Ballina Blog Faqe 61

Gara në PD, Kikia: Berisha po bën gabimin e fundit të karrierës së tij

0

Analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën brenda PD, duke theksuar se zgjedhjet për kryetar partie janë më shumë një formalitet sesa një garë reale. Në “Programin e drekës” në News24, me Daljana Sejdia, Kikia tha se “Berisha po bën gabimin e fundit të karrierës së tij politike, duke tentuar të mbajë partinë nën kontroll”.

Sipas tij, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji duhet të lejohet të kandidojë për kryetar partie. Kikia tha se pas 23 majit, PD rrezikohet të jetë edhe më e vogël në numra.

Analisti paralajmëroi se një parti opozitare nuk ka luksin të humbasë asnjë votë, sepse çdo humbje mund të çojë në tkurrje.

Mentor Kikia: Zgjedhjet brenda partisë janë një formalitet. Berisha është duke bërë gabimin e fundit të karrierës së tij politike, për të vazhduar të mbajë partinë e tij në kontroll. Ka zgjedhje, por s’ka garë. Ata që pretendonin të garonin u vetëpërjashtuan apo u përjashtuan, njëri se ka thënë kështu e se ka thënë ashtu. Një kandidat nuk mund të ketë të drejtë morale të garojë për kryetarë partie kur prej kohësh shndërrohet në një kritik patologjik ndaj partisë së tij, por rruga më e thjeshtë për ta përjashtuar këtë njeriun, është vota. Lëre Salianjin të garojë, të humbë dhe të ikë. Pse duhet ngritur një mekanizëm i tërë përjashtimi duke prodhuar qejfmbetje, reagime brenda partisë. Një parti opozitare nuk ka luksin të largojë qoftë edhe jnë votë të vetme. Kjo do të prodhojë një tkurrje të PD. Pas zgjedhjeve të majit, ajo pjesë e PD që do t’i mbetet Berishës do të jetë më e bindur, por më e vogël se PD-ja e para 1 viti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

0

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, ka ngritur shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe funksionimin e opozitës në vend. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga gazetari Andrea Danglli Shehi u shpreh se Shqipëria rrezikon të rrëshqasë në modele të vendeve jo demokratike si Bjelloruesia.

“Kam frikë se po mbërrijmë në nivelin e Bjellorusisë, Azerbajxhanit apo Rusisë. Atje nuk ka rotacion real pushteti dhe protestat janë pothuajse të papërfillshme”, tha ai, duke theksuar se kjo lidhet edhe me trashëgiminë postkomuniste të vendit.

Sipas Shehit, një nga problemet kryesore mbetet mungesa e frymëzimit dhe rinovimit brenda opozitës.

“Opozita nuk inspiron më, sepse janë po të njëjtët njerëz. Nuk mund të kërkosh mbështetje duke u rikthyer për herë të tretë apo të katërt me të njëjtin grup dhe të njëjtat ide”, u shpreh ai.

Ai theksoi se për të fituar zgjedhjet, opozita duhet të prodhojë lidership të ri dhe alternativa të reja politike.

“Nëse opozita do të sjellë figura të reja dhe teza të reja, jam i bindur që zgjedhjet e ardhshme mund t’i fitojë. Por nëse kjo mbetet një përplasje ‘ndërmarrjesh’, atëherë qeveria ka avantazhin e pushtetit dhe të burimeve”, deklaroi Shehi.

Kreu i LZHK-së u ndal edhe te sistemi politik dhe zgjedhor në vend, duke kujtuar se ai është produkt i marrëveshjeve të mëparshme mes palëve politike.

“Marrëveshja e vitit 2008 prodhoi këtë kushtetutë, këtë sistem zgjedhor dhe këtë ndarje administrative. Ky është një sistem që e kanë ndërtuar vetë dhe tani duhet të përballen me pasojat e tij”, përfundoi Shehi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Edi Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbulohen porositë e kryeministrit

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Komunikimi me bazën dhe ai publik kanë qenë porositë kryesore që kryeministri ka lënë gjatë mbledhjes.

Mësohet se kreu i qeverisë në mbledhjen që zgjati rreth një orë u fokusua te turi për Shqipërinë ndërsa ka lajmëruar deputetët e tij se dhe vetë Rama do zhvillojë takime në qytete të tjera të vendit.

Kryeministri u largua së bashku me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ndërsa mbledhja vijon e drejtuar nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbahet gjyqi i ish–kryebashkiakes së Tropojës në GJKKO, deputetët e PD-së thirren si dëshmitar

0

Deputetët e PD, Gazmend Bardhi dhe Elda Hoti kanë mbërritur në Gjykaten e Posaçme, ku janë thirrur si dëshmitarë në procesin gjyqësor të Zyra Islamaj, ish kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë.

Gazmend Bardhi dhe Elda Hoti janë thirrur si dëshmitarë në cilësinë e kallëzuesit ndaj Islamajt. Bashkë me dy deputetët, do të paraqiten edhe Xhelal Mziu, Bledion Nallbati.

Zyra Islamaj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku kryebashkiakja e komanduar, kishte interesa personale.

Islamaj, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj.

Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkullaku: SPAK po ndihmon Ramën të rrijë në pushtet

0

Gazetari Armand Shkullaku, ka bërë një analizë kritike mbi rolin e SPAK në zhvillimet politike në vend.

I ftuar në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se ndërhyrjet e SPAK kanë ndikuar drejtpërdrejt në planet dhe strategjitë e aktorëve politikë dhe mediatikë.

Ai solli si shembull rastin e Ilir Meta, duke theksuar se nga një mbështetje prej rreth 180 mijë votash, kjo forcë politike përfundoi me rreth 20 mijë pas zhvillimeve të mëvonshme, përfshirë arrestimin e tij.

Sipas tij, ndërhyrjet e SPAK kanë ndikuar edhe në procese zgjedhore, duke përmendur zgjedhjet në Shkodër dhe çështjen e përgjimeve të platformës Sky ECC, ku, sipas Shkullakut, hetimet nuk u zhvilluan në kohën e duhur.

Në analizën e tij, Shkullaku ngriti dyshime mbi pavarësinë e SPAK, duke argumentuar se perceptimi publik për një institucion të pavarur, i mbështetur ndërkombëtarisht, ndikon në mënyrën se si qytetarët dhe aktorët politikë e interpretojnë realitetin politik.

Ai shtroi pyetjen nëse roli i SPAK i shërben forcimit të pushtetit të Edi Rama, duke theksuar se ky është thelbi i debatit publik, përtej diskutimeve të tjera mbi veprimet e opozitës apo të shoqërisë civile.

‘Më erdhi në zyrë mua SPAK-u.

Edhe Ilir Meta i priti po e futën në burg. Nga 180 mijë vota vajti me 20 mijë.

A e kuptova pyetjen. Mua s’më pengon kërkush.

Unë plane bëj plot. Edhe Ilir Meta para se ta arrestonin më tha kam plan tha që nga 180 mijë vota, LSI-në ta çoj 270 mijë. Po ishalla jam i lirë. Pastaj shkon SPAK-u dhe ta ashtu planin. Kupton? E futën në burg dhe nga 180 mijë ngeli me 20 mijë vota.

Bëri plan opozita për të fituar Bashkinë e Shkodrës. Dhe erdhën nga Brukseli përgjimet e Sky ECC. I thanë ky grupi i Bajrave është grup i strukturuar kriminal, duhesh me hetu. Jo tha SPAK-u këta nuk janë grup i strukturuar kriminal sa të mbarojnë zgjedhjet.

Mbas zgjedhjeve u morën me ta. Ne nuk e konsiderojmë SPAK-un.

Edhe unë, kudo, dhe unë, edhe unë me Bushatin kisha bërë një plan për të botuar listën e patronazhistëve që survejonte secili nga ne para zgjedhjeve 2021. Kishim menduar që mbase po ta publikonim këtë do kishim ndikim në opinion. Dhe erdhi ky SPAK-u dhe na shtyu planin. Na mbylli zyrat, na çoi në gjyq, dhe pastaj u detyruam shkojmë në Strasburg. Paguam edhe se janë dhe kosto këto. Kupton? Kaq bën SPAK-u. S’të lë me bërë plane, nuk bën gjë tjetër.

Kaq bën SPAK-u. Për shembull, Belindën e ka nisur hetimin shumë kohë përpara.

Belinda mori 12 mandate në Fier. Pastaj filloi hetimi me SPAK-un, kupton? Ramës i duhen mandatet, nuk i duhet ku shkon Erjon Veliaj, kupton? Apo dikush tjetër.

Dhe e fundit, dhe e fundit ndihma më e madhe është që, si puna jote dhe shumë njerëz të tjerë thonë po shiko se SPAK-u është i pavarur. Se ka dhe mbështetje amerikane dhe njerëzit e krijojnë, më lër ta mbaroj. Njerëzve i krijohet ideja që ky SPAK është i pavarur me vërtetë.

I nënshtruar dhe frikacak është diçka tjetër. Po të jesh ashtu, janë në rregull. Se të nënshtruarin dhe frikacakun e dallon. Çështja është që ti beson ose bën sikur beson. Pra nuk je i frikësuar ose i nënshtruar.

Po. Problemi është që ti beson, në qoftë se ti beson me qëllimin e mirë që me të vërtetë këtu ka organe drejtësisë të pavarura dhe Rama prej tyre ka frikë dhe ato do t’ia shkurtojnë pushtetin Ramës, ti kontribuon pikërisht që mua dhe Bushatit dhe shumë të tjerëve na çarmatosësh. Se thonë njerëzit, po ja si mendon Berati që këto janë organe të pavarura.

Jo çdo diskutim duhet të shkojë që çfarë bëhet. Ne po diskutojmë, roli i SPAK-ut i shërben mbajtjes dhe zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës apo jo? Unë them që i shërben, ti thua që jo. Kaq. Çështja është kjo. Pastaj se çfarë bën opozita, se çfarë bën Partia Socialiste, se çfarë bën shoqëria civile është tjetër.’, u shpreh ndër të tjera Shkullaku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas

0

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi, është shënuar një tjetër rritje e çmimit të biletave në linjën Korçë-Tiranë.

Nga 7 mijë lekë, bileta ka shkuar në 8 mijë lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë.

Qytetarët shprehen për News 24 se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Ata theksojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, jo vetëm të biletave por edhe të produkteve të përditshme, po rëndon ndjeshëm buxhetin familjar.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë. Më herët, çmimet e biletave u shtuan edhe për shkak të problemeve në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas, që ndikuan në kohën dhe shpenzimet e transportit.

Pavarësisht kësaj situateve ata thonë se janë të detyruar të udhëtojnë për arsye pune dhe nevoja të tjera jetike, duke mos pasur alternativa të tjera.

Operatorët e transportit jashtë kamerave e justifikojnë këtë rritje me shtrenjtimin e vazhdueshëm të karburantit, duke theksuar se kostot e shërbimit janë rritur ndjeshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Jo më falas/ Qeveria vendos traun në tunelin e Llogarasë

0

Kalimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas. Brenda këtij muaji, automjetet do të duhet të paguajnë për të përshkuar segmentin 5.9 kilometra, me një kosto që për autoveturat arrin në 250 lekë për një drejtim dhe 500 lekë vajtje-ardhje, ose afërsisht 1 euro për kilometër.

Ndërkohë, në terren po kryhen testimet përfundimtare të sistemit të pagesave. Kamerat e sigurisë, pajisjet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar funksionimin e skemës së tarifimit që pritet të nisë së shpejti.

Tarifat do të jenë të diferencuara sipas kategorive të mjeteve. Motoçikletat do të paguajnë 100 lekë, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë tarifa shkon deri në 5000 lekë. Përveç autoveturave, janë parashikuar 500 lekë për mjete me karroceri dhe 1000 lekë për furgonë dhe autobusë. Përjashtim nga pagesa do të kenë mjetet e emergjencës, policisë, ushtrisë, zjarrfikëses dhe personat me aftësi të kufizuar.

Menaxhimi i sistemit të pagesave do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror. Tuneli, i hapur në maj 2025, me dy galeri, një kryesore dhe një emergjence, ka funksionuar deri tani pa tarifë.

Por nisja e pagesave vjen në një moment kur projekti është nën hijen e një hetimi penal. SPAK ka marrë të pandehur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, së bashku me ish-kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli, Erald Elezin etj.

Akuzat janë për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike” në lidhje me procedurën për ndërtimin e tunelit, një kontratë me vlerë rreth 190 milionë euro. Sipas akuzës vlera e projektit ishte rreth disa dhjetëra miliona euro më pak. Por Edi Rama dhe Belinda Balluku anuluan tenderin e parë, udhëtuan drejt Turqisë dhe sollën fiktivisht një kompani që fitoi tenderin e dytë, nuk bëri asnjë punim, por kontraktoi kompaninë shqiptare që kishte dhënë ofertën e parë duke i shtuar rreth 50 milion euro më tepër tenderit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Me flamuj kuq e zi/ Studentët shqiptarë shpërthejnë në protesta për Gjuhën Shqipe në Maqedoninë e Veriut

0

Studentët e Universitetit të Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, kanë nisur protestën në Shkup.

Protesta ka nisur në hyrje të Urës së Gurit, do të vazhdojë deri para Ministrisë së Drejtësisë.

Studentët kanë deklaruar se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Gjithashtu në protestë studentët shihen me pankarta të ndryshme, ku shkruhet, “Ligji për gjuhët është i qartë”; “Stop diskriminimit institucional”; “Respekto ligjin për gjuhën, respekto Kushtetutën” si edhe “Mos mohoni një të drejtë të fituar”.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe akterëve shoqërorë që të mbështesin protestën paqësore të tyre.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendje të shtuar së fundmi, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E paralajmëruan për “Ballukun”/ 9 vende të BE ngrijnë negociatat me Shqipërinë

0

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet votimit të datës 12 mars në parlament, kur Edi Rama me 82 vota socialistësh rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, një akt për të cilin ishin paralajmëruar pasojat nga zëra të fuqishëm të BE dhe nga disa ambasada perëndimore në Tiranë.

Ndaj, ajo që deri dje ishte një përplasje e brendshme mes prokurorëve të SPAK-ut dhe Partisë Socialiste ka udhëtuar drejt Brukselit si një test i dështuar për reformën në drejtësi.

Lapsi.al mësoi se në diskutimet e datës 1 Prill në COELA që është një grup pune i Këshillit të Bashkimit Europian, ku përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare diskutojnë në nivel teknik dhe politik procesin e zgjerimit, nga 9 vende anëtare të Bashkimit Europian janë ngritur disa çështje që rrezikojnë avancimin me negociatat.

Mungesa e besimit nga 9 shtete anëtare për Shqipërinë

Burime diplomatike konfirmojnë se një diskutim i detajuar është zhvilluar mbi raportin IBAR, instrumenti teknik që mat nëse një vend kandidat ka përmbushur standardet ndërmjetëse për të avancuar në negociata, veçanërisht në GrupKapitullin 1, që përfshin shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe institucionet demokratike.

Ky raport është një lloj filtri kritik që përsëritet herë pas herë në vlerësimet për një vend kandidat: pa kaluar IBAR-in, kapitujt nuk mbyllen dhe procesi mbetet në vendnumëro.

Në këtë fazë, Presidenca e Bashkimit Europian prezantoi një draft të rishikuar të pozicionit të përbashkët, duke reflektuar pjesërisht komentet e shteteve anëtare. Ndryshimet prekën një gamë të gjerë fushash, nga funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratë, tek konfiskimi i pasurive, liria e shprehjes, të drejtat e pronësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Komisioni Europian, nga ana e tij, mbrojti një qëndrim teknikisht pozitiv për Shqipërinë. Në mbledhje iu dhanë përgjigje të detajuara rreth 43 pyetjeve të shteteve anëtare dhe u theksua se Shqipëria “ka bërë mjaftueshëm për të mbyllur pikat ndërmjetëse të Grupkapitulli 1”. Por duket se nota pozitive në një vlerësim teknik nuk mjafton kur mungon besimi politik.

Dhe pikërisht këtu nis ana tjetër e procesit, që nuk paralajmëron asgjë të mirë për Shqipërinë.

Lapsi.al mësoi se një grup i konsiderueshëm shtetesh anëtare, 9 prej tyre, që përfshin Gjermaninë, Luksemburgun, Holandën, Suedinë, Austrinë, Finlandën, Poloninë, Greqinë dhe Bullgarinë, nuk janë ende të bindura se është momenti për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Secila prej tyre ka ngritur flamuj të kuq në fusha të ndryshme: Polonia për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj. Hezitimi i tyre kërkon pyetje të tjera shtesë.

Vende të tjera ishin më fleksibël. Estonia kupton shqetësimet e Holandës, Gjermanisë dhe të tjerëve, por thekson rëndësinë e avancimit të procesit. Nëse Bashkimi Europian ka kushte shtesë për Shqipërinë, ato duhet të përcaktohen qartë, dhe jo të vazhdohet pafundësisht me diskutime pa objektiv. Nga ana tjetër,
Spanja dhe Italia shprehën mbështetje, duke theksuar se ky është edhe një problem komunikimi strategjik për BE-në, nëse nuk arrin t’i shpjegojë Shqipërisë pse procesi po vonohet.

Çfarë ndodh më pas?

Në sipërfaqe shqetësimet e 9 vendeve duken si teknike. Në thelb, ato janë shprehje e një mosbesimi më të thellë: a funksionon realisht shteti i së drejtës në Shqipëri, apo mbetet i varur nga vendimet politike?

Nëse Shqipëria do të ecë para në procesin e negociatave, tani u takon shteteve anëtare të bien dakord për një qëndrim të përbashkët të BE-së për Grup Kapitullin 1, i cili do të përcaktojë piketat përmbyllëse në fushën e Shtetit të së Drejtës, por për momentin, kjo marrëveshje mungon.

Procesi pritet të hyjë në një tjetër raund diskutimesh më 7 prill në COELA, ku shtetet anëtare do të kërkojnë sqarime shtesë nga Komisioni, përpara se një draft i ri të hidhet në tavolinë më 9 prill.

Kjo do të thotë më shumë pyetje, më shumë kushte dhe më shumë verifikime.

Si lexohen diskutimet e Brukselit në Tiranë

Ndërkohë, në Tiranë, kryeministri ka vazhduar me fjalimet mohuese dhe vijon të shesë një optimizëm që nuk përputhet dhe aq me situatën. “Ky është një moment kur ne mund të bëjmë historinë duke hyrë në Bashkimin Europian. Është hapur një dritare, ose më saktë, është hapur dera, por dera mund të mbyllet. E rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet dera dhe ne nuk do të bëhemi sebep që të mbyllet dera”, u shpreh Rama pikërisht në datën 1 Prill në një takim me studentët me temë integrimin në Bashkimin Europian.

Në anën tjetër Sali Berisha e lexon situatën si një bllokim të drejtpërdrejtë të shkaktuar nga mbrojtja politike e Ballukut. “Malit të Zi ju votua, ndonëse kanë një seri vërejtjesh, por IBARI-n ja votuan. Kurse Edi Rama është bërë parzmore e korrupsionit. Përdori 83 mandatet për Lubi Ballukun. Edi Rama është kreu i organizatës kriminale, jo vetëm në rastin e qeverisë, por edhe në rastin Balluku”, deklaroi ai në një konferencë për mediat.

Kontrasti me Malin e Zi është domethënës. Radio Evropa e Lirë raportoi pak ditë më parë se Podgorica arriti të kalojë IBAR-in dhe të avancojë në negociata. Tirana, në të kundërt, po ngec në të njëjtin prag, duke u përballur me dyshime për mënyrën se si premtimet për drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit po zbatohen në praktikë.

Në fund të ditës, qeveria e Ramës ishte paralajmëruar për pasojat që do të kishte për negociatat dhe po dështon pikërisht aty ku pretendon se ka bërë revolucion: tek drejtësia. Dhe në qendër të këtij revolucioni, si simbol i përplasjes qëndron një emër i vetëm: Belinda Balluku./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Jam i krishterë! Besoj gjykimin që vjen në fund

0

Edi Rama, në një intervistë në “Exclusive” në Top Channel, thotë se është pagëzuar katolik nga gjyshja e tij, e megjithatë nuk është nga ata të krishterë që zë radhën për të hyrë te dera e Kishës.

“Kështu që kjo më ndihmon që të shoh pa asnjë rezervë edhe fetë e të tjerëve dhe të kuptoj tek fetë e të tjerëve faktikisht reflektohet i njëjti Zot”, thotë kryeministri.

I pyetur nëse e beson gjykimin që vjen në fund ai përgjigjet “Unë e besoj gjykimin që vjen në fund, por varet nga kush”.

Pjesë nga intervista

Monika Stafa: Ju jeni i krishterë dhe jetoni çdo ditë me mendimin se besimet pasqyrohen tek njëri-tjetri. Si keni arritur në këtë përfundim?

Edi Rama: Shiko unë jam pagëzuar katolik nga gjyshja ime katolike dhe ky është një fakt. Jam i krishterë nga famija dhe ky është një fakt. Por unë nuk jam në rreshtin e të krishterëve që zënë radhën për të hyrë në derën e Kishës dhe i nënshtrohen ritualeve të tyre, sepse nuk e kam kështu të konceptuar marrëdhënien me fenë. Kështu që kjo më ndihmon që të shoh pa asnjë rezervë edhe fetë e të tjerëve dhe të kuptoj tek fetë e të tjerëve faktikisht reflektohet i njëjti Zot. Dhe në fund të ditës librat e shenjtë duken të shkruar nga i njëjti autor, që është një dhe i vetëm. Në këtë drejtim kam krijuar edhe idenë për të ndërtuar Parkun e Besimit dhe për të krijuar atë hapësirë ku nuk ka Kisha, nuk ka Xhamia, nuk ka Sinagoga dhe tempuj të tjerë, por ku përmes luleve, përmes pemëve, përmes frutave, përmes tregimeve të librave të ndryshëm të shenjtë, ti njihesh në një mënyrë tjetër me fetë e ndryshme dhe ndërkohë tavan ke qiellin që i bashkon të gjithë dhe jo tavanin e Kishës apo Xhamisë.

Stafa: Në fjalimet tuaja ju predikoni shpesh ndjekjen e së mirës dhe të së drejtës. Në rolin e Kryeministrit, sa gjithmonë është i arritshëm ky qëllim?

Edi Rama: Në rolin e Kryeministrit është gjithmonë e arritshme që ti të mos zgjedhësh të keqen apo të padrejtën me qëllim. Është gjithmonë e arritshme. Ama nuk të detyron të jesh qëllimisht i keq apo qëllimisht i padrejtë, ndërkohë që mund të ndodhë dhe i ndodhë të gjithëve që ti në mirëbesim merr një vendim që mund të mos jetë i duhuri dhe mund të mos sjellë të mira dhe mund të bëjë një dëm. Por ama në mirëbesim.

Stafa: Diku tjetër në një pasazh shkruani: “Nuk ka luftra mes feve, por ka luftra mes injorantëve”. Ne jetojmë në një botë të mbushur me konflikte, secila nga këto luftra ka një bazë fetare. Megjithatë ju thoni të marrë nga Dostojevski, që “Këtë botë do ta shpëtojë e bukura”. Cila është kjo e bukur zoti Kryeministër?

Edi Rama: Ky është një besim, por nuk është një formulë shpëtimi. Por është një besim sepse poezitë, pikturat, librat, këshillimet e shkencës, nuk e kanë penguar njeriun që të vrasë njeriun dhe nuk kanë ndaluar ndonjë luftë. Por ndërkohë rruga e njeriut është rruga e përpjekjes për t’u përsosur dhe rruga për të lënë gjurmë, dhe këtu tek përsosja dhe lënia e gjurmës ngatërrohen pastaj nganjëherë dhe për fat të keq shpesh herë edhe qëllimet dhe vlerat e gjurmëve që lë. Sepse edhe një që vendos të bëhet kamikaz, e shikon si rrugë përsosje dhe si mënyrë për të lënë një gjurmë të thellë në historinë e popullit të vet. Kështu që në fund fare jeta është një çështje zgjedhje, sepse nëse Zoti ekziston dhe na ka bërë të gjithëve njerëz, na ka lënë po ashtu dhe lirinë të zgjedhim. Dhe nuk na e ka zgjidhur me magji, me dekret nga lart asnjë dilemë. Dilemat janë tonat dhe ne duhet të bëjmë zgjedhjet tona, pastaj në fund vjen gjykimi që secili…

Stafa: E beson gjykimin që vjen në fund?

Edi Rama: Unë e besoj gjykimin që vjen në fund, por varet nga kush. Unë nuk hyj që të shpjegoj apo t’i shpjegoj vetes se cila është shkalla më e lartë e gjykimit, por besoj që gjykimi i atyre që të kanë njohur, gjykimi i atyre që të kanë besuar, gjykimi i atyre që nuk të njohën por që kanë mundësi të shikojnë gjurmët që ke lënë, janë të gjitha të rëndësishme. Im atë, ndjesë pastë, thoshte: “Në fund të ditës asgjë nuk ka vlerë, përveç se kujtimit të mirë.” Dhe kjo bën shumë sens.

Stafa: dhe në fund kur do shëtisim në Parkun e Besimit?

Edi Rama: Është një kompleks ndërtimi i Parkut të Besimit dhe Parku i Besimit do të kërkojë vite për t’u bërë ai që duhet, sepse do të duhet të rriten krijesat… por shpresoj shumë që mos të humbasim shumë kohë për ta filluar, pastaj do të na duhen disa vite për ta parë. ..Por ti je e re, kështu që do kesh mundësi për të shëtitur në Parkun e Besimit.

StafaKur vjen libri tjetër?

Edi Rama: Nuk e kam një plan, por do vijë vetë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx