Ballina Blog Faqe 63

Kandidatura për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Dy arsye që më shtynë drejt vendimit

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur në lidhje me synimin e tij për kandidimin në Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në Top Story, Braçe u shpreh se nuk ka marrë dhe nuk do të marrë leje për qëndrimet e tij, duke i cilësuar ato si të drejta dhe të bazuara në bindje të qarta. Sipas tij Rama e ka pranuar këtë fakt.

Sipas Braçes, janë dy arsye kryesore që e kanë shtyrë drejt këtij qëndrimi, nevoja që partia të ketë një formë reale vendimmarrjeje dhe shmangia e kthimit të saj në një strukturë formale pa debat.

“Unë kam  bërë veten time dhe kam bërë atë që kam menduar shumë qartë. Po e dëgjoj ka marrë leje apo jo? Jo nuk kam marrë leje askund. Kanë qenë qëndrime shumë të qarta ideologjike. Aspekti social ka qenë po kaq i rëndësishëm që duhet të ketë vija ndarëse.

Mua nuk më pëlqen ky term, senator i PS-së. Unë jam thjesht deputet i PS-së, u bënë shumë vite. Për pak javë bëhen 30, por i zgjedhur jo i emëruar. Unë mendoj që Rama e ka pranuar, as nuk kam marrë leje dhe as nuk do të marr leje për ato që kam thënë. Ato që kam thënë kanë qenë të drejta, të vërteta.

Ka pasur edhe të tjerë brenda PS-së që kanë thënë gjëra të drejta ose të vërteta, të lidhura me njerëzit dhe interesat e tyre.

Gjëja nuk ka nisur në media, apo ambiente të tjera, ka nisur në Asamblenë e PS-së, në njësinë 5, nën përgjegjësinë time. Në atë Asamble jam munduar të ushqej njerëzit të flasin, jo të flas unë dhe ata të dëgjojnë. Kam lëvizur gjatë janë në mbledhjet e asamblesë së PS-së në Tiranë, më vjen keq që nuk gjej të njëjtën mënyrë ose ndjesi për të folur, por në njësinë 5 ishte një sallë e tërë që ngriti shqetësimin.

Atje kam thënë shumë qartë, që janë dy arsye që më shtyjnë ta bëj këtë. Partia duhet të zgjedhë një formë vendimmarrjesh. Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten njoftime. Partia nuk mund të funksionojë kështu sepse mund të vijë një ditë kur në atë mur të varet një njoftim tjetër, ajo e fundit të partisë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alarm sigurie për sulme nga Irani në Shqipëri/ Antiterrori shton prezencën në Rinas dhe ambasada

0

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë. Prezenca e agjentëve të Antiterrori do të shtohet ne Rinas dhe në çdo pikë doganore.

Ne bashkëpunim me SHISH po merret informacion për persona që mund të kenë prirje për akte dhune apo qëllime terorriste.

Kjo vjen një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, që ngriti alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë godina të lidhura me SHBA-të, sheshe dhe vende publike në Shqipëri.

Ambasada Amerikane në Tiranë dha dje alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gara për kreun e PD, Salianji: Demokratët janë të dëshpëruar me Berishën

0

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se gara për drejtimin e PD-së nuk mund të kontrollohet nga lidershipi aktual, Sali Berisha.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Salianji tha se pakënaqësia e demokratëve është e dukshme kohëve të fundit

Sa i përket deklaratës së PD-së se ai dhe të tjerë janë “vetëpërjashtuar”, Salianji e cilësoi të pavlefshme.

Salianji theksoi gjithashtu se do të kandidojë pavarësisht pengesave, duke argumentuar se statuti i PD-së nuk lejon kandidimin e Berishës për shkak të mosrealizimit të objektivit për ta kthyer partinë në forcë qeverisëse.

INTERVISTA E PLOTË:

Sot, disa militantë të Partisë Demokratike nga Durrësi, mbështetës të Ervin Salianjit, protestuan te selia qendrore e partisë. A mund të themi, pas episodit të sotëm dhe atyre të javëve të fundit, se dera e Partisë Demokratike zyrtare është përfundimisht e mbyllur për një kandidaturë alternative ndaj zotit Berisha?

Ervin Salianji: Nuk di ta them këtë me siguri. Ajo që di të them është se frika e lidershipit dhe e zotit Berisha për të garuar ka baza reale, sepse demokratët janë kudo të pakënaqur, të dëshpëruar dhe kërkojnë llogari ndaj lidershipit të PD-së për rezultatet zgjedhore, si dhe për mosmbajtjen e përsëritur të premtimeve.

Salianji, nuk është kuptuar mirë se çfarë vjen pas kësaj situate për ju, kur Partia Demokratike deklaron se ju dhe të tjerët jeni të vetëpërjashtuar. Çfarë vjen më pas?

Ervin Salianji: Nuk ka rëndësi ajo deklaratë, është njësoj sikur Edi Rama të thoshte se PD-ja është e përjashtuar nga gara. Kjo nuk ndodh dot. Një kandidat, në këtë rast zoti Berisha, nuk mund të përjashtojë një kandidat tjetër, kundërshtari nuk mund ta zgjedhë rivalin e tij dhe as votuesit. Është për “Rekordet Guinness” që lidershipi i një partie kërkon të zgjedhë anëtarët, kur në fakt anëtarët duhet të zgjedhin drejtuesit. Rasti i Durrësit tregoi se demokratët kërkojnë llogari për abuzimet që po kryhen për të uzurpuar funksionin e kryetarit.

E keni thënë se Berisha nuk mund të përjashtojë kandidatët apo votuesit, por vjen dita e votimit dhe Salianjit nuk ia kanë hapur derën apo nuk e kanë regjistruar. Çfarë ndodh konkretisht nëse nuk e keni emrin në fletën e votimit?

Ervin Salianji: Unë nuk i kërkoj leje askujt për të kandiduar në partinë ku jam anëtar dhe ku kam dhënë kontribut. Se çfarë do të ndodhë me fletën e votimit, mbetet për t’u parë. Unë di që neni 46 i Statutit të PD-së ia ndalon zotit Berisha kandidimin, sepse ai nuk arriti objektivin për ta kthyer PD-në në forcë qeverisëse. Ky ishte premtimi i tij, që do ta mundte Edi Ramën. Politika bëhet mbi baza premtimesh publike, nëse nuk i realizon, duhet të përballesh me votën.

Salianji, ju bëtë burg për një denoncim që u prodhua me konsensus në shtabin e asaj kohe të PD-së. Berisha ju erdhi në burg me libra. A ndjeni sot zhgënjim, zemërim apo dëshirë për revansh?

Ervin Salianji: Unë jam në një betejë politike për të fituar mbështetjen e demokratëve dhe qytetarëve, me qëllim largimin e Edi Ramës një orë e më parë. Çdo përpjekje imja ka qenë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të pasur përgjegjshmëri para ligjit. Nuk bëj beteja për interes personal, por për një shoqëri më demokratike, duke nisur nga demokratizimi i partive tona. Shqetësimi im është që PD-ja duhet të jetë jo vetëm alternativë, por gati për të sjellë rotacionin, sepse kështu siç është, është vërtetuar se nuk fitojmë dot. Po të ishte për interes personal, unë mund të kisha zgjedhur të qëndroja si disa të tjerë, por kam zgjedhur interesin publik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bamir Topi ‘sulmon’ ashpër Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist! 

0

Ish-Presidenti Bamir Topi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin deklaroi se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për të bërë biznes dhe për të ndarë benefitet e pushtetit.

Në studion e emisionit ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Topi tha se Berisha dhe Rama janë pronarë të partive politike që drejtojnë dhe kësisoj edhe të jetës politike në vend.

Ai shtoi se veprimet e fundit të Berishës dhe aksioni politik i opozitës tregojnë qartë që ish-kryeministrit dhe grupit të tij i ka ardhur fundi politik. Sipas Topit, Berisha me një grusht njerëzish në PD po përpiqen të mbajnë me forcë në çdo lloj forme pushtetin brenda kësaj force politike.

“Sistemi i dha mundësi dy partive kryesore që të jenë kontrolluese të të gjithë jetës politike në vend. Mos e harroni këtë. Ka 16 vite që funksionon në këtë mënyrë. Politika shqiptare ka pasur qindra probleme, por nuk ka qenë kurrë kështu. Pra i dha mundësi dy kryetarëve të partive që të formatojnë ekipet e tyre me emërim. Berisha dhe Rama, duke qenë pronarë të partive politike, janë pronarë të jetës politike në vend, janë pronarë të shumë benefiteve të rëndësishme, të pronave, të bizneseve.

Por nga pikëpamja politike, kjo strukje, kjo nevojë për të bërë të tilla veprime, tregon se Sali Berisha me grupin e tij janë në fund, nuk kanë rrugëdalje. Nuk rigjenerojnë më. Berisha nuk njeh më njeri, përveç një grupi të ngushtë që i garanton atij, qoftë me gjuhë urrejtje, qoftë me baltosje, qoftë me ‘të fortë’, pra gjuha politike duhet të jetë gjuhë politike. Ai duhet të hapë lojën, por në subkoshiencën e tij është që ‘unë e kam filluar lojën’, sepse edhe këtu ka një lloj diskutimi nëse e ka filluar ky lojën në 1990, sepse ka qenë dikush tjetër që e ka filluar… Berisha në gjithë këtë periudhë që nuk është e pakët, ka realizuar vetëm autogola në shërbim të ekipit kundërshtar”, tha mes të tjerash Topi.

Lidhur me përjashtimin e Salianjit dhe shumë anëtarëve të tjerë nga PD, Topi tha se ky veprim tregoi qartë që Berisha është një komunist që gjatë këtyre kohërave është ‘maskuar’ si demokrat.

“Berisha duke përjashtuar Salianjin, tregon se ai ka qenë, është sjellë në atë lloj metamorfoze si demokrat dhe në fund fare ka përfunduar prap si komunist”, përfundoi ish-Presidenti Topi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetari Koka: Në prill Rama thirret nga SPAK

0

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në “Off the Record” në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama mund të thirret nga SPAK brenda muajit prill.

Sipas Kokës, kjo lidhet me informacione për dosje që i kanë mbërritur drejtësisë shqiptare, veçanërisht nga Gjermania, të cilat mund të ndikojnë në vijimin e hetimeve. Ai theksoi se bëhet fjalë për një informacion që, sipas tij, ekziston, por që mbetet për t’u konfirmuar nga zhvillimet konkrete.

Nga ana tjetër, analisti Albatros Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi burimin e këtij informacioni, duke e pyetur nëse bëhej fjalë për një fakt të verifikuar apo një vlerësim personal.

Bledian Koka: Unë besoj që zoti Rama mund të ketë informacione që në prill atij i vjen një thirrje nga SPAK.

Albatros Rexhaj: Ke informacione për këtë apo është thjesht intuita juaj?

Bledian KokaUnë e kam një informacion të kësaj natyre, por mbetet për t’u parë.

Albatros Rexhaj: Si person në dijeni?

Bledian Koka: Si person në dijeni mund të thuash. Nëse drejtësia avancon me ato dosje që kanë ardhur, sidomos nga Gjermania…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A ka një kërcënim iranian për Shqipërinë? Ministri i Mbrojtjes flet pas alarmit të dhënë nga Ambasada e SHBA  

0

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e dhënë një ditë më parë nga ambasada amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

Për gazetarët, para se të hynte në Kuvend, Nufi u shpreh se paralajmërimi është dhënë nga të gjitha ambasadat amerikane në Evropë, jo vetëm për atë në Tiranë, në një kohë konflikti në Lindjen e Mesme.

“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë që kanë për qytetarët amerikanë. Vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka, por kjo është e gjithkohshme për më tepër në një kohë kur bota ndodhet në një situatë të tillë.

Besoj se kjo kërkesa ka shkuar për të gjitha ambasadat në Evropë, për të gjithë qytetarët amerikanë në të gjithë kontinentin, jo vetëm për Shqipërinë. Ky informacion është dhënë patjetër edhe për Shqipërinë sepse kemi mbajtur një regjim ndaj një regjimi që ka cenuar interesat kombëtare shqiptare“, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dosja “Bankers”/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë katër të pandehurit

0

Gjykata e Posaçme ka vendosur te zëvendësojë masat e sigurisë së arrestit në shtëpi për katër prej të pandehurve të dosjes “Bankers”. Konkretisht për Leonidha Çobon, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang u vendos masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim për t’u paraqitur.

Kërkesa për zëvendësimin e masave të sigurisë u bë nga vetë dy prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se i ka kaluar afati 9 mujor i paraburgimit ndërkohë që vetë avokatët kërkuan shuarjen totale të masës. Në këtë dosje janë disa të pandehur të tjerë që po hetohen pa masë sigurie në gjendje të lirë.

Mbi këta katër persona rëndojnë akuzat “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.

Operacioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatimore, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do të ketë rritje të çmimit të biletave të transportit? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi

0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka folur në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend për shkak të luftës në Iran. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Karakaçi ka është pyetur nëse shoqatat e transportit publikik kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës. 

Karakaçi dekklaroi se po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të skemës të subvencionimit të naftës, sikurse në vitin 2022, si dhe propozime të tjera të bëra nga shoqatat.

”Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe të  bashkisë së Tiranës ishin në takim me shoqatat e transportit, situata e krizës dhe çmimeve është duke u ndjekur me kujdes, qeveria ka njoftuar disa plane masash, si ngritja e Bordit të Transparencës dhe akcizën. E dimë që gjatë 2022 janë marrë disa akte subvencioni sa i përket shoqatave, ky element po diskutohet përsëri. Por jemi duke e marrë në konsideratë bashkë me propozime të tjera të bëra nga shoqatat e transportit,” tha Karakaçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD letër ambasadave në Tiranë: Po tentohet të lirohen zyrtarët e korruptuar

0

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike i është drejtuar këtë të mërkurë me një letër zyrtare përfaqësive diplomatike në Tiranë, ku shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, veçanërisht për një mbledhje të parashikuar të Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, theksohet se më 9 prill pritet të mblidhen Kolegjet e Bashkuara për të shqyrtuar çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas PD, kjo nismë është ndërmarrë nga kryetari i gjykatës, Sokol Sadushi, pa një bazë të qartë ligjore.

Demokratët e konsiderojnë momentin delikat për luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se një numër zyrtarësh të lartë dhe ish-zyrtarësh janë aktualisht nën hetim apo masa sigurie për akuza të rënda, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Në letër përmendet edhe fakti se aktualisht në paraburgim ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas PD, një interpretim më i butë i masës së “arrestit në burg” mund të çojë në ndryshime të statusit për persona të ndaluar, përfshirë figura të profilit të lartë politik dhe të krimit të organizuar, duke rrezikuar besimin e publikut te pavarësia e gjyqësorit.

Në të njëjtën kohë, në letër përmenden edhe deklarata të fundit nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, përfshirë Kryeministrin, që kanë kritikuar përdorimin e paraburgimit, çka sipas opozitës shton shqetësimet për ndikim të mundshëm mbi drejtësinë.

PD vlerëson se lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i institucioneve si SPAK janë thelbësore për procesin e integrimit evropian të vendit.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD u bën thirrje ambasadave që të monitorojnë nga afër procesin në Gjykatën e Lartë, të inkurajojnë transparencën dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, si dhe të mbështesin garantimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

De Biasi: Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë

0

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për situatën aktuale të ekipit kuqezi dhe mundësinë e një rikthimi të tij, gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

De Biasi u shpreh se Shqipëria e sotme ka më shumë potencial krahasuar me periudhën kur ai u largua në vitin 2017, duke theksuar se skuadra ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe të rinj që aktivizohen në kampionate të ndryshme.

Sot Shqipëria nuk është në ato kushte që e lashë unë në 2017-ën, por është një skuadër me perspektiva më të larta, sepse ka shumë lojtarë të mirë që janë pjesë e skuadrave bazë, si dhe të rinj që luajnë jashtë dhe mund të kontribuojnë për ta rritur më tej ekipin,” u shpreh ai.

Sipas tij, kombëtarja ka nevojë për një trajner të aftë, me pasion dhe lidhje të fortë emocionale me ekipin: “Duhet një trajner që e ndien Shqipërinë si gjënë më të madhe që ka në duar dhe di ta menaxhojë atë. Kjo është thelbësore për të ardhmen e skuadrës.”

I pyetur nëse do të rikthehej sërish në krye të pankinës kuqezi, italiani tha se është i gatshëm të rikthehet, ndonëse nuk specfikoi, si trajner apo në një rol tjetër.

Është një pyetje e vështirë. Ndonjëherë mendoj pse u largova në atë kohë, sepse mund të kisha vazhduar. Sot nuk e di nëse si trajner, por do më pëlqente të rikthehesha dhe të jepja një kontribut për Presidentin, për ta çuar më tej skuadrën tonë”, tha De Biasi, raporton A2CNN. 

Në fund, ai komentoi edhe trajnerin aktual, Sylvinho, duke e mbrojtur nga kritikat pas dështimit për kualifikim në Botëror. “Silvinjo nuk është për t’u kritikuar, mundet vetëm të qajë për rezultatin që nuk është arritur. Nuk varej prej tij, pasi kishte zgjedhur skuadrën më të mirë që mendonte në atë moment”, tha tekniku italian.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx