Ballina Blog Faqe 9124

Gruaja e vjehrra pronare banke, ja pse KPK shkarkoi gjyqtarin Bledar Abdullai

0

Diten e sotme eshte shkarkuar nga detyra gjyqtari Bledar Abdullai, pjesë e Gjykatës së Tiranës.

Në seancën dëgjimore që u mbajt pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Abdullai nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.

Kliko per me shume info
Subjekti në fjalë dhe personat e bashkëlidhur nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponojnë.

Gjyqtari ka deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.

Po ashtu në lidhje me pronat e bashkëshortes së Abdullait KPK-ja saktësoi se nuk kishte burime të mjaftueshme të pasurise së saj.

Nga hetimet është konsatuar se prindërit e zotit Abdullai janë investitorë të një fondi në një bankë të nivelit të dytë, bashkëshortja e tij për vitet 2014-2015, ka evidentuar pasuritë veçmas, por pa deklaruar asnjëherë se çfarë dispononte.

Raporti i DASH godet Shqipërinë: Vend i vështirë për biznes, korrupsioni i lartë

0

Një raport i Departamentit të Shtetit citon investitorët e huaj, sipas të cilëve Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti i DASH për klimën e investimeve 2018 thotë se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme me të cilat vazhdon të përballet Shqipëria.

“Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes,” thuhet në raport.

Investitorët, – thotë raporti, – ankohen se zyrtarët përdorin rregulloret e vështira për t’u interpretuar ose legjislacionin jo konsistent si mjete për t’i larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, – thuhet aty, – ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime të mirëfillta me komunitetin e biznesit.

Investitorët e mëdhenj të huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikanët dhe shprehin shqetësimin se gjatë veprimtarisë së tyre në Shqipëri, Akti kundër Praktikave Korruptive me Jashtë nuk gjen zbatim, thuhet në raport.

Raportimet për korrupsion në praktikat qeveritare të prokurimit janë të zakonshme, thuhet në raport.

Duke trajtuar çështjen e PPP-ve (kontratat e partneritetit publik privat) në Shqipëri, Departamenti i Shtetit thotë se përdorimi në rritje i këtyre kontratave ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe konkurrencën e investitorëve të huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Sipas raportit të DASH, analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP vazhdojnë të jenë shqetësim. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017, thuhet në raport.

Raporti thotë se të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër, pasi në Shqipëri është e vështirë të marrësh një titull të qartë pronësie.

Njerëz të paskrupullt, thuhet në raport, manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të marrë titullin e pronësisë për toka që nuk janë të tyret; ndërkohë, agjencia e ngarkuar me prishjen e ndërtesave të ngritura në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International për vitin 2017 e rendiste Shqipërinë në vendin e 91 nga 180 vende, një rënie prej tetë vendesh nga një vit më parë. Si e tillë, Shqipëria tani perceptohet si vendi i dytë më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, thotë raporti, vazhdoi të paraqitet dobët në fushën e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe përftimit të energjisë elektrike.

Sistemi ligjor shqiptar presupozon që të mos ketë diskriminim ndaj investitorëve të huaj. Traktati i Investimeve Dypalëshe me SHBA, i cili hyri në fuqi më 1998, garanton që investitorët e SHBA të kenë trajtimin e vendit më të favorizuar, thuhet në raport.

Sipas raportit, energjia, turizmi, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, rrugët dhe hekurudhat, minierat dhe teknologjia e informacionit përfaqësojnë perspektivën më të mirë për investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri gjatë disa viteve të ardhshme.

Përplasje me armë zjarri në Elbasan, “luftë” mes dy makinave në ecje

0

Një sëri të shtënash arme janë dëgjuar orët e vona të se hënes në qytetin e Elbasanit.

Nga informacionet paraprake se dy grupe kriminale janë përplasur me armë në lagjen e njohur me emrin “Banesat”.

Mësohet se me armë është qëlluar nga dy makina. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe njofton se nuk ka persona të lënduar. Ende nuk janë mësuar identitetet e personave që kanë qëlluar me armë zjarri.

Katër termete lekundin Shqipërinë natën, epiqendra tek Gjiri i Lalzit

0

Shqipëria në ditën e sotme ka regjistruar kater tërmete, ndersa lëkundja me magnitudë më të lartë është ndjerë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00.

Tërmeti me magnitudë 3 ballë i shkallës rihter është regjistruar në 30 kilometra thellësi pranë Marinze e re të Durrësit, në orën 19:48:33.

Nderkohe dy nga termetet e tjera jane regjistruar ne zonen e Gjirit te Lalzit.

Termetet:
Data: 30/07/2018
Ora: 21:08:37
M=2.1
Place: Mazhe e madhe
41.47° N, 19.63° E
Thellësia: 15 KM

Data: 30/07/2018
Ora: 20:22:23
M=2
Place: Hamallaj, Gjiri i Lalezit
41.48° N, 19.55° E
Thellësia: 10 KM

Data: 30/07/2018
Ora: 19:48:33
M=3
Place: Maneza e re(Kucok} Durres
41.45° N, 19.59° E
Thellësia: 30 KM

Data: 30/07/2018
Ora: 08:37:13
M=2.1
Place: Poshnje, Ura Vajgurore
40.79° N, 19.83° E
Thellësia: 8 KM

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, apartament 165 metra katrorë me 49 mijë euro: Ishte okazion

0

Ka nisur paraditen e së martës procesi dëgjimor ndaj Dritan Hallunajt, gjyqtar i Krimeve të Rënda, i cili është i pranishëm dhe pa avokat.

ILDKPKI thotë se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie. Ai ka një apartament 165 metra katrorë të blerë për 49 mijë euro. Apartamenti është blerë në vitin 2005, me 5 milionë lekë kredi dhe me kursime.

Rezulton se apartamenti është blerë me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, por gjyqtari Hallunaj i tha KPK-së se e ka blerë me okazion, pasi ndërtuesi ishte në vështirësi financiare.

Për këtë arsye gjyqtari dorëzoi si provë kontratën e një banori tjetër që e kishte blerë edhe ai shtëpinë me okazion.

Vendimi për Dritan Hallunajn do të jepet në datën 1 gusht.

Në rrjetën e KPK ngec gjyqtari i rradhës

0

ILDKP raporton se kanidati për në gjykatën e lartë Medi Bici ka fshehur pasurinë përball KPK
Nga hetimet e bëra nga KPK, gjyqtari ka deklaruar një vilë me vlerën 6 milion lekë, kjo shifër ka dalë me flamur të kuq pasi nuk përputhet shuma me sipërfaqet e vilës
Sakaq, MEDI BICI nuk ka pasur lidhje të dyshimta me të inkriminuar

Festa e Bostanit mbledh mijra pushues në Parkun e Karavastas

0

Festa e Bostanit ka mbledhur mijra pushues në sheshin kryesor të Parkut Kombëtar Të Karavastas.
Prodhusit dhe përpunusit, ekspozuan dhe tregtuan për pushusit, variantet të ndryshme bostani
Sakaq i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Kujdes, rritet ndjeshëm sasia e parave të falsifikuara në treg

0

Vetëm brenda gjashtë muajve të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar mbi 250 raste të parave të falsifikuara, derisa në vitin e kaluar të raportuara kanë qenë afro 800 raste.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në një rast në vitin 2017 ishin konfiskuar mbi 2 milionë euro para të falsifikuara.

Për sa u përket masave kundër falsifikimit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet për avancimin e raportimit të parave të gatshme të dyshuara si false.

Kushtrim Ahmeti zëdhënës në BQK në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se lufta kundër parasë së falsifikuar është një aktivitet i përditshëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse, duke përfshirë këtu edhe institucionet financiare të licencuara nga Banka Qendrore që veprojnë në Kosovë.

“Bazuar nga raportet e pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në vitin 2017 kemi pasur një rritje prej 89 për qind të numrit të parave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Numri i këtyre kartëmonedhave ishte 1,557, kurse shuma e tyre ishte mbi 100 mijë euro”, thotë Ahmeti.

Ai shton se pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt. Ndërsa, sipas tij, kartëmonedha më e falsifikuar në vitin 2017 kanë qenë kartëmonedha e denominimit prej 100 euro.

“Për dallim nga vitet paraprake, ku kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedha në prerje prej 50 euro dhe 20 euro, gjatë vitit 2017 kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100 euro dhe 50 euro. Denominimet në vlerë prej 20 euro përbënin rreth 13 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara gjatë vitit 2017. Pjesa tjetër e denominimeve ishin kryesisht të denominimeve prej 10 euro dhe5 euro”, bënë të ditur Ahmeti.

Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura tekinstitucionet financiare, që dyshohen të jenë false, duhet të nxirren nga qarkullimi dhe menjëherë t’u dërgohen autoriteteve të caktuara.

Ndërkohë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, vënia e parave të falsifikuara në qarkullim ka efekte negative në ekonominë e një vendi.

Por, për t’i ikur parave të falsifikuara, eksperti i çështjeve financiare Milazim Abazi thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët duhet të reduktojnë transaksionet me para të gatshme dhe çdo gjë të bëhet përmes kartelave bankare.

“Parat e falsifikuara në treg krijojnë pasiguri të qytetarët dhe gjithsesi se është e dëmshme për ekonomin e një vendi. Kjo duhet të vetëdijësojë qytetarët që sa më pak të përdorin parat cash dhe të përdorin mjetet tjera të pagesës, siç janë kartelat bankare. Kjo është e mirë e shumëfishtë dhe është më e sigurt dhe ndihmon nëluftimin e informalitetit dhe krimit që bëhet përmes parave”, thotë Abazi.

Ndryshe, që nga janari i vitit 2012, Kosova kishte konvertuar valutën nga valuta gjermane marka në valutën euro.

Në atë kohë Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë bën angazhime të veçanta në fushën e edukimit dhe luftimit të parave falso, si dhe themeluan Komitetin kombëtar për luftimin e parave falso./REL

Grabitësit dalin huq në Shkodër, hyjnë në shtëpi por nuk gjejnë asgjë për të vjedhur

0

Një banesë është bastisur per tu vjedhur, pasi janë thyer dyer e dritare, në hyrje të qytetit të Shkodrës në lagjen “Xhabije”. Autorët hynë nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke thyer dritaret e katit të parë.

Në banesën private dy katëshe, pronë e shtetasit Fatmir Kola, nuk ndodhej njeri në shtëpi, në kohen kur është kryer vjedhja.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në banesë prej vitesh nuk jetonte njeri, pasi familjaret ishin larguar nga Shqipëria për motive gjakmarrje.

Mësohet se autorët nuk gjetur gjë me vlerë në banesë dhe janë larguar pa marrë gjë.

Makina kthehet me rrota në ajër, shoferi përfundon i shtrirë në rrugë

0

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm pranë Kasharit në autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë tip “Ford“ ngjyrë blu e errët me targa AA 339 KS është kthyer me rrota sipër dhe drejtuesi i saj, një burrë rreth të 40-tave, ka përfunduar i shtrirë në anë të rrugës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit nuk dihet ende, ndërkohë që policia dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.