Ballina Blog Faqe 87

Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale!

0

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se Salianji nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Salianji thekson se PD nuk është pronë private dhe se ai nuk ka asnjë nevojë të provojë lidhjen e tij me Partinë Demokratike.

“Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe. Ajo është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, për lirinë dhe për përballjen me Edi Ramën. Lidhja me të nuk matet me vula e deklarata, por me qëndrime, me përballje reale dhe me fitore përballë regjimit të korrupsionit”, shkruan Salianji.

Ndërkohë, Berisha, në një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook me qytetarët, e krahasoi Ervin Salianjin me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

“Mendoj se demokratët u bashkuan. Por, përsëri, mbi bazën e kontributit që kanë, unë nuk ia mohoj askujt. Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasardhësin e tij, Salianjin. Për këta nuk mund të bëhet fjalë, sepse këta janë fatkeqë. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Mund të thuash se janë ‘deshër të errësirës’. E patë se çfarë bëri Dash Sula. Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri”, tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Basha dhe pasardhësi i tij Salianji, njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Rama

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për qytetarët përmes rrjeteve sociale, vijoi sulmet ndaj “armiqve” Lulzim Basha dhe Ervin Salianjin, duke i quajtur të përdorur nga Rama.

Të njëjtën retorikë Berisha përdori dhe për Dash Sulën.

Duket se Berisha e ka tashmë të qartë moton e tij, “sulmo këdo që kërkon një PD ndryshe”.

Berisha: Natyrisht në kaluam në proces siç e dini ju dhe ky proces u zhvillua me një moto: Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Kjo ishte motoja jonë.

Unë nuk dua të harxhoj kohën e atyre që na ndjekin, por kjo moto ishte e domosdoshme sepse ajo që ndodhi me ne, sigurisht krijoi një përçarje dhe mendoj se ky proces u finalizua. Mendoj se demokratët u bashkuan. Por përsëri mbi bazën e kontributit që kanë unë nuk ja mohoj asnjeriu.

Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.

Mund të thuash janë deshër të errësirës. E patë se çfarë bëri Dash Sula.
Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

0

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, është zgjedhur President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), e cila është një rrjet ndërkontinental i monitorimit të të drejtave të njeriut.

Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit, vendimi u mor me unanimitet nga Bordi i organizatës.

E themeluar si një platformë strategjike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, AOM bashkon mbi 30 institucione garantë të të drejtave të njeriut nga Evropa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme.

Ky rrjet përfshin vende si: Franca, Spanja dhe Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania, duke krijuar një front të përbashkët për mbikëqyrjen e standardeve të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në të gjithë pellgun e Mesdheut.

Marrja e presidencës nga Shqipëria vjen në një moment kritik për rajonin, ku sfidat e llogaridhënies administrative dhe mbrojtja e lirive civile mbeten prioritete globale.

Shabani tha se “si President i AOM do të koordinoj përpjekjet e rrjetit për të forcuar pavarësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të qytetarëve përballë pushtetit ekzekutiv në tre kontinente”.

Avokati i Popullit i Shqipërisë shtoi se “ky pozicionon zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë si një aktor kyç në diplomacinë institucionale, duke i dhënë Tiranës një rol drejtues në hartimin e agjendave rajonale për drejtësinë administrative dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ramës i ikën edhe Ëngjëll Agaçi, pas 13 vitesh në kryeministri

0

Në vitin e 13 të qeverisjes, Edi Rama ka lënë të ikë një prej bashkëpuntorëve të tij më të vjetër në kryeministri, Ëngjëll Agaçin, zyrtarisht sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, por realisht shumë më tepër se aq, një lloj “ustai” i ligjeve, një mjeshtër për t’i dhënë formë ideve kontroverse të Ramës për menaxhimin e pasurive publike, në veçanti kur duhej të shmangej një rrezik penal. Deri vonë, Agaçi ia doli të ruajë një profil të ulët publik, pa u përfshirë në jetën publike, por duke ruajtur në prapaskenë ndikimin e personazhit që “rregullon letrat” për projekte të rëndësishme qeveritare. Vitet e fundit ai e pati të vështirë t’u fshihej kamerave për shkak se herë pas here thirrej në SPAK.

Agaçi, një ish avokat që ka ushtruar për shumë vite profesionin në Itali, u lidh me administratën socialiste përmes klientëve të tij, që nuk vinin nga jeta akademike, por mund t’i shërbenin Ramës të vinte në pushtet.

Në një profil të tij, disa vite më parë, Lapsi.al solli në vëmëndje se si Agaçi nuk mungonte asnjëherë në drekat që Rama shtron me oligarkët dhe bosët e mediave. Ai ishte në djeni të pothuajse të gjiha kërkesave të tyre ekonomike. Pushteti i tij u rrit veçantërisht kur Ramës i duhej inventarizimi i të gjitha pasurive në bregdet, në kuadrin e Korporatës së Investimeve, një strukturë që u krijua për t’i dhënë pa garë tokat dhe pronat publike biznesmenëve të mëdhenj vendas.

Vetë fakti se ai i rezistoi brrylave të pushtetit për plot 13 vjet, mjafton për të treguar se sa i rëndësishëm ishte Agaçi me shërbimet e tij për Ramën.

Burime të Lapsi.al pranë qeverisë thanë se sot pati një takim informal ku dhe janë komunikuar vendimet. Është ende e paqartë nëse Agaçi është shkarkuar apo është dorëhequr nga detyra.

I njëjti burim i tregoi Lapsi.al se pasuesja e tij në këtë post të rëndësishëm është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Pikëpyetjet se përse është thirrur Agaçi në SPAK janë të shumta, pasi ai vetë nuk ka sqaruar asnjëherë se përse është marrë në pyetje.

Në lojë është një firmë e Edi Ramës në procedurat e inceneratorit të Tiranës. Në dhjetor 2016 me dokumentin që publikon Lapsi.al (shiko poshtë) kryeministri Edi Rama i dha 8% bonus kompanisë “Integrated Energy BV” me seli në Holandë në pronësi të Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit.

Kompania hyri në garë për inceneratorin e Tiranës edhe pse ende nuk ishte regjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç e kërkon ligji. Por megjithëse kompania nuk ekzistonte, Edi Rama firmosi bonusin 8% për të.

Ndonëse ministrja e atërhershme e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Ermonela Felaj kishte sinjalizuar qeverinë se kompania që do të merrte bonusin nuk ekzistonte në QKB, Rama e hodhi firmën në paligjshmëri të hapur.

Kontrata finale për inceneratorin rezultoi se u firmos jo me “Integrated Energy BV”, por me “Integrated Energy BV SPV”, e rregjistruar ditën e nënshkrimit të kontratës, më 31 gusht 2017.

Më vonë, Rama nuk mbajti përgjegjësi për firmën që kishte hedhur në paligjshmëri.

Është i njohur tashmë reagimi i tij në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kur flet për mënyrën se si i hedh firmat mbi dokumentat që i vë para stafi.

“Firmat e mia? E di si vihen firmat e mia? Vijnë ato dosjet tak tak tak të gjitha kështu dhe unë firmos… pam pam pam pam.” u shpreh Rama.

Më vonë, kryeministri u pyet nëse ishte përgjegjës për bonusin që i dha Klodian Zotos prej 8% nëse kompania e tij nuk ekzistonte dhe ai u shpjegoi gazetarëve se nënshkrimi i kryeministrit ishte një proces pak më i komplikuar se aq.

“Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë. Dhe çdo firmë e imja është frut i një procesi dhe i një mekanizmi. Dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo nga sfera të ndryshme ra që kanë kompetencat e tyre dhe ky bashkim kompetencash sjell një rezultat. Dhe kur ky rezultat merr firmën time, kthehet në një vendim Kështu bëhen të gjitha vendimet” ka thënë Rama kur është pyetur për firmën e tij për inceneratorin e Tiranës.

Logjika e Ramës është se ai nuk ka asnjë përgjegjësi, pasi hedhja e firmës së kryeministrit nuk duhet konceptuar si një akt individual, por frut i një mekanizmi dhe procedurash që përfshijnë ekspertë dhe zyrtarë nga institucione të ndryshme.

Me pak fjalë përgjegjës për firmën e Ramës për inceneratorin nuk është Rama, por është sekretari i tij, Ëngjëll Agaçi dhe zyrtarët e tjerë që punonin në zyrën juridike të kryeministrit.

Me gjasë, ky është momenti që e çon Agaçin në tryezën e prokurorëve të SPAK, të cilët kanë disa vite që e thërrasin pa dalë në një konkluzion për inceneratorin që nuk u ndërtua kurrë, por për të cilin ne taksapaguesit paguam minimalisht 100 milionë euro.

Me largimin e Agaçit bëhet më i plotë një spastrim që Rama i ka bërë “gardës së vjetër” në kryeministri, ku përfshihet edhe zëvëndësimi i Vali Bizhgës me Vilma Gurin, apo të Endri Fugës me Jonida Shehun. Simptomat e paranojës janë të njohura në rrethet e larta të pushtetit. Është ai momenti kur udhëheqësit politikë humbin besimin tek njerëzit e tyre të afërt, dhe futen në spiralet e dyshimit: Mos vallë këta duan të më bëjnë mua, atë që unë mund t’ia bëj i pari atyre?!/Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama takim me banorët në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

0

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të shtunë në bashkinë e Durrësit, ku ka zhvilluar rreth 2 orë e gjysmë takim me banorët të cilët preken nga projekti TID.

Siç raportohet, kreu i qeverisë ka deklaruar se projekti nuk do të ndalet.

“Do bëhet verifikimi i nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlerë kulturore. Ramë dakord se si të shkojmë përpara”, ka thënë Rama në prononcim për gazetarët.

“Banorët do të shpronësohen, do të shohim referencat e reja”, ka theksuar ai.

Sipas një vendimi të nxjerrë nga qeveria vitin e shkuar, parashikohet shpronësimi i 74 pronarëve, por banorët janë të pakënaqur me kompensimin, pasi sipas tyre “çmimi për metër katror është disafish më i ulët se në treg”.

Projekti TID Durrës është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban, duke integruar Amfiteatrin e Durrësit dhe duke zhvilluar turizmin, ekonominë dhe hapësirat publike.

Projekti parashikon restaurime, riorganizim rrugësh dhe krijimin e një modeli mikpritjeje për vizitorët.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dalja e parë publike krah Ramës, Dashnor Sula tregon si u bë Kryeinspektor

0

Në daljen e tij të parë publike krah Edi Ramës, Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, shprehu mirënjohje për kryeministrin dhe për vlerësimin që ai i bëri.

Sula garantoi se do të përmbushë me përkushtim dhe integritet detyrën që i është ngarkuar.

“Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar, gjuajtur me gurë, por diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp ta them: aty ku unë kam kontribuar, kam dhënë për 20 vite, dhe garën e fundit të hedhin në rrugë. Unë mora kurajon, konkurrova, dola i pari dhe u vlerësova. Kjo është diferenca”, tha Sula.

“Kryeministër unë ju garantoj sot këtu dhe ditën e parë të këtij prezantimi, që unë 3 gjëra i kam të panegociueshme. Në radhë të parë, do të kenë të gjithë përkushtimin tim. E dyta, ju garantoj për integritetin tim dhe të gjithë trupës që nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekulli, por do të ketë një përmirësim të dukshëm. Drejtësi do të ketë kryeministër dhe do të krijojmë një frymë pozitive dhe sfida që na ka vënë përballë është digjitalizimi i sistemit dhe ndërtimi i një sistemi dhe jo në kuturu. Ashtu siç unë me të gjitha kërkesat e ligjit që u rekrutova në bazë të një konkurrimi, nga i pari tek i fundit, do të fillojmë dhe një moment të afërm të verifikojmë çdo inspektor që të jetë në pozicionin e duhur dhe kualifikimin e duhur. Ajo sfidë që më keni hedhur, do ta përmbushim së bashku me të gjithë, të jap fjalën e burrit”, shtoi Dashnor Sula.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nga “Noc Rroku” te p*apanica, deputetet e reja socialiste ndezin motorët e politikës

0

Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Siç është bërë zakon tashmë, fjalët e deputetëve të zgjedhur për të përfaqësuar popullin u shoqëruan me banalitet dhe deklarata boshe.

Dy nga deputetet më të reja të Parlamentit, nga krahu i socialistëve, Zeqine Caushi dhe Sara Mile, treguan se janë po aq të denja sa kolegët e tyre më me shumë eksperiencë kur vjen puna te gjuha banale.

Deputetja e qarkut të Elbasanit, Sara Mile, tentoi të zëvendësojë “Noc Rrokun” e Elisa Spiropalit me “p*apanicën” ditën e sotme.

Në një replikë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, Mile u shpreh: “Po si ka mundësi që vijon të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde, të familjes tënde dhe të njerëzve të tu? Nuk u lodhe duke mbrojtur atë prapanicë?”

Gjithashtu, edhe deputetja e memeve, Zeqine Caushi, nuk mbeti pas dhe i tregoi “mamasë së saj” politike, Belinda Ballukut, e cila e solli nga Roskoveci në Parlament, se është e aftë të bërtasë dhe të ofendojë në sallë.

Kemi dy orë që dëgjojmë këtu një ish-kryeministër që jetën e tij politike e ka filluar dhe e ka përfunduar me dhunë. Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është prezenca jote këtu, Sali Berisha. Si nuk ke turp dhe sedër që vjen këtu dhe gënjen? Si nuk kurseve para për të paguar adoleshentë që të vijnë në protestë? Ti, doktor, je njohur me gënjeshtra”, iu drejtua Caushi Berishës./boldnews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh!/ Detaje tronditëse nga vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë

0

Massimo Ferro, një sipërmarrës 54-vjeçar nga Camposampiero, vdiq më 22 dhjetor në Shqipëri, disa ditë pas një operacioni për rezeksion gastrik të kryer në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë.

Autoritetet italiane, siç raporton Corriere del Veneto, kanë nisur një hetim për vdekjen e biznesmenit duke kërkuar një autopsi të dytë, pasi e para ka zbuluar një skandal të kryer nga spitali privat.

Ata kanë vënë re se në trupin e Ferro-s është konstatuar mungesë e stomakut dhe një pjesë  të zemrës, e cila ishte hequr gjatë ekzaminimit në Tiranë.

Trupi ishte rimontuar duke përdorur lesh, një procedurë që tani konsiderohet e vjetëruar dhe jo në përputhje me standardet moderne të mjekësisë ligjore.

Rezultatet e dy testeve do t’i nënshtrohen një krahasimi delikat, me qëllim sqarimin nëse vdekja ishte për shkak shkaqe natyrore apo për shkak të ndonjë ndërlikimi që lidhet me operacionin ose kujdesin pas operacionit.

Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka renditur kirurgun dhe dietologun, të dy nga Lombardia, si të dyshuar, të lidhur me historinë mjekësore të biznesmenit para udhëtimit.

Massimo Ferro, i cili vuante nga diabeti i tipit 2 dhe i vendosur të humbiste peshë pas vitesh përpjekjesh të dështuara, i ishte drejtuar një klinike private në Milano, e cila i ofroi një gastrektomi mëngë për t’u kryer në Shqipëri, në një strukturë të referuar si “binjak”.

Kostoja e procedurës, 4,400 euro, ishte afërsisht 10,000 euro më pak se çmimi i ngarkuar në Itali.

Komunikimi me kirurgun thuhet se ishte kryesisht nëpërmjet whatsApp, një faktor që po shqyrtohet gjithashtu nga hetuesit.

 Pas operacionit, gjendja e burrit thuhet se u përkeqësua, duke çuar në vdekjen e tij më 22 dhjetor në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Tiranës./CorrieredelVeneto

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mes të ditës në zonën e njohur të kryeqytetit, si zona e Ish-Parkut.

Burime për mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është futur në ambientet e një banke të nivelit të dytë, e cila operon në atë zonë dhe ka temtuar të grabisi një shumë parash.

Edhe pse nën kërcënimin e armës, autori i ngjarjes nuk ka arritur dot të grabisi para nga banka. Mësohet se autori është arrestuar nga policia. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.  Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin”, njofton Policia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë përpara Kuvendit, kërkojnë mbrojtje nga deputetët për pronat e tyre

0

Banorët e Rrjollit dhe ato të Durrësit janë grumbulluar së bashku përpara Kuvendit të Shqipërisë, pak përpara nisjes së seancës, duke protestuar për pronat e tyre.

Qytetarët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e resortit të kompanisë “Gener 2” të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, pasi sipas tyre ajo zonë është toka e tyre. Ata i janë drejtuar dhe Prokurorisë me dokumentet e pronës në duar, si dhe bashkisë së Shkodrës për të kërkuar llogari për lejen e ndërtimit të lëshuar për Ulajn.

Ndërkohë banorët e Durrësit protestojnë për projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn’, kur për jetëzimin e këtij plani, parashikohet shpronësimi i 74 familjeve.

“Pjesëmarrësit këtu kanë të drejtën e tyre të kërkojnë pronën që është më e shtrenjtë. Askush nuk guxon të na përkulë kokën, të na vrasë apo nëpërkëmbë dinjitetin. Unë jam nga Tirana, dhe pronën na e vodhën. Këto janë të korruptuar deri në palcë. Kanë 35 vite që na vrasin e na grabisin. Ne nuk do dorëzohemi kurrë, kemi të drejtën tonë. Ky është parlamenti I krimit, I kanë mbushur xhepat duke vjedhur pronën shtetërore, pronën private, por ato nuk kanë guxuar të na vjedhin dinjitetin”, tha një banore.

Banorët kërkojnë nga shteti dhe bashkia e Durrësit vlerësim të saktë të pronës ose sigurimin e një banese po në Durrës, ndërsa protestojnë kundër bonusit të qirasë që bashkia ka parashikuar paraprakisht për ta.

Qytetarët kërkojnë mbrojtje nga deputetët, që ata të ngrenë zërin për problemet e tyre ndërsa akuzojnë qeverinë për vjedhje. Protestës së tyre i është bashkuar dhe deputeti Agron Shehaj dhe Redi Muçi.

“Kjo është një çështje në fakt politike sepse pronat nuk i vjedh vetëm oligarku, e vjedh oligarku me klasën e korruptuar politike që kemi në Parlament. Askush nuk ua vjedh dot pronat pa lejen e tyre, janë ortakë. Në lidhje me pronat njerëzit janë lodhur dhe mund të heqin dorë, por mos u dorëzoni. Ne do të na keni në krahë kurdo që të kërkoni të drejtën tuaj”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx