Ballina Blog Faqe 69

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

0

Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim reduktimin e numrit të deputetëve. Në mungesë të një shumice të cilësuar për ndryshime kushtetuese, Rama hodhi në fushën e lojës mundësinë e referendumit.

“Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se për këtë ne jemi vonë, por kemi të gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum,” tha Rama, duke paralajmëruar një nismë të re ligjore për referendumet.

Vetëm tre ditë më vonë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla prezantoi një projektligj “Për Referendumet në Republikën e Shqipërisë”, që sipas tij do të ishte një mekanizëm shtesë për qeverinë “për t’u këshilluar me zgjedhësit për nismat ligjore të saj”.

Referendumi i fundit në Shqipëri është mbajtur në vitin 1998, kur është votuar Kushtetuta që është sot në fuqi. Sipas draftit të PS, referendumi për ndryshime të Kushtetutës mund të iniciohet nga 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërkohë që një amendament kushtetues i miratuar në Kuvend mund t’i nënshtrohet votimit popullor me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të Kuvendit.

Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtojnë nismën e Partisë Socialiste, duke e konsideruar atë një tentativë për cenimin e reformës zgjedhore në proces.

“Çdo nismë ligjore që lidhet me reformën zgjedhore duhet të miratohet me konsensus dhe këtu përfshihet dhe ligji për referendumet,” tha për BIRN Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Referendumet janë të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe çdo diskutim mbi këto dispozita duhet të jetë pjesë e punës së komisionit të posaçëm dhe duhet të arrihet me konsensus bazuar mbi vendimin e parlamentit që kërkon konsensus politik të çdo ndryshimi që lidhet me këtë reformë,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Bylykbashi e sheh propozimin e këtij ligji si një tentativë të mazhorancës dhe Ramës për të hequr vëmendjen nga aferat korrutive me të cilat po përballet qeveria.

“Në afat të shkurtër kërkojnë shmangjen e debatit mbi çështje e rëndësishme aktuale si ajo e Ballukut dhe AKSHI-t,” shtoi ai.

Formulimet ligjore në përmbajtjen e draftit me 88 nene që propozon Partia Socialiste kanë ngritur shqetësime tek shoqëria civile dhe opozita për zhbërjen e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të vendosur dhe qëllimet politike të mazhorancës në përdorimin e këtij mekanizmi ligjor.

Migen Qiraxhi nga ‘Qëndresa Qytetare’ i tha BIRN se projekti i PS-së për referendumet “e zhbën të drejtën kushtetuese të popullit për të vendosur, siç e parashikon Kushtetuta, pasi nismën për referendum kushtetues mund ta marrë vetëm 2/3 e deputetëve dhe jo vetë populli”.

“Së dyti, sa i përket referendumeve të përgjithshme dhe atyre vendore është e padrejtë të quhen ‘referendum’, pasi në artikulimin e projekt-aktit ngjajnë më shumë si sondazhe qytetare të organizuara me para publike, pasi fuqia e qytetarëve do te jetë vetëm konsultative, pra jo vendimmarrëse,” shtoi ai.

Qiraxhi vëren dhe formulime kontradiktore në draft që e pamundësojnë suksesin e një referendumi për ndryshimin e Kushtetutës. Që të quhet i miratuar, një referendum kushtetues kërkon, sipas propozimit të PS-së, që të marrë votën ‘pro’ të më shumë se 50% të qytetarëve me të drejtë vote, parashikim ky që bie ndesh me të dhënat faktike të pjesmarrjes në zgjedhje.

Referendumi është një mekanizëm zgjedhor për demokraci të drejtpërdrejtë, ku populli vendos për një projektligj apo një çështje me rëndësi. Por ky mekanizëm mund të përdoret për arritjen e synimeve politike të një partie politike, sipas avokatit Gentian Serjani nga Qendra për Drejtësi Sociale.

Serjani beson se nisma e socialistëve lidhet ka pikërisht me këtë synim,  për të përdorur mekanizmin e referendumeve për ndryshime kushtetuese të njënashme, duke rrezikuar sipas tij edhe Reformën Zgjedhore.

“Gjithnjë e më shumë po përforcohet perceptimi se Partia Socialiste vepron kryesisht kur preken interesat e saj,” tha Serjani për BIRN, duke vnë në dukje se edhe pse miratimi i një ligji për referendumet është kërkuar prej vitesh nga grupe të ndryshme shoqërore, asnjëherë nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca për ta çuar përpara.

Në  këndvështrimin e Serjanit, ekziston rreziku që referendumi të përdoret si një ‘mjet legjitimimi nga partitë politike për të ndryshuar Kushtetutën sipas interesave të tyre, dhe jo domosdoshmërisht në përputhje me vullnetin e qytetarëve’.

“Dihet se në muajt e fundit, një nga qëllimet kryesore ka qenë përballja me pushtetin e drejtësisë dhe përpjekja për të zbehur rolin e SPAK. Për të arritur këtë, përveç ndryshimeve ligjore, kërkohen edhe ndryshime kushtetuese,” thotë ai./ BIRN

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

0

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, 27 mars, janë regjistruar reshje të lehta dëbore në malin e Dajtit në Tiranë, si dhe në zonat malore të Kukësit, Dibrës, Elbasanit apo Korçës.

Në qarkun e Dibrës, dëbora ka përfshirë fshatrat përreth qytetit të Peshkopisë. Temperaturat nuk kanë zbritur nën zero, dhe deri tani nuk raportohet asnjë dëmtim në pemtari, pasi shumë dru frutorë ndodhen në fazën e çeljes së luleve.

Në qarkun juglindor, reshjet e dëborës janë rikthyer kryesisht në lartësitë mbi 1100-1200 metra, në zonat përreth Korçës dhe Pogradecit. Për shkak të reshjeve, autoritetet kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, veçanërisht në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur.

Në aksin Qukës-Qafë Plloçë, në segmentin e Qafë Thanës dhe në Dardhë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, duke krijuar shtresa të konsiderueshme dëbore.

Megjithatë, për shkak të temperaturave pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë dhe mbetet prezente kryesisht në zonat malore.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës edhe disa zona në qarkun e Elbasanit, duke rikthyer përkohësisht atmosferën dimërore në zonat malore. Zonat më të prekura janë Parku i Shebenikut dhe disa fshatra mbi 800 metra lartësi, ku trashësia e dëborës arrin deri në disa centimetër.

Edhe në akset Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë. Në Qafë Thore, trashësia e borës ka kaluar 40 centimetra, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve kanë vazhduar pa ndërprerje.

Aktualisht, nuk raportohet asnjë problematikë në qarkullim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, kuqezinjtë humbin me rezultatin 2-1 ndaj Polonisë

0

Është mbyllur mbrëmjen e djeshme ëndrra e madhe e Shqipërisë për të marrë pjesë në Botërorin 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, pas humbjes në Poloni.

Polakët përmbysën ndeshjen 2-1, pasi u gjetën në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, ata morën frenat e lojës në dorë, duke gjetur golin e barazimit me anë të Robert Lewandowskit në minutën e 63-të dhe më pas avantazhin me Piotr Zielinskin në minutën e 73′, duke i dhënë fund ëndrrës së kuqezinjve. Ndeshja u luajt në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe ishte e vlevshme për play-off-in për Botërorin 2026 ku Shqipëria luante për herë të parë në fazën “play-off”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Gaminator’ në Fushë-Arrëz: Kapen makineta e tavolina pokeri, ndërsa ‘lojtarët e padukshëm’ mbeten në hije

0

Një tjetër goditje ndaj lojërave të fatit u regjistrua në veri të vendit, ku një lokal në Fushë-Arrëz rezultoi të ishte kthyer në një “mini-kazino” të improvizuar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Gaminator”, strukturat e Policisë zbuluan aktivitetin e paligjshëm dhe sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 mijë lekë. Në pranga përfundoi një 30-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim si organizatorë të dyshuar.

Deri këtu, gjithçka duket si një histori standarde suksesi në luftën kundër paligjshmërisë. Por si në çdo lojë fati, pyetja që lind është: a janë kapur të gjithë lojtarët në tavolinë, apo vetëm ata pa letra të forta?

Ndërsa forcat e policisë zhvillonin një operacion të befasishëm duke sekuestruar dy tavolina pokeri dhe disa makineta të paligjshme, një pyetje e vetme po qarkullon në ajër më shpejt se letrat në tavolinë, ku ishte punonjësi i policisë, Arben Islami?

Islami mund të ketë qenë… duke bërë praktikë profesionale në ndonjë tavolinë tjetër. Sepse, siç dihet, për të luftuar fenomenin, duhet ta njohësh nga afër, ndoshta me letra në dorë.

Apo mos ai ishte duke testuar fatin e tij diku tjetër, larg syve të kolegëve gjithmonë në emër të detyrës, sigurisht.

Në sfond të këtyre zhvillimeve, rikthehen në vëmendje edhe raportime të mëparshme mediatike që kanë folur për dyshime mbi përfshirjen e elementëve të ndryshëm në aktivitete të paligjshme, përfshirë edhe brenda strukturave shtetërore. Lista të publikuara pjesërisht ndër vite, sipas mediave, kanë përmendur dhjetëra emra dhe funksione, duke ngritur pikëpyetje mbi thellësinë reale të fenomenit.

Kujtojmë këtu kur Gazeta Shekulli publikoi një pjesë të raporteve ku përmenden 79 emra policësh, ndërsa pjesën tjetër të raportit do ta publikojë në numrin e të enjtes. Ndër 79 emrat e policëve të implikuar ishte edhe Arben Islami, i datëlindjes 01.10.1969, banues në fshatin Buhot të bashkisë Pukë, në atë kohë efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Mundësia” del e vetme/ Shehaj: Garojmë me kandidatët tanë në çdo bashki

0

Partia Mundësia ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, me përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të Bashkive dhe për këshilltarë bashkiakë.

“Mundësia” do të garojë me kandidatët e saj në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë, teksa kryetari Agron Shehaj ka bërë thirrje që qytetarë të interesuar për t’u bashkuar me forcën politike që ai drejton, të përfshihen në këtë proces.

“Ne do të jemi prezentë në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë me kandidatët tanë për Bashkitë dhe për këshilltarët bashkiakë. Sot kemi filluar dhe me takimet me kandidatë që duan, me qytetarë që duan të na afrohen dhe duan të bëhen pjesë e garës për Bashkitë në të gjithë Shqipërinë. Pres nga secili prej jush që të vijë, të propozohet, të na bashkohet. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Na duhen pothuajse 1600 kandidatë për këshillat bashkiakë”, shprehet Shehaj në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Thirrja e Agron Shehajt u bë pas një takimi me koordinatorët e forcës politike në të gjithë vendin, të cilët kontribuuan në mbledhjen e 100 mijë firmave në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj vlerësoi angazhimin e strukturave dhe besimin e qytetarëve në këtë iniciativë të rëndësishme. /LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ministrja Sala e pranon: Pas datës 20 prill, QSUT nuk do bëjë më analizat për të shtruarit!

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka pranuar se në QSUT pas datës 20 prill nuk do të mund të kryhen analiza për të shtruarit, për shkak të mungesës së fondeve.

Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.

Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tabaku: Salianji duhet të jetë pjesë e garës për kryetar

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, deklaroi se forca politike ku ajo bën pjesë nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj.

Në një bashkëbisedim, duke iu përgjigjur pyetjes së një të riu nëse ish-deputeti Ervin Salianji duhet të lejohet të kandidojë përballë kreut aktual Sali Berisha në zgjedhjet e brendshme, Tabaku theksoi se PD nuk duhet të përjashtojë askënd dhe e ftoi Salianjin të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të selisë blu.

“E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD, bolla k vuajtur PD këto vite për betejë të bërë në studiot televizive.

Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët. Për mua ky debat duhet të bëhet brenda PD, kur bëhet jashtë është shqetësuese. Nuk e shoh te PS psh të ndodhë jashtë. Kemi boll forume për të folur.

Gabimi që bëra në 3 vite të shkuara nuk do ta  bëj sot, nuk kam për të dhënë mendime që kam për t’i dhënë në forumet e partisë. Nuk di të ketë një vendim të Kryesisë për t’i mbyllur dyert.

Lë t’i lëmë kohë institucioneve dhe debatit të brendshëm që të marrë vendimin e duhur. Për mua PD  nuk ka luksin të humbë askënd, ne duhet të shtohemi e zgjerohemi, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti politike vendos vota”, tha ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Paralajmërimi i Ballës, çfarë mase do të marrë PS për Spiropalin?

0

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Malaj ,u pyet në lidhje me paralajmërimin e bërë nga Taulant Balla për Elisa Spiropali, pas situatës së krijuar në seancën kur u votua për imunitetin e Belinda Balluku.

I tuar në A2 CNN, Malaj u shpreh se nuk ka ende një vendim dhe se çdo qëndrim merret vetëm pas diskutimeve në grupin parlamentar.

“Unë nuk marr apo nuk shpall asnjë vendim pa e konsultuar këtë me grupin parlamentar. Nuk kam çfarë të them tani, sepse nuk është diskutuar ende,” tha ai.

Ai theksoi se grupi parlamentar i PS zhvillon mbledhje të rregullta, ku diskutohen të gjitha çështjet dhe votimet që lidhen me seancat e radhës.

Sipas Malajt, deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim apo qëndrim ndryshe nga deputetët për këtë çështje.

“Kur kemi bërë mbledhjet e kaluara, asnjë nga kolegët nuk ka shprehur mendim ndryshe apo shqetësim,” u shpreh ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja

0

Policia kriminale e Tiranës, ka referuar në prokurorinë e Tiranës një material kallëzuar duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale të një personi, i cili ka kërcënuar me jetë aktivisten dhe avokaten, Adriana Kalaja.

Kjo e fundit është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social “Facebook” nga një person me profil të rremë që fshihet pas emrit “Klaus Bianconeri”.

Ky person i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese, ku siç mësohet nga materiali policor rezulton se “Klaus Bianconeri” i ka shkruar në rubrikën messenger Ardiana Kalasë, si më poshtë:

“…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija!Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë!Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh zotin…?”

Këtë mesazhe janë administruar nga policia e Tiranës dhe mësohet se pas marrjes në pyetje të avokates Adriana Kalaja, çështja tashmë është përcjellë në prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimet e mëtejshme, duke kërkuar informacion përmes letërporosisë “Facebook” me qëllim lokalizimin e “IP” të personit kërcënues.

Materiali hetimor i referuar nga policia në prokurorinë e Tiranës mësohet se mban Nr.5137 dhe është administruar qysh prej 24 shkurtit 2026. Aktualisht ende ky material nuk është ndarë tek një prokuror për të nisur praktikën hetimore./ EltonQyno, syritv

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Braho i prerë: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën! Askush nuk është i paprekshëm!

0

Kreu i SPAK Klodian Braho ka reaguar për raportin vjetor të 2025 të SPAK, që sipas tij është një tregues se institucioni ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për ecurinë e punës së SPAK gjatë 2025, Braho ka falenderuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit , për punën e realizuar në bashkëpunim.

Ndërsa bëri me dije se po vijon puna intensivisht për hetimet dhe ndjekljet penale të të gjithë funksionarëve publikë që rezultojnë bashkëpunëtorë të krimit duke abuzuar me detyrën. Braho theksoi këtu se askush nuk do të dfalë mbi ligjin dhe të gjithë njerëzit janë të barabartë para tij.

“Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij” tha Braho.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi ditën e djeshme Raportin Vjetor për vitin 2025, përmes së cilës u paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim 18 persona janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Referuar raportit, gjatë 2025 volumi i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024. SPAK njoftoi se janë kryer gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024.

Ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë 2025 arrin në shifrën 45.4 milionë euro.

Fjala e Klodian Brahos: Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme.

Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx