij”, tha ai.  

Sa i përket zhvillimeve në PD, ai u shpreh kundër përjashtimeve, duke përmendur konkretisht rastet e Boshku dhe Burgija, të cilët tha se i njeh si njerëz të ndershëm.

Nuk jam dakord me përjashtimet. Mund të jap fakte për dy të Durrësit, Boshku dhe Burgija. Unë kam bërë fushatë elektorale në zgjedhjet e kaluara. Burgija s’ishte shumë aktiv në fushatë, por kurrsesi s’ka çuar vota te PS-ja. S’kam asnjë të dhënë”, shtoi Duka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj në Gjykatën Administrative: Nuk jam këtu për mëshirë! Tirana pa mua po qelbet

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e tij për shpalljen të pavlefshëm të emërimit si prokuror të Olsi Dado.

Veliaj pretendon se emërimi i Dados është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij ai nuk ka plotësuar kriteret e nevojshme ligjore në momentin e emërimit.

Gjatë seancës, Veliaj deklaroi se nuk ndodhet në gjykatë për arsye personale, por për interesin publik. Ai hodhi akuza të rënda ndaj procesit hetimor dhe mënyrës se si është trajtuar çështja e tij.

“Nuk jam këtu për mëshirë. Jam këtu si kryetar i Bashkisë së Tiranës, për atë që i është shkaktuar qytetarëve. Nuk jam jurist, por në fund të fundit, edhe ai që më ka arrestuar mua nuk është prokuror”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se është hetuar mbi bazën e një kallëzimi që sipas tij nuk ekziston.

Ai përmendi emrin e “Nesti Angonit”, duke pretenduar se bëhet fjalë për një person fiktiv dhe se kallëzimi ndaj tij për çështjen e inceneratorëve është i pabazë. Veliaj deklaroi gjithashtu se ka fituar një proces gjyqësor për shpifje një ditë më parë dhe se e gjithë situata, sipas tij, është pjesë e një “intrige”.

“Nesti Angoni nuk ekziston. Unë jam kallëzuar për inceneratorët. Dje fitova gjyqin për shpifje, me italianin. Kam frikë se e gjitha kjo është një intrigë. Nuk e kuptoj përse jam akuzuar, se kam ndërtuar 100 çerdhe, 50 shkolla. Nesti Angoni më ka kallëzuar mua menjëherë pas zgjedhjeve, në korrik, dhe shtyhet 7 muaj regjistrimi kur afati kohor është 15 ditë”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi gjithashtu se arrestimi i tij ka ndikuar në punën e Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se prej më shumë se një viti nuk janë ndërtuar kopshte apo shkolla të reja, ndërsa situata në qytet, sipas tij, është përkeqësuar.

“Jam i vetmi njeri që jam hetuar që fëmijë, që kur isha te “Mjaft”, se kam përdorur charter. Çfarë charteri? Unë kam udhëtuar me avionë, autobusë, pale kam pasur edhe Bin Laden në avion. Ky njeri që nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës, më ka arrestuar mua, më thonin drejtoreshat juridike, është sekser. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht, nuk është ndërtuar më asnjë kopsht që kur jam arrestuar unë, prej 14 muajsh. Asnjë shkollë. Qyteti qelbet nga plehrat. Nuk mund të thotë KLP, nuk marrim një përgjigje, nuk mbajmë ne përgjegjësi për diçka që ka ndodhur para erës sonë. Duke parë çfarë hallesh ka KLP këto kohë, ç’mund të themi”, tha kryebashkiaku.

Nga ana tjetër, avokati i tij, Plarent Ndreca, deklaroi se ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Veliajt në detyrë, por ai nuk mund ta ushtrojë funksionin për shkak të një mase sigurie të kërkuar nga një prokuror, legjitimiteti i të cilit po kundërshtohet në gjykatë.

Avokati Plarent Ndreca: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Veliajn, por nuk lejohet të ushtojë detyrën për shkak të një mase të kërkuar nga një prokuror që nuk duhet të jetë prokuror.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

0

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka ngritur sot shqetësimin se kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare, një ditë pas tensioneve në seancë.

Në shënimin e saj të radhës në rrjetet sociale Spiropali thotë se konflikti banal po zëvendëson funksionin e Parlamentit, që s’po luan rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues.

Ish-ministrja e Jashtme vë në dukje se rrezikohet jo vetëm një Parlament i dobët, por që Republika Parlamentare të kthehet në formë. Reagimet e Spiropalit, kryesisht në rrjetet sociale, po vijnë pas raportimeve se ka patur momente tensioni mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e PS-së. 

Reagimi i Spiropalit

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare.

Dje në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Kjo që po ndodh në Parlament nuk është diçka e panjohur për politikën. Konflikti ka qenë gjithmonë pjesë e saj. Por sot problemi nuk është konflikti në vetvete. Problemi është se konflikti banal po zëvendëson funksionin.

Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues. Në vend që të jetë hapësira ku përfaqësohen interesat e shoqërisë dhe ku kontrollohet qeverisja dhe institucionet, ai po kthehet në një arenë ku energjia po shpërdorohet pa prodhuar drejtim.

Kur funksioni atrofizohet, pasoja e parë është bjerrja e besimit. Dhe kur bie besimi, nuk dobësohet vetëm Parlamenti, por vetë ideja e Republikës Parlamentare.

Sepse një Republikë Parlamentare nuk mbahet vetëm me procedura. Mbahet me funksion. Me debat që prodhon kuptim. Me kontroll që prodhon përgjegjësi.

Nëse kjo vazhdon, rreziku nuk është thjesht një Parlament i dobët. Rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje.

Europa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama mbledh kryebashkiakët në Tiranë, të djathtët lihen jashtë dere: Më thanë se të ka ardhur ftesa gabimisht

0

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një mbledhje me kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, ndërsa mësohet se është lënë jashtë këtij takimi kryebashkiaku i Pukës, demokrati Rrok Dodaj.

Në një proncim të bërë për mediat në lidhje me këtë situatë, Dodaj është shprehur se në momentin që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve atë e kanë ndaluar të marrë pjesë në mbledhje duke i thënë se nuk e ka emrin në listë.

Dodaj nga ana e tij ka konfirmuar se ka marrë ftesë që të bashkohet në takimin e sotëm përmes emailit. E kur ka mbërritur te Pallati i Kongresve ai nuk është lejuar të futet në ambientet e Pallatit të Kongreseve pasi i është thënë se nuk e ka emrin në listë për takimin e sotëm.

Në lidhje me këtë mësohet Dodaj është kontaktuar nga PS e atij i është shpjeguar se ftesa i është dërguar gabimisht nga sekretarja.

Paraprakisht u bë me dije se në takim e sotëm nuk do të marin pjesë jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe drejtuesit e bashkive që janë të opozitës.

Ky takim zhvillohet në kuadër të turit Partisë Socialiste “Punët për Shqipërinë”, që pitet të zgjasë 9 javë dhe do të fokusohet çdo javë në tema të ndryshme, me në fokus integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.  

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ankohemi për naftën, por ka mbërritur dhe kriza e domates, kalon 400 lekë/kg

0

Domatet janë produkti me popullor në vendin tonë, më të kultivuarat në serra dhe në kopshtet familjare dhe të përdorura në recetat amvisave, por këto ditë çmimi i tyre në tregjet e pakicës ka shënuar rekorde 350-440 lekë për kg për domaten normale dhe 700-800 lekë për kilogram, për domaten qershi një vlerë e panjohur më parë për konsumatorët.

Edhe pse kjo zarzavate nuk është në kohën e saj, sezoni i dytë i serave e sillte këtë produkt me çmime të pranueshme në tezga në fillim prilli. madje edhe në janar, domatja e vendit kushtonte 170 lek/kg dhe ajo e importi 270-300 lek/kg. Tani dhe domatja evendit ka arritur importin.

Një kombinim faktorësh që nis me sipërfaqet më të ulëta të mbjelljes, dëmet që krijuan përmbytjet në fillim vit dhe kërkesa e lartë në eksport po mban çmimet në tavan.

Të dhënat nga tregu dhe Portali i Fermerëve tregojnë se dje një kilogram domate me shumicë në fermë kushtoi 170-270 lekë, ndërsa në tezga domatja e është shndërruar në një produkt “mos me prek”.

Të dhënat më të fundit nga monitorimi i tregjeve të shumicës në vend nga Portali i Fermerit tregojnë se çmimi i domates ka pësuar një kërcim të fortë, duke u tregtuar në vlera që i kalojnë 250 lekë për kilogram në disa prej rajoneve kryesore si Tirana, ndërsa në Korçë shumica arrin deri në 300 lekë për kilogram.

Çmimet e larta në pikat e grumbullimit po përkthehen në shifra akoma më rënduese për qytetarët në tregjet e pakicës, ku çmimi për kilogram ka nisur tashmë nga niveli i 350 lekëve, ndërsa varietetet specifike si domatet qershi kapin vlera rekord që shkojnë deri në 800 lekë për kilogram.

Ky trend rritës konfirmohet edhe nga analiza historike e shifrave të INSTAT, ku krahasimi i muajve shkurt ndër vite tregon se viti 2026 shënon nivelin më të lartë të çmimit mesatar në katër vitet e fundit, duke lënë pas edhe kulmin e regjistruar në vitin 2023.

Edhe pse në qytete si Tirana dhe Fieri çmimet në pikat e shumicës nisin nga 170 deri në 230 lekë për kategoritë e dyta, reflektimi i menjëhershëm në dyqanet e lagjeve dhe tregjet e vogla po e bën domaten një artikull shumë të shtrenjtë, në një kohë ku konsumi i saj është pjesë e pandashme të recetave të amvisave dhe restoranteve.

Vitin e kaluar një kilogram domate në këtë periudhë u shit në fermë 80-100 lekë për kg dhe 150 lekë në tezga, por këtë vit çmimet janë më rritur më shumë se dyfish.

Çmimet e larta të domateve e kanë sjellë një krizë të çmimeve të këtij produkti në të gjithë Mesdheun. Ndryshimet klimatike kanë sjellë një paqëndrueshmëri të temperaturave dhe përmbytjet e shkurtit dëmtuan qindra mijë hektarë sera në Itali, Spanjë, Turqi dhe Shqipëri që janë prodhuesit kryesor të këtij produkti në Europë aktualisht.

Serat e specializuara për eksport në Fier, Lushnjë dhe Berat u përmbyten katër herë nga nëntori 2025  në shkurt 2026, duke humbur krejtësisht një pjesë të madhe të prodhimit  dhe fidanishteve të reja.

Uji i tepërt në sera shkaktoi kalbje, duke çuar në humbjen totale të mbjelljeve të para, ndërsa lagështia e lartë pas përmbytjeve po favorizon përhapjen e sëmundjeve si vrugu, gjë që kërkon investime shtesë në pesticide të shtrenjta, duke rritur koston për kilogram në fermë, pohoi Mariglen Ziu një fermer më përvojë në kultivimit të perimeve në sera në Dimal.

Faktorë të tjerë që diktojnë rritjen janë e kostot e larta të inputeve bujqësore, ku plehrat kimike, pesticidet dhe veçanërisht kanë pësuar rritje të ndjeshme. Po ashtu, mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale ka detyruar fermerët të rrisin pagat ditore, kosto kjo që transferohet drejtpërdrejt në çmimin final të produktit.

Shumë fermerë, për shkak të humbjeve nga përmbytjet kanë  braktisur punën. Prodhimi I mbetur po orientohet drejt eksportit, ku kërkesa e lartë nga  tregjet e rajonit dhe Bashkimit Evropian bën që prodhimi i mbetur për tregun vendas të jetë më i pakët dhe më i shtrenjtë.

Veç të tjerash qeveria shqiptare nuk jep subvencione për fermerët për të amortizuar kostot, ndryshe nga rajoni I Mesdheut që ka më shumë masa mbrojtëse dhe ndihma financiare për bujqësinë.

Ndërsa vendet e tjera të Mesdheut u përballen me të njëjtat sfida klimatike, ato kanë sisteme kullimi dhe mbrojtjeje më të avancuara. Përmbytjet dhe faktorët e tjerë klimatikë në Shqipëri godasin më rëndë për shkak të infrastrukturës së vjetruar të kanaleve kulluese, duke e bërë prodhimin vendas më “vulnerabël” dhe çmimin më të paqëndrueshëm krahasuar me fqinjët./ Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Klodiana Lala: Spiropali është servile, nuk ka asnjë kontribut dhe arritje!

0

Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Klodiana Lalës dhe Preç Zogajt, lidhur me disidencën që Elisa Spiropali ka filluar të shfaqë, pasi u shkarkua nga ministre. 

Zogaj tha se Spiropali po bën kritika të vlefshme dhe se po del si alternativë, ndërsa Lala shpërtheu duke deklaruar se Spiropali ka qenë servile e Ramës, ndaj ka bërë karrierë, por nuk ka asnjë kontribut dhe asnjë arritje. 

Klodiana Lala:Kush është kjo zonja? Ka sjellë spiropalizmin në politikë. Ka ardhur në postin e Ministres së Jashtme pa asnjë kontribut. Nuk di një betejë, të ketë drejtuar një qark dhe të ketë patur fitore të pastër. Nuk di një akt politik të saj të ketë mbetur në mendjen e shqiptarëve. Më thuaj një herë që të ketë kundërshtuar Ramën në 14 vite qeverisje? Është në majë të politikës për shkak të servilizmit, jo për shkak të kontributit. Në partitë politike shqiptare, Rama dhe Berisha kanë lënë partitë toka djerrë. Partitë janë pronë e të dyve, gjithë të tjerët bëjnë karrierë se e kanë mirë me shefin.

Preç Zogaj: Ja po del një alternativë.

Klodiana Lala: Ka relativizuar çdo skandal 14 vjet. Spiropali ka heshtur, është bashkëfajtore.

Preç Zogaj: Gjithë deputetët dhe ministrat e PS kanë bërë këtë. Mendoj se disidenca nuk lind në orën e parë. Por ajo nuk bën karrierë…

Klodiana Lala: Spiropali po të kishte kontribute, do të kishte reaguar. Më thuaj një betejë që ka bërë?

Preç Zogaj: Kujt i thua betejë ti?

Klodiana Lala: Një betejë të pastër pa grupe kriminale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx