Ballina Blog Faqe 86

Deklaratat e Ramës për drejtësinë, Shehaj: Shumë shpejt, i pandehur!

0

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve sot, teksa i sulmoi me etiketime fyese në kohën kur prezantonte nismën ligjore të PS për të ndaluar SPAK-un të kërkojë pezullim nga detyra të Kryeministrit dhe anëtarët e kabinetit qeverisës.

Rama i quajti prokurorët minj dhe qen sepse do merret i pandehur.

“Qentë dhe minjtë e vërtetë janë ata që vjedhin paratë e shqiptarëve, popullit më të varfër në Europë! Ju ftoj të firmosni në mbrojtje të Drejtësisë, linku në komentin e parë.

Qartësisht Edi Rama është shumë i shqetësuar sepse mendonte se do të kishte një pushtet absolut dhe të përjetshëm, por ja që kjo nuk do të ndodhë.


Sepse drejtësia me mbështetjen e ndërkombëtarëve po i çon të korruptuarit para drejtësisë si kurrë më pare.
Prandaj duhet të firmosim deklaratën në mbrojtje të drejtësisë. Këto firma do t’i çojmë në Kongresin Amerikan, në Parlamentin Europian t’i tregojmë atye që duhet të vazhdojnë të mbështesin drejtësinë në Shqipëri, që dhe shqiptarët duan të korruptuarit përpara drejtësisë. Prandaj është shumë e rëndësishme, firmosni, firmosni, firmosni”, thekson Shehaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Korreshi u drejtohet socialistëve: Si do hyni në BE mes ujërave të zeza?

0

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, ka ngritur shqetësimin në lidhje me zbatimin e projekteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Lushnje.

Ai ka shtuar gjithashtu se shqetësues është fakti në Fier me furnizimin me ujë të pijshëm, pasi zjarrëfikëse nga Fieri, Patosi dhe Roskoveci furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

“Si ka mundësi që në Fier zjarrëfikësja e Lushnjes një javë rresht çon ujë për të pirë. Marrim 45 mln, po hyjmë në Europë, si i shpjegoni faktet që zjarrfikëset çojnë në Fier për të mbushur bidonët e ujit. Kam edhe filmimet.

Ujërat se ju keni edhe ujin e e pijshëm edhe ujërat e zeza. Se nuk dua të kaloj kështu, ne vëmë tulla për të ecur në ca lagje nga ujërat e zeza. Jua tregon ku të doni. Ju do hynë në Europë duke shkelur mbi ujërat e zeza? Na sillni tulla e blloqe të paktën.

A i ndiqni projektet kur zbatohen? Si funksionon projekti? Jepni fonde dhe leke, i tenderoni dhe ata hyjnë në Europë, e kontrolli projektin? Sepse kam konstatuar, që para 6 muajsh ka çarë rrugën në 2 krahët dhe atje kanë rënë kamionë nga puna e ujësjellësit. Se ne bëjmë 1 punë dhe prishim 8 të tjera”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndryshimet në nenin 242 në Kodin e Procedurës Penale, ja cilat janë 5 propozimet kryesore

0

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së sqaroi se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale synojnë të qartësojë kufijtë e masës së pezullimit të detyrës për funksione të larta shtetërore.

Rama theksoi se pezullimi i një ministri cenon funksionin dhe jo individin, ndërsa ndryshimet e propozuara nuk prekin pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mbrojnë autonominë vendimmarrëse të pushtetit ekzekutiv.

Sipas propozimeve, pezullimi i një ministri në fazë paraprake konsıderohet i pajustifikueshëm, sepse nuk prek vetëm individin nën hetim, por dëmton funksionin institucional.

Më tej theksohet se pezullimi i një ministri nënkupton bllokim të punës së institucionit, jo thjesht mungesë personale në detyrë. Sipas propozimit, nisma ligjore synon të mbylle boshllëqet e interpretimit kushtetues me përcaktime të qarta “funksion për funksion”.

Më tej theksohet se aktualisht, neni përjashton “personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral”. Me ndryshimet e propozuara, këtij rrethi do t’i shtohen: Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, Ministrat, Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetari i Kontrollit të Larte të Shtetit.

Ndryshimi i propozuar paraqitet si parimor dhe jo i lidhur me një rast konkret. Shumica paralajmëron reagim institucional për të kundërshtuar pezullimet që i konsideron ndërhyrje ne pushtetin ekzekutiv.

Më tej theksohet se mbështetet drejtësia e pavarur. Sipas propozimeve, ndryshimet synojnë adresimin e një mangësie në përcaktimet e nenit 242 te Kodit të Procedurës Penale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbeti viktimë në atentatin e Rinasit bashkë me Gilmando Danin, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit të AMP-së për punësimin e Muçi Shaljanit

0

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pezullimin e drejtorit të Drejtori i Drejtorisë Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, shtetasit Gëzim Sala, i cili është nën hetim për ‘Shpërdorim detyre’ pasi lejoi punësimin në shkelje të ligjeve të të ndjerit Muçi Shaljani, i cili u vra në atentatin e Rinasit pak muaj më parë.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos caktimi i masës së sigurisë ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin Gëzim Sala, Drejtor në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Tiranë, nën hetim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Hetimet nisën pas kallëzimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi punësimin në kundërshtim me ligjin pranë kësaj agjencie të shtetasit Muçi Shaljani i cili humbi jetën në rrethrrotullimin e Rinasit, i qëlluar me armë zjarri së bashku me shtetasin Gilmando Dani.

Prokuroria Tiranë kërkon pezullimin e drejtorit të AMP-së, shtetasit G.S., nën hetim për ‘Shpërdorim detyre’ pasi lejoi punësimin në shkelje të ligjeve të të ndjerit M.Sh.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos caktimi i masës së sigurisë ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin G.S., Drejtor në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Tiranë, nën hetim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Hetimet nisën pas kallëzimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi punësimin në kundërshtim me ligjin pranë kësaj agjencie të shtetasit M.Sh., i cili humbi jetën në rrethrrotullimin e Rinasit, i qëlluar me armë zjarri së bashku me shtetasin G.D.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.Sh., ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur këtij shtetasi ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Ky shtetas kërkoi të punësohej në AMP më 09.09.2025 dhe pranimi i tij më 15.09.2025, nëpërmjet një urdhri, rezulton haptazi në kundërshtim me ligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.532, datë 29.07.2022 “Per Miratimin e Rregullores Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”.

Në këto akte ligjore dhe nënligjore përcaktohet qartë se rekrutimi i punonjësve të AMP-së bëhet nëpërmjet konkurimit, shpalljes së vendeve vakante, krijimit të komisioneve përkatëse, testimit, verifikimit përfundimtar për kualifikimin/skualifikimin e aplikantëve deri në përpilimin e kontratës, urdhrin e emërimit në detyrë dhe periudhën e provës.

Drejtori i Drejtorisë Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, shtetasi G.S., shprehet se procedura e ndjekur për rekrutimin e shtetasit M.Sh., nuk është ligjore dhe se ai në këtë proces ka nënshkruar miratimin vetëm për anën formale të akteve dhe jo në përmbajtje. Ndërkohë që ky shtetas ka kërkuar që ky urdhër të bëhej shpejt me motivacionin ‘pranohet me kontratë të përkohshme dhe për nevoja emergjente”.

Ky shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Ai ka anashkaluar ligjin organik Nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe Rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore” e miratuar me VKM Nr.532, datë 29.07.2022, ku janë përcaktuar qartë fazat e vlerësimit të kandidaturës M. Sh., nga testimet, verifikimet përfundimtare, vlerësimi i dokumentacionit të dorëzuar nga aplikanti (asnjë prej këtyre fazave nuk është aplikuar) deri në nënshkrimin e Urdhërit të punësimit, i cili në përmbajtje të tij ka motivimin “për nevoja emergjente”.

Shtetasi M.Sh. u punësua me një procedurë të paligjshme, në një kohë shumë të shkurtër (nga data 09.09.2025 kur eshte paraqitur zyrtarisht kërkesa deri më datë 16.09.2025, që i janë lidhur marëdhëniet financiare, në total 4 ditë pune, që tregon se nuk është aplikuar asnjë prej detyrimeve ligjore të shprehura në ligjin dhe rregulloren e AMP-së. U pagua me rrogë të rregullt nga data 16.09.2025 deri ne date 11.11.2025 (data e ngjarjes në rrerotullimin e Rinasit), pa u paraqitur asnjëherë në punë, apo zhvilluar ndonjë detyrë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

0

Përfaqësues të Transportit interurban të qytetit të Vlorës kanë dalë këtë të hënë në një protestë paqësore, në rrugën që lidh aksin Transballkanike me autostradën e Vlorës.

Siç raporton gazetarja e Klan News Gerta Haskaj, shkak i protestës është zhvendosja e vendqëndrimit të ri të autobusëve interurban në hyrje të qytetit, duke u larguar nga zona e mëparshme përgjatë rrugës së re.

Drejtuesit e mjeteve kundërshtojnë vendimin e miratuar në Këshillin Bashkiak, sipas të cilit të gjithë autobusët për pritjen dhe nisjen e pasagjerëve do të kenë pikën e tyre të përbashkët pranë hyrjes së autostradës.

“Ne s’jemi fare dakord, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me bashkinë, që thotë kemi bërë marrëveshje, kemi rënë dakord me autobusët. Ne nuk kemi rënë dakord! Këtu nuk plotësohet asnjë kusht. Këtu qytetari është i rrezikuar, shoferët janë të rrezikuar, dhe ne nuk jemi dakord fare. S’ka kushtet më minimale, s’kemi ku të qëndrojmë, ku të vëmë një biletari.”, tha një prej përfaqësuesve të Shoqërisë Interurbane.

Sipas shoferëve dhe operatorëve të linjave, vendi i ri nuk plotëson kushtet minimale për të funksionuar si terminal autobusësh. Ata shprehen se mungojnë tualetet, nuk ka strehë për udhëtarët në rast shiu apo temperaturash të larta, si dhe nuk ofrohen kushte sigurie për punën e përditshme.

“Ky nuk është një stacion i mirëfilltë, por një ndalesë anës rrugës. Në këto kushte është e pamundur, këtu është burim aksidenti”, deklarojnë protestuesit.

Një tjetër shtoi: “Stacioni ku na ka caktuar kryetarja e Bashkisë, është stacioni më mizerabël që nuk plotëson kushtet më minimale. Po ta shikoni, edhe koshat e mbeturinave i kanë vendosur sot në mëngjes.”

Nga ana tjetër, zhvendosja e autobusëve synon t’i japë fund problematikave të mëparshme në qytet, ku mjetet parkoheshin në pika të ndryshme, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe mungesë organizimi për transportin interurban. Mungesa prej vitesh e një terminali të mirëfilltë ka qenë një nga çështjet më të diskutuara në qytet.

Pritet që në vijim të ketë reagim zyrtar nga autoritetet vendore lidhur me kërkesat e transportuesve dhe mundësinë e përmirësimit të kushteve në pikën e re të vendqëndrimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Xhufi: Ja e përbashkëta e Edi Ramës dhe Enver Hoxhës

0

Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në intervistë me Mirela Milorin, ka folur për historinë e liderëve të Shqipërisë. Ai është ndalur te disa figura kryesore, ku ka dhënë një opinion për secilin prej tyre.

“Për Skënderbeun, një luftëtar dhe një politikan i jashtëzakonshëm. Për Enver Hoxhën, ky është me të mirat e me të ligat, ka qenë patriot padyshim. Sali Berisha, shqiptar dhe ky, egërsia e tij më shqetësoi që në fillim me ndjenja të forta dhe urrejtje; nuk e di si e ka dashurinë. Fatos Nano, ndjenjën e përgjegjësisë nuk e kishte. Edi Rama ishte piktor, po është i formuar dhe ka një projekt të tij. Njerëzit me projekt janë pak. Ky ka një projekt. Është pak, do i thosha, radikal do ndryshimin, por përdor metoda radikale; ai konsideron të gjithë ata që kanë jetuar në kohën e komunizmit të tejkaluar. Enver Hoxha dhe Edi Rama kanë qenë njerëz me projekt”, tha Xhufi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Paditi “Diellën” për imazhin, flet për herë të parë aktorja Anila Bisha: Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!

0

Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha, që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Aktorja ka reaguar për herë të parë për Deutsche Welle, ku shprehet se ndihet e cenuar në imazh.

“Ishte diçka shumë e rëndë sa i përket imazhit tim. Gjërat filluan të përdoreshin ndryshe…
Kjo është një kauzë shumë e rëndësishme, mund t’i ndodhë edhe ndonjë kolegu tim dhe një njeriu të panjohur, është shumë e rrezikshme. Jam person publik, kam krijuar një emër shumë të bukur, publiku më donte shumë. Dua, s’dua, një pjesë që nuk do kryeministrin, më urren edhe mua, pa pasur asnjë lloj lidhjeje”, shprehet ajo për DW.

Sipas mbrojtjes, nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale, Anila Bishës i është shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova

0

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku parashtroi projektligjin e ri që parashikon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri si dhe 6 subjekte të tjera duhet të përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra.

Ai zbuloi se zv.kryeministrja ka kërkuar tre herë të largohet, por është refuzuar nga vetë Rama derisa të bindet për ligjshmërinë e kërkesës së GJKKO dhe SPAK.

“Rasti konkret s’lidhet me pezullimin, është në një tjetër proces. Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, kur iu bë pezullimi i pare dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese, nuk mori vendim. Të tre herët jam unë që e kam refuzuar”, tha Rama.

Rama theksoi se jo vetëm gjyqësori është i pavarur, por edhe ekzekutivi dhe legjislativi. Kryeministri vuri në dukje se “ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime”, duke shtuar “se s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”

“Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm, pezullimin nga një prokuror dhe një gjykatës për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, por cenon funksionin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e ministrit, por pezullohet puna e institucionit. Nuk mjaftoi fakti që s’ekziston asnjë rast i vetëm në Europë ku të jetë pezulluar një anëtar qeverie nga një prokuror dhe gjykatës.

S’mjaftoi fakti që s’ka ndodhur asnjë rast i vetëm të sistemeve dhe vendeve demokratike për t’i dhënë drejtim këtij procesi. Merret një vendim i bazuar në arsye politike dhe në nevojat e brendshme për të mbajtur ekuilibrat politik. Mosvendimi bën që çdonjëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jetë vunerabël ndaj pezullimit dhe kufiri ndarës mes pushteteve të jetë si ato gardhet ku hyjnë e dalin qentë e minjtë.

Ne këtë s’mund ta lejojmë. Vendosja e këtij kufiri është shumë e rëndësishme për të përcaktuar një ndarje tjetër që s’ekziston në mendjen e shumëkujt, pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur?! Jo, Kushtetuta e thotë ndryshe, ka 3 pushtete të pavarura, përveç gjyqësorit, edhe ekzekutivi dhe legjislativi. Ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime, janë vendime sovrane dhe s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”, tha Rama.

Rama vuri në dukje se nisma e PS-së nuk ka lidhje me rastin konkret të Belinda Ballukut.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të Ballukut

0

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në urdhër do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit, ku pritet të diskutohen çështjet në rendin e ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.

Anëtarët e Këshillit mblidhen një javë pasi Gjykata Kushtetuese  rrwzoi kwrkeswn e qeverisë për pezullimin e masws së GJKKO qw shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Murrizi kritika PD-së: Të largojë hipokritët që nuk shkojnë në zonat ku u zgjodhën!

0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Myslim Murrizi, i ftuar në studion e emisionit Kjo Javë në News24, ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke shpalosur kritika ndaj funksionimit të opozitës.

Gjatë intervistës, Murrizi u shpreh se opozita ka nisur të forcohet, por sipas tij pritet të jetë më kurajoze pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar.

Ai deklaroi se, sipas tij, duhet të ketë largime të personave që i cilësoi si nihilistë dhe hipokritë, duke shtuar se disa deputetë, sipas tij, nuk kanë qenë të pranishëm në zonat ku janë zgjedhur dhe nuk gëzojnë reputacionin që duhet të ketë një përfaqësues i opozitës.

Murrizi ngriti edhe pyetje mbi, sipas tij, mungesën e reagimit të fortë nga opozita, duke aluduar për mundësi pazaresh të nëndheshme politike, ndërsa shtoi se drejtuesit politikë duhet të jenë më aktivë në terren.

Ai theksoi gjithashtu se protestat e opozitës nuk duhet të organizohen vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, për të rritur, sipas tij, përfshirjen dhe presionin politik.

“Fati u buzëqesh kurajozëve. Opozita ka nisur të bëhet, por e pres më kurajoze pas Kuvendit Kombëtar duke larguar një pjesë nihilistësh dhe hipokritësh që nuk dinë gjë tjetër, kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur dhe nuk gëzojnë reputacionin që duhet të ketë një deputet i opozitës. Pse duhet të kenë frikë kur kanë 13 vite që nuk janë në pushtet. A kanë pazare të nëndheshme? Pse nuk shkojnë drejtuesit politikë? Protesta të tilla nuk kemi pse i bëjmë vetëm në Tiranë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx